for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Health > Infant mortality skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
21 Nėntor 2008

Shkalla e vdekshmėrisė sė foshnjave nė Kosovė, mė e larta nė Evropė

Vdekshmėria perinatale nė Kosovė, ndėr mė tė lartat nė Evropė me mbi 27 promila, ėshtė indikator i kualitetit (tė dobėt) tė mirėqenies sociale-ekonomike dhe shėndetėsore tė njė vendi. “Kosova ėshtė nė vendin e fundit sa i pėrket indikatorėve vitalė tė shėndetit tė nėnės dhe tė fėmijės nė Evropė.

Bazuar nė tė dhėnat e raportuara nga maternitetet e vendit, shkalla e vdekshėmrisė sė foshnjave tė lindura parakohe (perinatale) nė Kosovė, ėshtė ndėr mė tė lartat nė Evropė me mbi 27 promila.

Kadri Hyseini, kėshilltar i lartė i Ministrisė sė Shėndetėsisė (MSH), tha se prioritet i MSH-sė ėshtė zvogėlimi i mortalitetit perinatal, i cili ėshtė gati mė i larti nė Evropė.

“MSH-ja ėshtė angazhuar dhe do tė angazhohet shumė pėr kėtė ēėshtje, duke llogaritur pėrkrahjen e madhe tė mjekėve qė fillimi i jetės sė foshnjeve tė jetė i shėndoshė”, tha ai.

Sipas tij, nė Klinikėn Gjinekologjike janė bėrė renovime tė sallave pėr tė pėrmirėsuar ambientet e lindjes sė fėmijėve.

“Vdekshmėria e foshnjave perinatale ndodh edhe nga papastėrtia dhe shumė elemente tė tjera pėrcjellėse. Disa nga kėto dukuri i kemi eliminuar dhe jemi duke bėrė pėrpjekje qė kjo gjendje tė mos jetė mė e theksuar nė vendin tonė”, tha ai.

Ndėrsa zyrtarėt e Komitetit Kosovar pėr Shėndetin e Nėnės dhe Fėmijės, thanė se mjekėsia perinatale dhe obstetrike, ėshtė njėra ndėr degėt mė me interes tė mjekėsisė, kur dihet se lindja ėshtė njėra ndėr fazat mė tė rrezikshme tė jetės sė njeriut.
Sipas tyre, ata punojnė nė drejtimin qė rreziqet nė fillim tė jetės t’i hetojnė me kohė. T’i zvogėlojnė ato nė minimum, nė mėnyrė qė fillimi i jetės tė jetė i shėndoshė. Ata mundohen qė kėtė kujdes ta arrijnė tek shtatzėnat dhe tė posalindurit, kujdes ky qė pėrfshinė vetė kėshillimin shėndetėsor, njohjen me kohė tė rrezikut pėr nėnėn dhe frytin, dhe trajtimin adekuat.

Vdekshmėria perinatale nė Kosovė ėshtė indikator i kualitetit (tė dobėt) tė mirėqenies socialo-ekonomike dhe shėndetėsore tė njė vendi. “Kosova ėshtė nė vendin e fundit sa i pėrket indikatorėve vitalė tė shėndetit tė nėnės dhe fėmijės nė Evropė, andaj edhe pikėsynimi i parė i strategjisė sė MSH-sė ėshtė fillimi i shėndetshėm i jetės”, tha Hyseini.

Bazuar nė tė dhėnat e raportuara nga maternitetet pėr vitin 2003, shkalla e tė porsalindurve qė kanė vdekur pėr vitin 2003 nė Kosovė ėshtė 15,99 promila, shkalla e vdekshmėrisė sė hershme neonatale 11,79 dhe shkalla e mortalitetit perinatal ėshtė 27,59 promila. Periudha perinatale pėrfshin periudhėn pasi qė tė jenė kompletuar 22 javė tė gestacionit-shtatzanisė dhe pėrfundon 7 ditė pas lindjes.

Nė Kosovė vdekshmėria perinatale e foshnjės ėshtė maft e lartė dhe se ky vend nga statistikat e regjistruara tregon sistemin mė tė keq nė Evropė. Krahasuar me Kroacinė ku vdekshmėria ėshtė 9 promila, nė Shqipėri 12, Slloveni 5, Kosova me 30 promila ka njė shkallė shumė mė tė lartė. Ndėrsa sipas Shoqatės sė Gjinekologėve dhe Obstetėrve nė Kanadė, gjatė njė viti vdesin 1 milion foshnja nė botė.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel