for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Opinione dhe analiza skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
06 Shtator 2008

Shoqeria civile, si tregues i konsumimit politik-Opinione

Blendi Fevziu
Nese ne Shqiperi do te kishte nje sondazh qe te monitoronte perdorimin e nje fjale politike gjate nje periudhe kohe, java e pare e vitit 2005, padyshim qe do te ishte e dominuar nga togfjaleshi "shoqeri civile". Perdorimi dhe komentimi i saj ka qene aq i shpeshte, sa duket se ne zgjedhjet e ketij viti nuk do te konkurojne parti a grupime politike, sikur nuk do te ndeshen politikane, por perfaqesues te shoqerise civile. "PD, therret ne ndihme shoqerine civile", ishte titulli i nje gazete; po ne ate faqe dhe ne ate dite, vijonte titulli i dyte: "Nano takon shoqerine civile".
Ne te vertete, pakkush e ka te mundur te sqaroje se pse ky ankth dhe kjo gare per ta perfshire ate qe ne rendom e therrasim "shoqeria civile" ne njeren ane te politikes apo ne tjetren; pse drejtuesit e partive nguten t'i rreshtojne OJQ - te perpara kamerave, te pozojne krah tyre apo duke debatuar me ta. Deri ne ate pike, sa ne nje dite te vetme, disa drejtues OJQ-sh qene te detyruar te vraponin, pa arritur as te drekonin, nga nje seminar i Berishes, tek nje takim i Nanos! Padyshim qe "shoqeria civile", OJQ-te dhe gjithe strukturat e tjera qe mund te perfshihen ne kete fjale, kane nje mision te percaktuar qarte dhe mjaft fisnik. Ky mission, as varet nga politika dhe as kryhet per hir te saj. Mbi te gjitha, ekzistenca e tyre, parashikon mosperfshirjen ne politike dhe nje rol komplementar, por here-here edhe opozitar me te.
Sipas kesaj llogjike, OJQ-te mund te ndihmojne per permiresimin e programeve te nje partie apo te qeverisjes se vendit, por asnjehere nuk mund te mendohet, qe ato vete te perfshihen ne politike. Ne te kundert, misioni si nje njeri i shoqerise civile ka vdekur dhe ai qe merr nje vendim te tille, perfshihet ne politike. Por ne bote, OJQ-te rralle shihen si trampolina per t'u hedhur ne politike apo si nje dericke per te hyre aty! Ndaj, tezat e vazhdueshme te Kryeministrit per perfshirjen e shoqerise civile brenda PS-se dhe ato te liderit te Opozites, sipas te cilit PD do te qeverise me shoqerine civile, ose nuk duhen marre shume seriozisht, ose duhen pare ne kuadrin e konsultimeve normale te politikes per permiresimin e targetit te saj.
Por nga ana tjeter, cili eshte shpjegimi i ketij vrulli per ta afishuar nje force politike apo nje tjeter si partnere te shoqerise civile apo edhe si pjese te saj? Pergjigjia e vetme dhe me e llogjikshme do te ishte se kjo gare vjen nga konsumimi i madh i figurave politike, mungesa e besimit tek ta dhe gjetja prej lidereve e rrugeve te reja qe mund t'i bejne forcat e tyre me atraktive dhe me te besueshme. Duke pare tek fytyrat e fresketa dhe here-here intelektuale te shoqerise civile, imazhin e nje politike te re, qe vartesit e tyre nuk e ofrojne dot. Por gjithcka eshte ende larg dhe me mire se sa artificet, do te ishte te rinovohej nje pjese e vete politikes, e taboreve qe mbushin Parlamentin dhe e atyre qe se shpejti do te aspirojne te hyjne aty!

Taulant Bino, njė nga kėshilltarėt e Komitetit tė Orientimit tė Politikave tė Partisė Demokratike, shprehet keshtu ne lidhje me perfshirjene shoqerise civile ne politike: Pėrgjithėsisht shoqėria civile ndjehet mė e pastėr dhe mė e papėrlyer pėr sa kohė ajo nuk ėshtė e ngatėrruar mė politikėn. Por, ēėshtja ėshtė qė ndikimi qė ajo ka nė vendimarrje ėshtė i pakėt. Sot pėr sot, pėr fat tė keq OJF-tė e kanė zėrin tė pafuqishėm, pėrjashto disa lėvizje tė fundit qė kanė treguar qė shoqėria civile shqiptare po pėrparon.
Pėr fat tė keq gjendja e OJF-ve dhe ndikimi i tyre nė politikė ėshtė ende i dobėt dhe unė besoj se kjo nuk ėshtė ēėshtje ditėsh qė ndikimi i tyre tė rritet, por do tė duhet njė kohė e gjatė sepse ndikimi i tyre do te vijė bashkė me civilizimin e tėrė shoqėrisė shqiptare. Kur e gjithė shoqėria shqiptare tė kuptojė rolin e OJF-ve, atėherė ato do tė kenė ndikim tė madh. Sot pėr sot ato kanė ndikim, por ka akoma nevojė pėr t’u rritur. Mendoj se ėshtė mė e lehtė tė ndėrhyjė direkt nė politikė se sa tė ndjekėsh kanalin e OJF-ve qė e pėrcjell zėrin nė politikė jo shumė fort, madje shumė dobėt.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel