Aktivitete tė suksesshme tė QSHDNJ
|
Samiti Rajonal mbi Dialogun ndėrfetar dhe ndėretnik
Nėn kujdestarinė e Presidentit tė Shqiperisė, Alfred Moisiu dhe Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė UNESCO-s, Koichiro Matsuura nė Tiranė/ Shqipėri, nė ambientet e Hotel Sheraton, u mbajt nė datat 9 dhe 10 Dhjetor 2004, Samiti mbi Dialogun ndėrfetar dhe ndėretnik. Ky Samit Rajonal, i sponsorizuar dhe bashkorganizuar nga UNESCO dhe autoritetet Shqiptare u fokusua mbi kontributin e fesė dhe multi etnicitetit nė dialogun midis qytetėrimeve dhe kulturave. Ai u pėrpoq tė bėjė njė analizė se si feja dhe multi entniciteti mund tė bashkėpunojnė nė mėnyrė konstruktive nėpėrmjet dialogut tė pėrbashkėt nė fushat e punės sė UNESCO-s edukumi, kultura, shkencat si dhe komunikimi dhe informimi si njė kontribut i rėndėsishėm pėr stabilitetin dhe progresin e rajonit tė Balkanit. Pjesėmarresit nė kėtė takim pėrfshinin si pėrfaqėsues tė lartė ashtu edhe akademikė, ekspertė dhe pjesėtarė tė shoqėrisė civile. Samiti Rajonal mbi Dialogun ndėrfetar dhe ndėretnik ėshtė i fundit nė njė sėri takimesh tė mbajtura qė nga viti 2002 pėr tu konsultuar me autoritetet shtetėrore tė Europės Juglindore pėr bashkėpunime tė ardhshme. Takimi i parė ka qenė Konferenca e Nivelit tė Lartė mbi Fuqizimin e Bashkėpunimit nė Europėn Jug Lindore i mbajtur nė Selinė Qėndrore tė UNESCO-s nė 4 dhe 5 Prill 2002. Po kėshtu UNESCO ka organizuar, nė Bashkėpunim me Presidencėn e Ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė Samitin Forum Rajonal pėr dialogun midis Qyteterimeve tė mbajtur mė 29 dhe 30 Gusht 2003. Nė kėtė Samit tė rėndėsishėm morėn pjesė disa prej krerėve tė Shteteve dhe Qeverive tė Rajonit sė bashku me njė numėr personalitetesh tė shquar dhe ekspertėsh tė ftuar, duke tėrhequr vėmendjen mbi politikat kombėtare dhe ndėrkombėtare si dhe nė fushat e shkencės dhe fesė. QSHDNJ QSHDNJ, nė bashkėpunim me Qendrėn Shqiptare pėr Rehabilitimin e Viktimave tė Torturės (QSHDNJ/ QSHRMT) u pėrfshi nė projektin e Emergjencės: "Ndihma mjekėsore dhe edukimi pėr refugjatėt kosovarė", qershor 1998 - korrik 1999. Nė kėtė projekt u angazhuan 485 mėsues, mjekė, infermierė, punonjės socialė etj (kosovarė dhe vendės). Pas kthimit tė refugjatėve nė Kosovė gjatė korrikut 1999 QSHDNJ organizoi nė Prishtinė hapjen e ekspozitės me pikturat e fėmijėve. Ekipi i mjekėve kosovare tė angazhuar dhe tė trajnuar gjatė programit tė Emergjencės Kosovare nė bashkėpunim me QSHRMT mundėsoi ngritjen e Qendrės Kosovare pėr Rehabilitimin e Viktimave tė Torturės nė Prishtinė. Nė Prizren asistuar nga QSHDNJ u themelua nė vitin 2000, "Qendra Kosovare pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve" nga njė grup mėsuesish kosovarė, tė cilėt kishin marrė pjesė nė trajnimin dhe nė workshopet pėr tė drejtat e njeriut (tė organizuara nga QSHDNJ) nė Shqipėri gjatė shpėrnguljes sė tyre tė vitit 1999. |



