|
08 Tetor 2008

|
 |
Gjendje e qetė nė Kosovė, paralajmėrohen protesta paqėsore
Our prime has a job to do here, ėshtė motoja qė po qarkullon kėto ditė nė rrugėt e Prishtinės, madje edhe nė Qeverinė e Kosovės, nė tė cilėn ishte ditė mė parė ishte kryeministėr Ramush Haradinaj, i cili ka udhėtuar dje pėr nė Hagė, pas akuzimit tė tij nga Tribunali i Hagės pėr krime Lufte nė ish-Jugosllavi. Qė nga intervistimi disa muaj mė parė i Hardinajt nga ky Tribunal nė Prishtinė, ėshtė spekuluar se nė rast tė ngritjes sė ndonjė aktakuze pėr tė, kjo do tė mund tė qonte nė pėrkeqėsimin e sigurisė nė vend. Por, deri mė tani duket se qytetarėt e Kosovės, kanė dėgjuar mesazhet e ish-kryeministrit Haradinaj, i cili tha se Kosova duhet tė bėjė progres sa mė tė shpejtė, dhe porositi bashkėsinė ndėrkombėtare qė sa mė shpejt ta njeh pavarėsinė e Kosovės.
Bluza dhe afishe me foton e ish-komandantit tė zonės operative tė Dukagjinit nė UĒK, me mbishkrimin nė anglisht Kryeministri ynė ka njė punė pėr tė bėrė kėtu, nė shenjė solidaritetit, kanė qarkulluar jo vetėm te qytetarėt, por edhe gjithė stafi politik dhe teknik i kryeministrisė, tė enjten kanė pasur tė veshura kėto bluza ngjyrė kaltėr. Pas mbledhjes sė Qeverisė sė Kosovės, nė 100 ditshin e parė nėn udhėheqjen e Haradinajt, dhe pas dorėheqjes sė tij me tė kumtuar aktakuzėn, nė rrugėt e Kosovės ka pasur masa shtesė tė sigurisė tė garantuara nga ana e pjesėtarėve tė KFOR-it, por ēdo gjė kaloi pa asnjė incident, dhe me njė protestė paqėsore tė studentėve tė Universitetit tė Prishtinės(UP), dhe ditėn e nesėrme me njė protestė tjetėr paqėsore nė qytezėn e Deēanit nė perėndim tė Kosovės, prej nga e ka prejardhjen edhe ish-kryeministri, qė u shfajėsua nga qytetarėt.
Ndėrkohė qė Shoqatat e dala nga lufta e ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), i kanė thirrur tė gjithė qytetarėt e Kosovės qė pėrmes njė proteste paqėsore me moton tė gjithė nė mbrojtje tė luftės sė UĒK-sė, qė do tė mbahet tė hėnėn mė 14 mars, tė mbėshtesin ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, Lahi Brahimin dhe Haradin Balaj, tė akuzuar sė fundmi nga Tribunali i Hagės.
Faik Fazliu, Kryetari i Shoqatės sė Invalidėve tė Luftės sė UĒK-sė, ka ftuar qytetarėt qė protesta tė jetė e qetė dhe paqėsore. Pėrfaqėsuesit e shoqatave tė dala nga lufta u shprehėn tė pakėnaqur me trajtimin e luftėtarėve dhe se janė kundėr kėsaj dukurie qė ēlirimtarėt tė nga ana e Hagės, tė vazhdoj nė bazė tė sugjerimeve tė Beogradit, dhe njėkohėsisht duke u bazuar nė dėshmitar tė rrejshėm, deklaruan ata duke u bėrė thirrje qytetarėve qė gjatė protestės tė jenė tė qetė dhe paqėsorė.
Edhe liderėt e tjerė edhe vetė Haradinaj, dhe pėrfaqėsuesit e KFOR-it dhe UNMIK-ut, gjatė kėtyre ditėve kanė apeluar te qytetarėt qė tė jenė tė qetė. Ndėrkohė qė tė gjithė pėrfaqėsuesit politik tė Kosovės, janė shprehur tė bindur nė pafajėsinė e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe kanė kėrkuar qė instancat ndėrkombėtare nė Kosovė tė garantojnė pėr tė qė tė ketė mundėsi tė mbrohet nė liri.
|
Nuk ka komente.
|
 |

|
|