Lufta Kundėr Trafikimit me Qenie Njerėzore Kėrkesė pėr Integrimin nė BE
|
"Vitin e kaluar, ne kemi regjistruar 68 viktima tė trafikimit me qenie njerėzore. Nga ky numėr, 55 ishin qytetare tė Serbisė dhe Malit tė Zi, qė dėshmon se vjazat e vendit tonė mund tė janė viktima gjithashtu. Fatkeqėsisht, nė shoqėri ėshtė njė opinion i pėrhapur qė mendohet se problemi i trafikimit tė qenieve njerėzore godet vetėm qytetarėt e huaj, thotė Aleksandra Jovanovic, zėdhėnėse e OJQ-sėASTRA, nė njė intervistė pėr OneWorld EJL. ASTRA ėshtė njė organizatė qė punon nė problemin e trafikimit me qenie njerėzore.
A ėshtė trafikimi me qenie njerėzore nė rritje nė Serbi, nė krahasim me vitet e mėparshme, sipas tė dhėnave tė mundshme pėr organizatėn tuaj?
Serbia ėshtė trajtuar si njė vend transit me vite. Si e komenton ju faktin qė, nė rritje e kemi numrin e fėmijėve tė cilėt janė viktima tė trafikimit me qenie njerėzore? Serbia nuk ėshtė vetėm njė vend transit, por gjithashtu njė vend i origjinės dhe njė destinacion final. Gjithashtu, ne e kemi problemin e tė ashtuquajturit trafikim i brendshėm me qenie njerėzore, qė nėnkupton se njė viktimė mund tė shitet nga njė qytet nė tjetrin pėrbrenda shtetit, pa pasur nevojė tė kalojė kufijtė e shtetit. Afėrsisht 10 pėr qind e tė gjitha viktimave bien nėn kėtė lloj tė trafikimit. Vitin e kaluar, 56 pėr qind e numrit tė pėrgjithshėm e viktimave tė identifikuara ishte nėn moshėn e ligjshme, pėrderisa nė vitet e mėhershme, adoleshentėt dhe fėmijėt ishin nė tėrėsi 10 pėr qind tė viktimave. Njė sqarim i mundshėm pėr njė ngritje tė tillė nė numėr tė viktimave fėmijė nė trafikimin me qenie njerėzore mund tė qėndroj nė faktin se fėmijėt ishin viktima edhe mė herėt porse nuk ishin tė identifikuar. Duke folur pėr fėmijėt, ne duhet tė pajtohemi me Konventėn e KB-sė e cila thotė se ēdo person nėn moshėn 18-vjeēare konsiderohet si fėmijė. Viktimat e identifikuara nėn moshė tė trafikimit me qenie njerėzore, nė tė shumtėn e rasteve, janė mes moshave 14 dhe 17-vjeēare. A bėn shteti sa duhet pėr kėtė problem? A ka bashkėpunim me sektorin e OJQ-ve? Lufta kundėr trafikimit me qenie njerėzore ėshtė njė nga kėrkesat kryesore pėr integrimin Evropian, qė nėnkupton se shteti duhet tė involvohet mė shumė nė kėtė ēėshtje. Njė pamje reale e gjendjes do tė demonstronte qė nė kemi bėrė disa pėrmirėsime si shtet, por edhe shumė mbetet pėr tu bėrė. Gjyqėsori ėshtė njė fushė, pėr shembull, me shumė probleme: procedura tė gjata, politika tė buta penale. Ēėshtja ėshtė, pse viktimat duhet tė vijnė dhe tė dėshmojnė? Tė shumtėn e kohės, ata kanė frikė deri nė palcė, qė ėshtė krejtėsisht e kuptueshme, ata pranojnė kėrcėnime dhe nuk janė tė gatshėm pėr tė folur pėr gjėrat qė iu kanė ndodhur. Njė pėrmirėsim definitiv dhe i dukshėm do tė ishte kalimi i njė ligji pėr mbrojtjen e dėshmitarėve. Bashkėpunimi dhe koordinimi i tė gjitha organizatave dhe institucioneve relevante ėshtė njė domosdoshmėri, nėse dėshirojmė luftim tė suksesshėm ndaj trafikimit me qenie njerėzore. Nė Serbi, bashkėpunimi nė mes tė sektorit qeveritar dhe OJQ-ve kryesisht bėhet nėpėrmes aktiviteteve tė Ekipit Kombėtar pėr Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerėzore. Ekipi ėshtė themeluar nė maj tė vitit 2002, me pėrfaqėsuesit nga tė gjitha ministritė relevante, OJQ-tė dhe organizatat ndėrkombėtare aktive nė kėtė ēėshtje. A bashkėpunon ASTRA me OJQ tjera nė rajon nė lidhje me kėtė ēėshtje?
Pėr mė shumė, ASTRA ėshtė njė nga themeluesit e OJQ-sė ndėrkombėtare ACTA (Aksioni Anti Korrupsion Anti Trafikim), e cila punon nė problemet e korrupsionit dhe trafikimit me qenie njerėzore dhe pėrfshin 11 OJQ nga dhjetė shtete Evropiane. Kjo ėshtė vetėm njė nga mėnyrat pėr ne qė tė fuqizojmė bashkėpunimin nė mėnyrė qė tė sigurojmė ndihmė me kohė dhe tė efektshme pėr tė gjitha viktimat, larg nga procedurat tė tepėrta dhe tė komplikuara. Si tu ndihmohet viktimave tė trafikimit? Mbi tė gjitha, ne duhet tė pėrkujdesemi pėr reintegrimin e viktimave nė shoqėri, p.sh. kthimin e tyre nė jetėn normale. Viktimat kanė qenė tė nėnshtruara ndaj dhunės, nė disa raste me vite radhazi. Disa ndjejnė frikė, faj, besojnė qė ato janė fajtore tė asaj ēfarė u ka ndodhur. U ka ndodhur viktimave qė tė kthehen nė shtėpitė e tyre dhe mė pas janė larguar dhe pėrjashtuar nga familja dhe miqtė. Ndihma mjekėsore dhe psikologjike ėshtė e domosdoshme, por kjo ėshtė vetėm fillimi. Ēfarė ėshtė e nevojshme ėshtė zhvillimi sistematik i programeve tė reintegrimit. Ne duhet tė fuqizojmė, arsimojmė viktimat dhe tu japim rast atyre tė marrin pjesė aktive nė jetėn shoqėrore tė komunitetit tė tyre. ASTRA ka filluar njė projekt pilot pėr ndihmė viktimave tė trafikimit, nė bashkėpunim me parterėt e saj anglezė. Pėr ēfarė bėhet fjalė? Qėllimi i projektit ėshtė tu jap aftėsi dhe njohuri tė reja viktimave tė trafikimit, ashtu qė ata tė mund tė nisin biznesin e tyre apo tė gjejnė punė mė lehtė. Gjithashtu, tė gjithė pjesėmarrėsit e trajnimit do tė kenė mentorėt e tyre tė cilėt do tė shėrbejnė si mbėshtetje pėr tėrė vitin e ardhshėm dhe tu ofrojnė atyre ndihmė dhe asistencė. Shpresojmė se rezultatet e projektit do tė jenė pozitive dhe se ne do tė jemi nė gjendje tė vazhdojmė projektin nė tė ardhmen dhe tė kyēim sa mė shumė pjesėmarrės qė ėshtė e mundur. Njė nga aktivitetet tona bazė ėshtė, nė fakt, ofrimi i asistencės dhe mbėshtetja e viktimave tė trafikimit dhe familjeve tė tyre. Pėr qėllime praktike, kjo nėnkupton sigurimin pėr nevojat e ēdo viktime individuale. Deri mė tani, ASTRA ka siguruar asistencė ligjore, psikologjike, mjekėsore, strehim pėr viktimat e trafikuara, si dhe mbėshtetje pėr viktimat nė procedurat gjyqėsore dhe procesin e risocializimit. Pėr ata qė kanė nevojė pėr ndihmė apo informata tjera pėr problemin e trafikimit me qenie njerėzore, apo dėshirojnė tė dinė pėr viktimat potenciale tė trafikimit dhe pėr lokacionin e tyre, ne punojmė nė SOS Telefonin 011 33 47 817. Linja Telefonike ėshtė i hapur pėr tė gjitha thirrjet ēdo ditė tė javės nė mes orėve 14 dhe 20:00. |



