|
14 Tetor 2008

|
 |
Shqipėria, 149 persona tė prekur nga SIDA
Plot 149 ėshtė numri zyrtar i personave tė prekur nga virusi HIV nė vendin tonė, ndėrsa numri i tė infektuarve tė padeklaruar mendohet tė shkojė deri nė 1 500 vetė. Tė dhėnat mė tė fundit lidhur me sėmundjen vdekjeprurėse janė bėrė publike dje gjatė njė tryeze tė organizuar nga Organizata Ndėrkombėtare pėr Migracionin dhe Instituti i Shėndetit Publik.
Sipas koordinatorit tė Programit Kombėtar pėr HIV/AIDS-in, Klodian Rjepaj, specialist pranė ISHP-sė, tri vitet e fundit kanė shėnuar rritje tė ndjeshme tė numrit tė tė infektuarve nga virusi. Ai ka theksuar se, sipas disa tezave, numri i tė infektuarve tė padeklaruar mund tė jetė 400-700, ka tė tjerė qė e ēojnė kėtė shifėr deri nė 1 000 vetė, madje numri hipotetik i tė infektuarve, sipas disa specialistėve, mendohet tė arrijė deri nė 1 500 persona. Por ende nuk ka njė studim tė mirėfilltė, ku tė deklarohet njė shifėr e saktė, lidhur me numrin e personave qė mendohet tė jenė infektuar nga virusi HIV, - thotė Rjepaj, duke shtuar se nė muajin shtator do tė jepen tė dhėna tė sakta lidhur me kėtė gjė. Madje, sipas tij, nė vjeshtė do tė deklarohen edhe shifrat mė tė fundit lidhur me numrin e personave tė infektuar, identifikuar tremujorin e fundit tė vitit 2005.
Tė prekurit, 60% femra
Pėrqindjen mė tė madhe mes tė infektuarve tashmė kanė nisur ta mbajnė femrat. Sipas tė dhėnave tė ISHP-sė, femrat zėnė 60% tė numrit tė personave tė infektuar nė vendin tonė. Pėrqindje kjo qė ka nisur tė jetė dominuese vetėm sė fundit. Sipas koordinatorit Rrepaj, deri nė vitin 2000, mes numrit tė tė prekurve tė identifikuar numėroheshin vetėm 3 femra, vetėm nė vitin 2004 janė verifikuar 8 femra tė infektuara. Tė dhėnat dėshmojnė se 70% e tė prekurve nga virusi, tashmė tė identifikuar nga specialistėt e ISHP-sė, janė njerėzit qė emigrojnė. Sipas drejtoreshės sė Institutit tė Shėndetit Publik, Silva Bino, ka njė mungesė tė madhe tė informacionit lidhur me sėmundjet seksualisht tė transmetueshme e nė veēanti pėr SIDA-n. Njohuritė lidhur me kėtė sėmundje janė shumė tė ulėta, po ashtu ka fare pak njohuri pėr simptomat qė shoqėrojnė kėtė sėmundje, - theksoi gjatė tryezės sė zhvilluar ajo. Sa i pėrket trajtimit pėr tė sėmurėt, Bino ka theksuar se tashmė janė plotėsuar mundėsitė pėr njė trajtim tė mirė tė kėsaj kategorie tė sėmurėsh me antiretroviralet e duhura. Por pavarėsisht kėsaj, sipas drejtoreshės sė ISHP-sė, Bino, sėmundja shton numrin e njerėzve qė prek nė mėnyrė tė shpejtė.
Ulet mosha e tė infektuarve
Sėmundja qė identifikohej nė grupmoshėn 30-40 vjeē, sė fundi ka filluar tė prekė mosha edhe mė tė vogla se kaq. Sipas tė dhėnave tė specialistėve, sė fundi ėshtė vėnė re se sėmundja po shihet gjithmonė e mė shumė nė moshat 20-30 vjeē. Shkaku kryesor i transmetimit tė sėmundjes nė vendin tonė, sipas specialistėve, janė marrėdhėniet seksuale. Sipas tė dhėnave zyrtare, 89,2% e tė infektuarve te ne, mėsohet se e kanė marrė virusin me anė tė marrėdhėnieve seksuale tė pambrojtura. Madje, nė ditėn Ndėrkombėtare tė SIDA-s, u deklarua se rruga seksuale e transmetimit tė virusit vdekjeprurės ėshtė nė rritje. Pa pėrjashtuar rrugėt e tjera tė transmetimit tė sėmundjes, pėrmes gjakut, shiringave dhe nga nėna te fėmija, specialistėt kanė theksuar dje se kohėt e fundit nuk ėshtė shėnuar asnjė rast infektimi pėrmes gjakut.
Fėmijėt, 5 tė infektuar
SIDA nė vendin tonė numėron 5 fėmijė tė infektuar. Kėshtu ėshtė shprehur drejtoresha Bino, sipas sė cilės, 90% e rasteve njohin si rrugė transmetimi atė nga nėna te fėmija. Vetėm gjatė vitit tė shkuar janė identifikuar dy fėmijė tė infektuar me HIV. Pėr kėtė ajo ka bėrė edhe njė herė apel pėr kujdesin qė duhet tė tregojnė nėnat gjatė shtatzėnisė, si dhe ndėrgjegjėsimin pėr kryerjen e testit, i cili ėshtė falas. Vetėm pėr vitin 2004, sipas saj, janė kryer plot 14 mijė teste. Gjatė tryezės sė zhvilluar ėshtė theksuar me tė madhe, se faktor pėr rritjen e numrit tė tė prekurve ėshtė mungesa e njohurive pėr sėmundjet seksualisht tė transmetueshme.
Projekti
Artistė e sportistė nė luftėn kundėr SIDA-s
Organizata Ndėrkombėtare pėr Migracionin nė bashkėpunim tė ngushtė me Institutin e Shėndetit Publik, ka nisur zbatimin e projektit Promovimi i pėrfshirjes sė sportistėve dhe artistėve shqiptarė tė televizionit nė luftėn kundėr HIV/AIDS-it. Projekti, mbėshtetur nga Grupi Tematik i Kombeve tė Bashkuara dhe financuar nga Programi i Fondeve tė Pėrshpejtuara UNAIDS, rrek tė pasqyrojė objektivat e fushatės botėrore tė AIDS-it dhe strategjisė kombėtare tė HIV/AIDS-it. Sipas projektit, grupi shoqėror me tė cilin do tė punohet janė tė rinjtė, migrantėt, turistėt dhe studentėt e kthyer me pushime si dhe familjet e emigrantėve. Ky projekt do tė pėrfshijė njė gamė aktivitetesh pėr ndėrgjegjėsimin, parandalimin dhe luftėn kundėr stigmas dhe diskriminimit lidhur me kėtė sėmundje, - thonė burimet e IOM-it. Pjesė e gjithė kėsaj iniciative do tė jenė edhe aktivitete pėr ndėrgjegjėsimin nga artistė tė rinj, tė cilėt do tė trajnohen dhe do tė jenė pjesė e aktiviteteve pėr ndėrgjegjėsimin nė vende turistike si Durrės, Vlorė, Himarė etj.
60
pėr qind e tė infektuarve me HIV janė femra.
70
pėr qind e tė prekurve tė identifikuar janė emigrantė.
5
ėshtė numri i fėmijėve tė identifikuar me SIDA te ne.
90
pėr qind e rasteve kanė shkak marrėdhėniet seksuale tė pambrojtura.
|
Nuk ka komente.
|
 |

|
|