for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > In Depth>Intervista skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
30 Gusht 2008

Shoqėria civile ka dėshtuar gjatė trazirave tė marsit

Nė njė intervistė pėr Portalin e OneWorld-Evropa Juglindore, Valdete Idrizi, njėra nga liderėt e organizatės joqeveritare “Community Building Mitrovica - CBM”, tregon pėr mundėsitė qė kanė OJQ-tė nė kėtė rajon pėrderisa pėr situatėn nė Mitrovicė ajo nė mes tjerash thotė ėshtė duke u pėrmirėsuar dhe normalizuar.


OWSEE: Sa ka mbėshtetje shoqėria civile pėr aktivitetet e saja nė Mitrovicė nė veēanti e nė Kosovė nė pėrgjithėsi?

Valdete Idrizi: Duhet shumė tė mundohemi dhe tė jemi kėmbėngulės nėse me tė vėrtetė dėshirojmė pėrkrahje nga autoritetet lokale dhe ndėrkombėtare, por edhe nga qytetarėt. Ėshtė me tė vėrtetė vėshtirė dhe mund tė them se edhe sfida mė e madhe pėr ne si shoqėri civile qė t’i stimulojmė qytetarėt tė nxisin ndonjė iniciativė qė ka tė bėjė me lagjen apo qytetin e tyre. Ndoshta, kjo ėshtė pasojė e tė kaluarės, qė gjithmonė jemi mėsuar qė “dikush” tė vendosė pėr fatin e lagjes apo qytetit tonė. Ndoshta, ėshtė edhe se njerėzit janė lodhur nga manipulimet qė bėhen me ta, veē mund tė them se gjatė punės sonė nė terren, po ballafaqohemi me kėtė problematikė. Shembull: nė mars tė vitit 2004, ESI (European Stability Initiative) ka pėrgatitur njė projekt propozim pėr qytetin e Mitrovicės, qė quhej “Njerėzit apo territori”, propozim ky qė nuk u pėlqye nga shumica e njerėzve, apo mė mirė tė them, s’e ka pėlqyer askush. Pasi qė pėr mua si dhe pėr disa pėrfaqėsues tė organizatave tjera nė Mitrovicė, ky propozim ishte i papranueshėm, ne vendosėm qė t’i organizojmė disa takime e tryeza me qytetarė tė ndryshėm tė Mitrovicės, me qėllim qė tė marrim njė opinion nga qytetarėt dhe t’ia dėrgojmė reagimet e tyre/tona kėsaj organizate, e duke i mos anashkaluar edhe disa intelektualė qė nuk ishin tė kyēur nė jetėn politike aspak. Pėr ēudi, tė gjithė ishin kundėr kėtij propozimi, mirėpo tė gjithė mendonin “pse tė mundohemi t’i dėrgojmė reagimet tona, kur veē ėshtė vendosur se do tė pranohet”!. Pėr tė gjithė ky ishte veē projekt i aprovuar e jo propozim i hapur.

OWSEE: Si paraqitet gjendja e sigurisė nė qytetin e Mitrovicės, nė tė dyja anėt e saj?

Valdete Idrizi: Ėshtė pyetje shumė e vėshtire pėr t’u pėrgjigjur. Mund tė them se situata ėshtė duke u pėrmirėsuar, njerėzit po qarkullojnė nė urė ēdo ditė e mė tepėr, por nuk mund tė them se unė si mitrovicase jam e lirė tė kaloj nė anėn tjetėr e tė jem e sigurt qė nuk do tė kėrcėnohem nga ndonjė rrezik i mundshėm. Gjendja nuk ėshtė ende plotėsisht e qetė. Qytetarėt (nga te dyja anėt) tashmė janė lodhur nga kjo jetė jo normale dhe ēdo dite e mė tepėr janė tė gatshėm dhe tė hapur qė tė bashkėpunojnė, nė mėnyrė qė tė pėrfshihen nė ndonjė aktivitet dhe tė krijojnė ndonjė tė ardhur pėr familjet e tyre, duke e ditur se qyteti jonė posaēėrisht ėshtė duke vdekur ekonomikisht, tė mos them qė, veēse ka vdekur.

OWSEE: Sa ėshtė duke u punuar nė uljen e tensioneve etnike dhe kthimin nė kėtė pjesė tė Kosovės, respektivisht CBM-ja ēfarė ėshtė duke punuar?

Valdete Idrizi: Mendoj se po punohet nė kėtė drejtim, por jo edhe aq mirė ose mė mirė tė them jo edhe nė rrugė tė duhur. Ka organizata dhe fondacione tė mėdha qė kanė siguruar mjete nė projekte tė ndryshme (me projekte tė gatshme, por pa i pyetur nevojat e qytetarėve) tė ashtuquajtura multietnike e qė nė fakt nuk kanė qenė tė qėndrueshme dhe shumė afatshkurtra, mirėpo nė anėn tjetėr ka organizata vendore po edhe disa ndėrkombėtare qė mė tė vėrtetė mundohen tė kontribuojnė nė mėnyrėn mė tė mirė. Mund tė them nė pika tė shkurtra pėr CBM-nė ēka ka bėrė dhe ēka ėshtė duke bėrė nė kėtė drejtim. Qysh nga fillimi, do tė thotė qė nga marsi i vitit 2001, CBM si qėllim kryesorė ka pasur dhe ka afrimin e komuniteteve, pėrmirėsimin e marrėdhėnieve ndėretnike ne rajonin e Mitrovicės si dhe pėrkrahjen e shoqėrisė civile. Kėtė, jemi munduar ta bėjmė duke pėrkrahur iniciativa tė ndryshme nė tė dyja anėt e lumit Ibėr, me grupe dhe fusha tė ndryshme si: projekte qė kanė tė bėjnė me gratė, tė rinjtė, projekte, kulturore, mediale etj. Kemi iniciuar dhe zhvilluar projekte tė pėrbashkėta duke ua mundėsuar komuniteteve tė ndryshme tė takohen, tė zhvillojnė ide dhe projekte tė pėrbashkėta. Fillimisht me hapjen e dy zyrave ne “Jug dhe Veri” por nga gjysma e vitit 2003, jemi bashkuar nė njė zyrė nė zonėn e sigurisė, nė pjesėn jugore tė qytetit, lokacion ky qė ėshtė i pėrshtatshėm dhe i hapur pėr tė dy anėt e Mitrovicės. Me kėtė veprim, ne kemi dashur tu tregojmė qytetarėve se bashkėpunimi ėshtė i mundshėm nė mes komuniteteve nė Mitrovicė, duke u bazuar nė faktin se brenda organizatės kemi shqiptar, serb dhe njė kėshilltar holandez. Kemi dashur tė jemi shembull vet, e jo fjalė tė kota. Qysh prej fillimit tė 2004, jemi tė kyēur mjaft edhe nė procesin e kthimit si dhe nė zhvillimin e komunitetit. Jemi edhe anėtarė tė rrjetit tė KIP (Programit tė Iniciativės Kosovare), qė ėshtė njė program ndėrkufitar i DRC-sė, i cili mbėshtetė kthimin dhe integrimin, nė pėrbėrje tė 17 organizatave nga Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.
Ne bashkėpunim me organizata tjera brenda KIP-it, ne po provojmė qė me punėn tonė tė pėrgatisim terrenin pėr kthim, duke organizuar takime, tryeza e debate publike me qytetarė, respektivisht aty ku edhe pritet tė ndodh kthimi. Nė kėtė mėnyrė edhe tė avokojmė dhe lobojmė qė nėse kthimi duhet tė ndodhė nė rajonin e Mitrovicės atėherė duhet tė jetė kthim i qėndrueshėm, e pėr atė ne tentojmė tė punojmė me komunitetin e jo vetėm me strukturat mė tė larta, duhet tė punohet nė tė gjitha nivelet nėse duam me tė vėrtetė tė pėrmirėsojmė gjendjen nė vendin tonė.

OWSEE: A ka reaguar shoqėria civile ne formėn e duhur gjate trazirave te marsit 2004, apo ka dėshtuar?

Valdete Idrizi: Reagime ka pasur, mirėpo se a ka pasur reagime apo iniciativa ne formėn e duhur, mendoj se jo. Definitivisht jo! Ne si shoqėri civile, tė gjithė kemi thėnė “kemi qenė tė papėrgatitur pėr kėto trazira, jemi befasuar, nuk kemi mundur tė bėjmė diēka pėr parandalimin e tyre, apo nė zbutjen”, kemi gjetur arsye pėr veten, por jo, nėse ishim tė papėrgatitur, atėherė a nuk ėshtė dashur qė ne tė jemi afėr qytetareve/pėrfituesve dhe tė dimė nevojat, frustrimet dhe problemet me tė cilat ballafaqohen ata, bashkė me ne? Pėrkundėr tentativave tė shoqėrisė civile nė Mitrovicė pėr parandalimin e djegies sė kishės nė qytet, nuk arritėm. Edhe nė Prishtinė u mbledh shoqėria civile dhe i dėnoi trazirat dhe i ftonte qytetarėt pėr qetėsim, por jo, me vonesė. Ne gjithēka bėjmė me vonesė, gjithė herė jemi “tė papėrgatitur”. Mendoj se nė pėrgjithėsi, ne si shoqėri civile kemi dėshtuar, sikurse kanė dėshtuar edhe autoritetet lokale e ndėrkombėtare. Kur ėshtė fjala te dėshtimi, tė mos harroj tė pėrmendi edhe shoqėrinė civile nė Serbi, e cila po ashtu nuk ka reaguar nė mėnyrė tė duhur qė tė ndaloj trazirat dhe fushatėn e rreptė antishqiptare gjatė asaj kohe. Nuk dua tė them se edhe atje nuk ka pasur tentativė, sikurse nė Kosovė, por jo nė formėn e duhur. Mendoj se si shoqėri civile nuk jemi tė fortė sa duhet, duhet tė mėsojmė shumė, tė mėsojmė nga gabimet tona po edhe nga gabimet e tė tjerėve.

OWSEE: A ekziston frika pėr pėrsėritjen e trazirave te ngjashme?

Valdete Idrizi: A ekziston frika? Po nėse tė gjithė, duke pėrfshirė kėtu neve, si shoqėri civile, autoritetet lokale dhe ndėrkombėtare nuk punojmė si duhet dhe nė mėnyrė tė harmonizuar, atėherė mund tė ketė trazira, por shpresoj se e kemi mėsuar leksionin dhe po mundohemi tė bashkėpunojmė mė shumė dhe tė punojmė nė tė gjitha nivelet, nė mėnyrė qė mos lejojmė tė ndodhin trazira tė ngjashme.

OWSEE: Ēfarė duhet bėrė shoqėria civile kosovare pėr tė qenė sa mė afėr nevojave tė pėrfituesve?

Valdete Idrizi: Duhet tė jetė shumė afėr pėrfituesve, duhet t’i dėgjojė ata, t’i informojė ata pėr zhvillimet nėse ėshtė nevoja, tė fitojė besimin e duhur, ta nxisė bashkėpunimin mes tyre dhe komuniteteve tjera, bashkėpunimin me autoritet lokale, pėrkrahjen e tyre nė forma te ndryshme, nė mėnyrė qė mos tė jenė pastaj “tė papėrgatitur dhe tė befasuar”. Nėse jemi afėr tyre dhe me ta, atėherė do tė dimė edhe nė ēfarė gjendje janė dhe nė ēfarė kahje mund tė rrjedhin gjėrat.


Linēe qė ndėrlidhen:

Shoqėria Civile Kosovare Bashkohet pėr tė Dėnuar Dhunėn

Vendorėt dhe ndėrkombėtarėt: Atyre qė po marrin pjesė nė demonstrata ne u themi shkoni tash nė shtėpi

KMDLNJ: Nuk ėshtė identifikuar shkaktari i vėrtetė i ngjarjeve tė marsit

Grupi Ndėrkombėtar i Krizave: Gjatė trazirave tė marsit kanė dėshtuar tė gjithė

GNK rekomandon ndryshime si te vendorėt ashtu edhe te ndėrkombėtarėt

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel