Koha kėrkon aksion!
|
Nė njė intervistė pėr OneWorld Portalin e Evropės Juglindore, z. Lavdosh Ferruni, president i Grupimit Ekolėvizja flet pėr aktivitetet dhe sfidat e grupimit qė ai udhėheq.
OW EJL: Si u krijua ky grupim i organizatave mjedisore nga mė aktivet?
OW EJL: Cili do tė ishte sipash jush aktiviteti mė i rėndėsishėm i kėtij grupimi? L.F: Aktiviteti mė i rėndėsishėm i grupimit Eko-lėvizja ėshtė padyshim aksioni qė ky grupim po kryen aktualisht pėr tė ndaluar katastrofėn mjedisore qė i kanoset gjirit tė Vlorės dhe banorėve rreth tij. Eko-lėvizja nisi reagimin publik institucional nė mbrojtje tė gjirit tė Vlorės nė Shkurt tė kėtij viti nėpėrmjet njė letre tė hapur drejtuar Bankės Botėrore dhe institucioneve tė tjera tė rėndėsishme brenda dhe jashtė vendit, me tė cilėn u solidarizuan dhe shumė OJQ tė tjera, si MJAFT, Kėshilli Rinor, Co-plan etj. Mė tej Eko-lėvizja ka qenė e pranishme nė ndėrtimin e njė strategjie pėr mbrojtjen e gjirit tė Vlorės, duke qenė edhe njė nga pjesėmarrėset aktive nė protesten e parė tė organizuar nė Vlorė. OW EJL: Cili ka qenė momenti mė i vėshtirė pėr grupimin? L.F: Eko-lėvizja ėshtė nė fillimet e saj. Nuk mund tė flitet pėr momente tė vėshtira nė kėto fillime. Unė kam besim se ajo do tė jetė e sukseshme nė misionin e saj. Ndonjė debat qė zhvillohet brenda saj tregon se ka reaksion. Dhe nuk ka dyshim se ky reaksion do tė prodhojė njė produkt qė do ti shėrbejė mbrojtjes sė mjedisit nė Shqipėri. OW EJL: Si do ta shikonit tė ardhmen e kėtij grupimi? Cila do tė ishte kėshilla qė mund t'i jepni kėtij grupimi pėr tė ardhmen? L.F: Grupimi Eko-Lėvizja vjen pas njė seri dėshtimesh tė forumeve tė ndryshme. Por me sa duket ėshtė nevoja qė zėrat e vetmuar tė ambjentalistėve tė bashkohen dhe tė kthehen nė forcė drithėruese kundėr barbarėve me kollare. Unė nuk do ti jap kėshilla Grupimit. Unė do ti jap nga energjitė e mija fizike dhe mendore Eko-lėvizjes, qė tė kontribuoj realisht qė ajo tė jetė faktor i rėndėsishėm nė shoqėrinė e sotme shqiptare. |



