Microsoft Windows XP flet shqip
Ky sistem i lokalizuar do tė mund tė pėrdoret sė shpejti. Kjo u bė e ditur gjatė njė prezantimi zyrtar tė kėtij sistemi dhe softuerėve tė tjerė tė pėrgatitur nga Qendra pėr Edukim dhe Pėrparim nė kuadėr tė Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare qė po zhvillohet kėto ditė nė Prishtinė. Microsoft Windows XP nė shqip ėshtė realizuar nga Qendra pėr Edukim dhe Pėrparim nė bashkėpunim me Institutin e Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė dhe INIMA nė Tiranė, me Alba-Softin dhe me njė pėrkrahje tė madhe nga Microsoft-i. Lokalizimi ėshtė bėrė pėr klientėt e Microsoft-it dhe, kuptohet, me tė gjitha tė drejtat e rezervuara nga Microsoft-i.
Ndėrkohė gjatė prezantimit u bė e ditur se kėto programe janė tė bazuara nė pėrvojat mė tė fuqishme botėrore qė merren me gjuhėsinė kompjuterike dhe testimet e tyre kanė treguar shkallė tė lartė tė saktėsisė. Lokalizimi i kėtij sistemi nė gjuhėn shqipe e radhit atė nė grupin e 50 gjuhėve qė kanė pėrkthyer dhe lokalizuar sistemin operativ tė Windows-it. Qendra pėr Edukim dhe Pėrparim - QEP ėshtė organizatė politikisht e paanshme e krijuar mė 1999, e cila vitin 2005 e ka shpallur vit tė gjuhės shqipe. Nė aktivitetet e gjertanishme tė QEP-it pėrfshihet krijimi i programit kompjuterik drejtshkrimor pėr gjuhėn shqipe, krijimi i programeve tė reja shkollore pėr gjuhėn shqipe, fjalori elektronik kuptimor-shpjegues, etj. |



