Rrjeti Rinor pėr Europėn Juglindore (SEEYN) ekspozita nė Zagreb dhe Vukovar
Dy ekspozita do tė prezantohen nė Zagreb dhe Vukovar nė fund tė Shtatorit dhe nė fillim tė Tetorit tė kėtij viti, tė organizuara nga Rrjeti Rinor pėr Europėn Juglindore dhe anėtarėt e tij.
Ekspozita nė Vukovar ėshtė organizuar nga Grupi Rinor i Paqes sė Danubit, ndėrsa nė Zagreb nga Qendra e Vullnetarėve tė Zagrebit dhe Aksioni i Gjelbėr tė cilat do tė prezantojnė fotografi dhe albume nga kampet vullnetare tė organizuara gjatė verės nė shumė vende tė Kroacisė. Ekspozita e Zagrebit do tė hapet me 23 Shtator nė zyrat e Aksionit tė Gjelbėr nė Grankopanska 1, dhe do tė jetė e hapur pėr vizitorėt deri me 30 Shtator. Ekspozita e Vukovarit do tė hapet nė fillim tė Tetorit. Qėllimi id y ekspozitave ėshtė promovimi i aktiviteteve qė SEEYN dhe anėtarėt e saj zbatuan nė Kroaci, si kampet verore tė vullnetarėve nga e gjithė bota, programet e edukimit dhe shkėmbimet e eksperiencave qe kanė kontribuar nė stabilizimin e paqes nė Europėn Juglindore nė njė mėnyrė krejt ndryshe nga veprimet standarte politike. Ne besojmė qė ėshtė njė veprim supreme informimi i publikut mbi vullnetarizmin dhe vlerat e tij, tė prezantojmė praktikat e mira, por edhe tė informojmė publikun mbi mundėsitė e vullnetarizmit nė Kroaci dhe EJL dhe nė tė gjithė botėn, thuhet nė deklaratėn pėr shtyp tė Grupit Rinor tė Paqes. |



