Drejtuesit e Organizatės Holandeze pėr Zhvillim (SNV) tregojnė mėnyrat e menaxhimit tė burimeve njerėzore nė organizatat jofitimprurėse, duke treguar eksperiencėn e tyre
Departamentet e burimeve njerėzore nė tė gjitha kompanitė kanė rregulla menaxhimi thuajse tė njėjta, por lind pyetja se si mund tė bėhet menaxhimi i burimeve njerėzore nė njė organizatė jo qeveritare. Organizata Holandeze pėr Zhvillim (SNV) ėshtė njė organizatė joqeveritare dhe, siē shprehen drejtuesit e saj, menaxhimin e burimeve njerėzore e ka mbėshtetur nė misionin, vizionin dhe, mbi tė gjitha, mbi vlerat e saj. Etapat nėpėr tė cilat mbėshtetet menaxhimi i burimimeve njerėzore ndryshojnė disi nga etapat e po kėtij procesi, tė pėrdorura nėpėr kompanitė e mėdha.
Rekrutimi
Pėrpara se tė nxjerrim kėrkesat e punėsimit ne, si departament, vlerėsojmė sa punonjės tė rinj na duhen, nė ēfarė pozicionesh dhe ēfarė njohurish nevojiten pėr tė kryer njė detyrė tė tillė, shprehet menaxherja e burimeve njerėzore tė SNV-sė, Cobie Dikken. Pėrsa i pėrket rekrutimit, kjo organizatė pėrdor rekrutimin e jashtėm, duke nxjerrė njoftimet nėpėr gazetat mė tė shitura, dhe qė mund tė lexohen mė tepėr. Njoftimet e punėsimit ne i kemi nxjerrė mė tepėr te gazetat Shekulli dhe Gazeta Shqiptare, sepse jemi tė informuar se kėto janė ndėr gazetat mė tė shitura nė Shqipėri, thotė Dikken. Sipas saj, ofertat nėpėr universite janė pėrdorur, por mendohet kėtė vit tė vihen nė zbatim. Kjo, pėr faktin qė tė ndryshojė sistemi pėr vitin e katėrt, duke pasur 3 muajt e fundit tė shkollės vetėm praktikė. Sipas saj, kjo do tė ishte njė mėnyrė e mirė pėr ti ndihmuar ata tė zhvillohen edhe mė tepėr nė fushat e tyre. Deri tani rekrutimi nėpėr fakultete nuk ėshtė pėrdorur shumė, sepse personat qė janė rekrutuar duket tė kishin eksperiencė pune. Tė gjithė personat duhet tė paraqesin CV-tė, njė referencė, si dhe arsyen pėr tė cilėn ata aplikojnė pėr tė punuar nė kėtė organizatė. Mė pas, tė gjitha CV-tė e paraqitura seleksionohen, dhe tė pėrzgjedhurit bėjnė njė intervistė qė kryhet nga tre persona, nga menaxherja e burimeve njerėzore, si dhe nga pėrgjegjėsi i zonės lokale, ku do tė punojė punonjėsi. Vendimi pėr tė pėrzgjedhurin pėrfundimtar, pas intervistės i dėrgohet drejtorit tė organizatės, Maarten Bremer, dhe ėshtė ky i fundit qė merr vendimin pėrfunditar. Tė punėsuarit e rinj, qė nė momentin e parė qė marrin pėrgjigjen se kanė fituar aplikimin, nėnshkruajnė njė kontratė, nė tė cilėn pėrshkruhet puna qė do tė kryejnė, paga qė do tė marrin, ditėt qė kanė pushim etj.
Zhvillimi i burimeve njerėzore
Tė punėsuarit, pasi nėnshkruajnė kontratėn, marrin njė material nė tė cilin pėrfshihen tė dhėnat qė janė tė nevojshme pėr kryerjen sa mė mirė tė punės, veprimet specifike, si dhe trajnimet. Pėr tė pasur njė ide sa mė tė qartė, tė gjithė tė punėsuari e rinj duhet tė njihen me historikun e SNV-sė, tė zhvillojnė takime me stafin e kėsaj organizate nėpėr rrethe, si dhe tė diskutojnė rreth programit tė secilit dhe punėn e tyre. Jo vetėm tė punėsuarit e rinj, por edhe ata ekzistues, njė herė nė tre muaj diskutojnė me shefat e tyre pėr punėn qė duhet tė kryejnė, dhe thonė nėse kanė nevojė pėr tė kryer ndonjė trajnim. Nė fund tė tremujorit, kėta punonjės mblidhen pėrsėri nė njė takim me eprorėt dhe diskutojnė rreth rezultateve tė arritura, nėse kanė ndonjė problem pėr realizimin e mėtejshėm tė planit. Ndėrsa nė fund tė vitit, tė gjithė ata qė e kanė plotėsuar planin e tyre tė punės dhe e kanė tejkaluar atė, kanė njė rritje page. Dikken thotė: Ne duam ta zhvillojmė personelin pėr tė qenė sa mė i pėrgatitur pėr kėrkesat e klientėve. Pėr kėtė arsye, ne i trajnojmė ata sa herė qė ata dhe ne e shohim tė nevojshme. Trajnime ne u bėjmė si punonjėsve tė rinj, por edhe atyre ekzistues, nė mėnyrė qė tė jenė kėshillues tė pėrgatitur pėr klientėt.
Zhvillimi organizativ
Ky proces ka tė bėjė me punėn e organizatės nė tė gjithė botėn. Etapat, nėpėr tė cilat kalon ky proces, janė: objektivat e organizatės, mėsimi i kulturės sė saj, puna qė duhet tė kryejė ēdo i punėsuar nė organizatė, plani i informacionit, planet pėr tė arritur drejt suksesit, si dhe marrėdhėniet qė mban organizata me ata qė largohen prej saj. Nėpėrmjet kėtyre etapave organizata jonė dėshiron tė arrijė vlerat e saj. Vlerat pėr ne janė shumė tė rėndėsishme, duke filluar nga barazia, kualiteti, besimi, respekti, diversiteti, etj., ndaj mundohemi qė tu pėrmbahemi me pėrpikmėri, thotė ajo.
Dy poceset e tjera qė kryhen nga ky departament kanė tė bėjnė me kompensimet dhe pėrfitimet qė kanė punonjėsit pėr punėn e tyre nė organizatė, si dhe me pagesėn e sigurimeve qė kryen organizata pėr ata. Organizata heq 8 pėr qind tė shpenzimeve qė mund tė kryejnė punonjėsit tanė nėpėr spitale, dentistė apo kudo ku ata mund tė kurohen, nėse kanė probleme me shėndetin, thotė Dikken. Paga minimale qė mund tė marrė njė kėshillues i ri ėshtė 79 mijė lekė. Nėse ai e tejkalon planin e tij tė punės, ngrihet nė pėrgjegjėsi, duke u bėrė edhe kėshilltar mesatar; mė pas njė koordinues portofoli. Me ngritjen nė pėrgjegjėsi punonjėsit i rritet paga, duke arritur deri nė 98 mijė lekė.
|