Janė dy mite, shumė tė ngjashme, qė politika vazhdimisht tenton tua imponon publikut kroat.
|
|
Marijan Sunjic, ish-rektor i Universitetit tė Zagrebit
|
Miti i Parė: Nėse dhe kur Gjenerali Ante Gotovina tė ekstradohet nė Gjykatėn e Hagės, Kroacia menjėherė do tė filloi negociatat (kjo duhet tė lexohet: ti plotėsojė kėrkesat) me Bashkimin Evropian, tė gjitha problemet dhe do tė zgjidhen dhe ne do tė kemi prosperitetin Evropian nė shtetin tonė. Miti i Dytė: Nėse, me kėtė vjeshtė qė po vjen, Universitetet e Kroacisė zbatojnė Procesin e Bolonjės (kjo duhet tė lexohet: fusin programin mėsimor nė formėn e re skematike 3+2+3), tė gjitha problemet do tė zgjidhen dhe sistemi arsimor Kroat do tė jetė plotėsisht i harmonizuar me atė Evropian.
Ky mit i dytė u ka ofruar politikanėve dhe (disa) anėtarėve tė vjetėr tė komunitetit akademik tė mbulojnė pazotėsitė e tyre dhe mungesėn e pėrgatitjes pėr njė modernizim tė vėrtetė tė universiteteve kroate, tė cilat vazhdojnė tė mbesin tė tilla vetėm sipas emrit, por kanė mbajtur pėrmbajtjen dhe strukturėn e ndėrmarrjeve publike komuniste.
Miti i parė shpejt shpėrbėhet nė kontakt me realitetin. Do tė ishte e udhės nėse edhe fati i sė dytės do ti ngjante asaj tė parės, kėshtu qė komuniteti akademik dhe politikanėt tu mund tu ktheheshin problemeve reale nė arsimin e lartė. Nė njė program tė vėrtetė tė modernizimit, Procesi i Bolonjės do tė mund tė ishte vetėm njė nga shumė elementėt, por jo i pari nga mė tė rėndėsishmit. Gjithashtu, ai nuk tė aplikohet prerazi, pa marrė parasysh situatėn ekzistuese, nevojat dhe specifikat tona.
Nė fund tė fundit, pasi qė jemi lodhur nga lojėrat e vazhdueshme politike dhe presionet, Ligji mbi Aktivitetin Shkencor dhe Arsimin e Lartė kishte kaluar nė vitin 2003, i cili jo vetėm qė dėshtoi tė zgjidh njė problem tė vetėm tė rėndėsishėm tė universiteteve kroate, por pėrmban dispozita dhe afate qė e bėjnė atė absolutisht tė pazbatueshme, pėrkundėr amendamenteve tė shumta dhe ndryshimeve. Tė gjithė mund ta shohin kėtė, tė gjithė e dinė, por askush nuk ėshtė i gatshėm tė drejtojė gishtin qė Perandori ėshtė i zhveshur!
Maska e dėshtimit dhe e braktisjes sė strategjisė tė krijimit tė njė sistemi modern tė arsimit tė lartė, njė fushatė administrative e Bolonjizimit na ėshtė imponuar, nėn modelin e caktuar 3+2+3 (diē qė nuk ekziston nė atė formė nė Deklaratėn e Bolonjės, edhe pse faqja e internetit e Ministrisė nė mėnyrė tė gabuar pohon ashtu), pa analizė tė duhur tė nevojave dhe kapaciteteve tė profesioneve individuale, pikat e tyre specifike, pa marrė parasysh vėshtirėsitė financiare dhe tė personelit tė shumicės sė institucioneve, mungesėn e hapėsirės dhe pajisjeve. Ne flasim pėr lėvizshmėri nė nivel Evropian nė situatė kur ne na mungon lėvizshmėri brenda universitetit, tė cilit jo vetėm qė i mungojnė studentėt e tij, fakulteti, prona, por ēdo gjė ėshtė bėrė copė e grimė.
Nė realitet, universiteti nuk ka buxhet apo politikė zhvillimore, jeton pėr njė ditė, i menaxhuar nga Ministria, edhe pse disa nga udhėheqėsit e tij me qejf thirren nė autonominė e tij tė pretenduar. Duke qenė njė shtet qė ende ka pėr tė eliminuar pasojat e shkatėrrimit e universitetit gjatė socializmit vetėudhėheqės, Kroacia duhet ti qaset kėsaj detyre nė mėnyrė mė sistematike dhe mė mirė tė menduar, duke pėrjashtuar gjithė demagogjinė dhe politikėn, duke mos u prirė nga interesat speciale dhe grupet ndikuese, pa marrė parasysh sa tė fuqishme ato mund tė janė.
|