Kendi i Fjales - Debat per Sistemin Zgjedhor ne Shqipėri
|
Kendi i Fjales - Debat per Sistemin Zgjedhor ne Shqipėri
Lėvizja MJAFT! zhvillon njė debat publik pėr sistemin elektoral nė Shqipėri - Nė kuadėr tė serisė Kėndi i Fjalės - Lėvizja MJAFT! filloi tė hėnėn (10 tetor) serinė Kėndi i fjalės, me njė takim nė qendrėn Lincoln nė Tiranė, gjatė tė cilit, pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, politikanė, studentė, intelektualė, etj, debatuan rreth sistemit zgjedhor shqiptar. Tė ftuar specialė nė kėtė debat publik ishin z. Ilirjan Celibashi (kryetar i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve), z. Oerd Bylykbashi (Projekti i Reformės Zgjedhore, OSBE-Shqipėri), z. Arbjan Mazniku (Lėvizja Mjaft!), etj. Nė fillim tė kėtij debati, z. Bylykbashi bėri njė pasqyrė tė shkurtėr tė tė gjitha sistemeve elektorale. Ai i kujtoi tė pranishmit pėr avantazhet, por edhe disavantazhet e kėtyre sistemeve nė vende tė ndryshme tė botės. Celibashi: Nė Shqipėri, nuk ėshtė problem sistemi, por menaxhimi i tij Kryetari i KQZ-sė, z. Celibashi, foli pėr problematikėn e zgjedhjeve nė Shqipėri. Pasi bėri njė historik tė shkurtėr tė tė gjitha zgjedhjeve qė janė zhvilluar nė vendin tonė qė nga viti 1992, ai theksoi se zgjedhjet e fundit tė vitit 2005, patėn njė problematikė jo tė vogėl, por megjithatė ne nuk mund tė themi se kėto zgjedhje sollėn njė pushtet ilegjitim. Celibashi theksoi se organizimi i zgjedhjeve brenda tė gjitha standarteve europiane, dhe pa asnjė problem, ėshtė njė proēes i cili vjen duke u pėrmirėsuar. Ai pohoi se, si njė njeri me formim juristi preferon sistemin e pastėr maxhoritar nė Shqipėri, ndėrsa vuri nė dukje gjithashtu se, nė Shqipėri, megjithatė, nuk pėrbėn problem sistemi zgjedhor, por mėnyra se si ky sistem menaxhohet. Mazniku: Sistemi proporcional do tė sillte mė shumė avantazhe Ndėrkohė, z. Mazniku, duke bėrė edhe njėherė njė pėrmbledhje tė tė gjitha sistemeve zgjedhore me avantazhet dhe disavantazhet e tyre, deklaroi se sistemi elektoral aktual nė Shqipėri, duhet ndryshuar, njė orė e mė parė. Ai argumentoi se njė ndryshim i tillė nuk ėshtė i lehtė, ndaj pėr tė nevojitet njė debat kombėtar, nė mėnyrė qė tė diskutohen, tė vlerėsohen dhe tė analizohen alternativat e ndryshme. Njė ndryshim drejt njė sistemi proporcional nė Shqipėri do tė sillte njė sėrė avantazhesh, tha Mazniku. Mė tej, ai shtoi se ka ende shumė pyetje tė cilave u duhet dhėnė pėrgjigje. Disa nga kėto pyetje qė sipas tij, kėrkojnė pėrgjigje, janė: ti japim mė shumė rėndėsi pėrfaqėsimit proporcional apo atij rajonal? Ku ėshtė njė pikėprerje e kėnaqshme mes tė dyjave? A jemi tė gatshėm ti japim mė shumė pushtet partive politike qė hartojnė listat?, etj. MJAFT!: Sistemi aktual zgjedhor ka dėshtuar Mazniku solli nė kėtė mėnyrė, mendimin e Lėvizjes MJAFT!, sipas sė cilės, nė Shqipėri, sistemi zgjedhor dėshtoi tė siguronte pėrfaqėsimin e drejtė tė votuesve. Pėr mė tepėr, ai nuk arriti tė shėnonte njė pikė starti pėr njė vazhdimėsi tė proēeseve tė suksesshme zgjedhore nė tė ardhmen. Pėrkundrazi, sistemi shqiptar miks (mazhoritar dhe proporcional) siguroi vetėm pėrkeqėsim tė proēesit, dhe shtrembėrim tė pėrfaqėsimit tė popullit nė Kuvend. Apostoli: Sistemi aktual zgjedhor kompromentoi Kushtetutėn I tė njėjtit mendim dukej se ishte edhe z. Gaqo Apostoli, politikan i njohur i sė majtės, gjithashtu i pranishėm nė kėtė debat. Ai theksoi se: Kushtetuta u pėrdhos nė zgjedhjet e fundit. Ska rėndėsi nėse teknikisht zgjedhjet e vitit 2005 u mirėadministruan. Apostoli kėrkoi: ndėrrimin e sistemit elektoral, duke e argumentuar kėtė kėrkesė me faktin se, sipas tij, sistemi aktual zgjedhor kompromentoi kushtetutėn. Ai ishte i mendimit se, pėr Shqipėrinė, do tė ishte i favorshėm sistemi proporcional. Hoxha: Administrimi i zgjedhjeve duhet tė bėhet jo nga partitė, por nga njė staf profesionistėsh Z. Artan Hoxha (Instituti i Studimeve Bashkėkohore), hodhi idenė e mosndryshimit tė sistemit electoral. Ndoshta, tha ai, duhen parė mungesat dhe problemet e sistemit actual, si dhe mundėsitė e zgjidhjes sė kėtyre problemeve. Ai ishte i tė njėjtit mendim me z. Ilirjan Celibashi, kur u shpreh se nė Shqipėri, mė shumė se sistemi elektoral, problem pėrbėn menazhimi i tij. Hoxha kėrkoi qė zgjedhjet nė Shqipėri, tė mos menaxhohen mė nga pėrfaqėsues tė partive politike por nga njė administratė e pavarur dhe profesioniste. Seria Kėndi i Fjalės ėshtė njė iniciativė qė do t'u mundėsojė qytetarėve tė punojnė me njėri-tjetrin pėr tė mirėn e pėrbashkėt publike. Ky forum ėshtė frymėzuar nga "Speakers' Corner" nė Hyde Park, Londėr, qė ėshtė njė vend tradicional pėr fjalime publike dhe debate, si dhe njė demonstrim i parimit tė fjalės sė lirė nė Mbretėrinė e Bashkuar. Seria 'Kėndi i Fjalės' do tė shėrbejė si njė nga mėnyrat e Lėvizjes MJAFT! dhe anėtareve tė saj pėr tė inkurajuar pjesėmarrjen qytetare nė jetėn politike, ekonomike dhe sociale tė Shqipėrisė. Zyra e Shtypit e Lėvizjes MJAFT! |



