for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Opinione dhe analiza skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
10 Tetor 2008

Zhvillimi i vonuar si shkak i ndotjes

Problemin e ndotjes sė ajrit nga industria duket se nuk e vuajnė vetėm tė rriturit, por edhe tė vegjėlit bashkė mė nėnat e tyre. Veē tė tjerave, njė ndėr arsyet e shumta qė ēon nė deformim dhe zhvillim jo tė plotė tė fėmijėve gjatė lindjes dhe moshave tė vogla ėshtė edhe ndotja. Nuk mund tė harrohen kronikat televizive, nė tė cilat janė shfaqur raste tė deformimeve tė shumta tė fėmijėve, veēanėrisht deformime gjenetike, sidomos pėr qytetin e Elbasanit, mjekėt e tė cilit, ndėr shkaqet kryesore tė kėsaj dukurie rendisnin ndotjen industriale.

Pėr dignostikimin dhe rehabilitimin fizioterapik tė kėtyre rasteve pėr qytetin dhe rrethinat e Elbasanit ėshtė qendra e Balashit. Pėrveē saj, nė zonėn e qendrės metarlugjike ka vepruar edhe qendra kombėtare e mirėrritjes, zhvillimit dhe rehabilitimit tė fėmijėve me seli nė Tiranė, ku diagnostikohen, kurohen dhe rehabilitohen fėmijė tė moshės 0-6 vjeē.
Skica e nje femije distrofik
Skica e nje femije distrofik

Pėr vitet 1995-2000 qendra kombėtare thuajse nuk ka fare tė dhėna pėr fėmijėt me zhvillim jo tė plotė. Vetėm pėr vitin 2001 janė diagnostikuar shumė fėmijėve tė tillė. Ato u pėrkasin pėrgjithėsisht qyteteve Fieri, Durrės e Ballsh, ndėrsa nga Elbasani del se nuk ka tė dhėna tė rasteve tė fėmijėve me probleme gjatė lindjes (informacioni pėr raste tė tilla mbahet tepėr i rezervuar dhe specialistėt pėrkatės ngurojnė t’i japin).

Nė prill-dhjetor 2003, po sipas monitorimit tė kėsaj qendre, qytetet mė problematike paraqiten Fieri, Durrėsi, Ballshi dhe Elbasani. Nga fshatrat e qyteti i Elbasani janė regjistruar 29 raste tė fėmijėve me probleme tė zhvillimit tė tyre, nga 129 fėmijė tė tillė tė trajtuar nga qendra, ku numri i djemve ishte mė i madh se i vajzave dhe mosha e tyre lėvizte nga 3-7 vjeē.

Nga rastet e ekzaminaura del se ndėr kėta fėmijė ka me prapambetje mendore, me ērregullime tė sjelljes dhe ērregullime emocionale. Shefja e shėrbimit mjekėsor pranė qendrės kombėtare tė mirėrritjes, rehabilitimit dhe zhvillimit tė fėmijėve, mjekja Ėngjėllushe Paja thotė se: “ndėrhyrja e hershme, parandalimi dhe ekzaminimi i kėtyre problemeve para dhe pas lindjes mund tė ndihmojė nė pėrmirėsimin e kėtyre fėmijėve”. Kėtij qėllimi i shėrbejnė edhe veprimtaritė e vazhdueshme qė kryhen kjo qendėr nė ndihmė tė qendrave rė ndryshme rajonale nė disa qytete tė vendit. Pas trajnimit tė ciklit tė parė 3-vjeēar dhe pėrfundimit tė ciklit tė dytė, njė fushatė tė gjerė me fletėpalosje, konferenca, trajnime dhe biseda me nėnat, nga ana e mjekėve specialistė ėshtė bėrė njė kapje e menjėhershme e problemit.

Po sipas mjekes E. Paja, ndėrsa nė vitin 2001 ka mbizotėruar mosha e madhe e fėmijėve me zhvillim jo tė plotė, nė vitet e fundit kjo dukuri ėshtė ndeshur te fėmijė tė moshave 0-1 dhe 0-3 vjeē.

Diagonozat nga shkaku i lindjes:
-bebet qė janė tė rriskuara, janė ato nėn peshėn 2000 g.
-lindje e parakohshme;
-fėmijėt me asfiksi;
-me hemoragji;
-status neurologjik, patologjik 24 orėt e para tė lindjes;
-konvulsione (dridhej tė fėmijės);
-hipoglicemina (ulja e sheqerit nė gjak);
- venetilim artificial;
-anemi neonatale.

Bujana Xhindoli - Ekolevizja

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel