for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Opinione dhe analiza skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
06 Shtator 2008

Ndotja e ajrit nga automjetet

Jo rrallė herė nė kronika televizive apo nė gazeta jepen ndotjet e ajrit nė qytetet tona e vecanėrisht pėr TR. Ėshtė e vėrtetė qė ndotjet e ajrit me shkak lėvizjen e automjeteve ėshtė e lartė dhe se e shprehur nė mg/m³ ajėr pėr 2004 mesatarisht pėr 5 pika tė matjes pėr TR ėshtė : SO2 16, NOX 34, Ozoni 100, Pb 0.2 bloza (PM10) 66 dhe pluhuri (LGS) 370 ose tė shprehura kundrejt normave tė lejuara sipas OBSH disa herė mė tė lartė. Ndotja nė vlera absolute sipas Institutit tė Shėndetit Publik pėr Tiranėn me njė shtrirje afėr 31 km² e shprehur nė ton rezulton SO2 ~ 2450 ton, NOx ~ 12570 ton, CO ~ 8360 ton, Hidrokarbure tė padjegura afėr 14500 ton, dhe se kjo ndotje pėrbėn rrezik serioz pėr shėndetin, sepse pėrvec tė tjerash shoqėrohet me efekte kancerogjene. Kjo ėshtė gjendja ; Faktorėt qė shkaktojnė kėtė ndotje janė disa:
Nje nga rruget e Tiranes
Nje nga rruget e Tiranes

1. Gjendja e rrugėve tė brendeshme nėpėr lagje si dhe rrugėt kryesore. Megjithatė ėshtė bėrė njė punė e madhe nė drejtim tė asfaltimit tė rrugėve e shesheve brenda lagjeve dhe nė rrugėt kryesore akoma ka shumė pėr tė bėrė, Por ajo qė duhet theksuar ėshtė cilėsia e projekteve dhe cilėsia e zbatimit tė tyre nga firmat fituese tė tenderave.

Ka raste qė nė projekte shfrytėzohen keq pjerrėsitė e terrenit ku bėhen punime duke i dhėnė me shumė rėndėsi kanalizimeve, nga ku kur projekti realizohet mania pėr tė kursyer atje ku nuk duhet , kanalet bėhen me pjerrėsi mė tė vogėl, si dhe cilėsia e keqe e punimeve bėjnė qė shkarkimet tė jenė tė bllokuara para dorėzimit tė punimeve dhe sipasojė nė raste reshjesh kemi mbushje me uje tė shesheve, kryqėzimeve, rrugėve etj. E pėr pasojė pėrvec bllokimeve nė trafik kemi dhe mbushje me baltė e mė vonė me pluhura.

2. Cilėsia e keqe e e asfaltimit si dhe prania e ujit bėjnė qė jetėgjatėsia e asfalteve tė shkurtohet saqė pa mbaruar rikonstruksioni i rrugėve ribėhen pėr asfaltim rrugėt e asfaltuara disa vite me parė – pra pluhurat i kemi tė pashmangshme nė tė gjitha rrugėt.

Pėrvec pluhurave rrugėt jashtė standartit bėjnė qė shpejtėsia e lėvizjes automjeteve tė jetė mė e ulėt se ajo e lejuara- faktor qė shoqėrohet me rėndesė tė trafikut si dhe tejndotje nga gazet e cliruara nga automjetet.

3. Punimet nė rrugė qė nė projekt planifikohen me afate tė gjata – megjithėse nuk ka argumente teknike qė tė planifikohen me afate me tė shkurtra. Pra hapen punimet dhe qėndrojnė tė hapura pėr njė kohė tė gjatė, mesa duket “kėrkohet” qė nėpėrmjet pluhrosjes apo baltosjes pėr njė kohė tė gjatė t’ju thuhet qytetarėve qė po punon X apo Y.

4. Nr. i madh i automjeteve nė qarkullim: Tirana sot numėron afėr 95 000 automjete nė qarkullim dhe se konsumon 25- 30% tė sasisė karburantit qė konsumon gjithė vendi apo afėrsisht 800 T/ditė. Pra sasia e gazeve qė clirohet nė rrugėt e kryeqytetit nė kushtet qė ditėt me erė janė tė pakėta, si dhe ditėt nėn ndikimin e presionit tė ulėt janė tė shumta tregojnė mė sė miri ndotjen e kryeqytetit.

Vitin e kaluar nė prag tė miratimit tė p/buxhetit u miratua, ligji pėr taksė tė diferencuar midis automjeteve tė reja dhe tė vjetra, midis atyre qė pėrdorin banzinė e atyre qė pėrdorin gazoil, u vunė masa shtrėnguese nė drejtim tė standarteve tė karburanteve. Nė kohėn kur u diskutua ky projekt ligj jam shprehur publikisht se pluhurat nė qytetet tona nuk krijohen vetėm nga makinat e vjetra por dhe nga tė rejat sepse mbi kėto rrugė, sheshe e parkingje kalojnė si tė vjetrat ashtu dhe tė rejat. Pėrsa i pėrket gazrave tė djegies kuptohet qė ato janė produkt i cilėsisė sė lėndės djegėse nė radhė tė parė dhe se njė lėndė djegėse me squfur apo me plumb do tė prodhojė (nxjerrė) gaze me squfur dhe me plumb si tė digjet nė makinė tė re ashtu dhe nė tė vjetėr. Nga ana tjetėr duhet tė bėj tė ditur se nė stukturat e Ministrisė sė Transportit funksionon kontrolli periodik i automjeteve si pėr pjesėt gjenerike ashtu dhe pėr funksionimin e motorrit. Nėse nuk bėhet djegia e plotė, drejtuesve tė automjeteve nuk u jepet e drejta pėr tė qarkulluar, natyrisht edhe vetė poseduesit e automjeteve pėr arsye ekonomike nuk qarkullojnė pa e riparuar motorrin. Sa mė sipėr kemi theksuar se mbitaksimi pėr importin e makinave tė pėrdorura ka efekte negative nė vėshtirėsimin e lėvizjes sė njerėzve, nė uljen e punėsimit nė sektorin e serviseve, nė uljen e skrapit tė lirė si vend etj.

Nė kėtė mes dua tė shtoj se rritja e taksės importit tė makinave tė vjetra nuk pėrmirėsoj asgjė vetėm se pėrkeqėsoi varfėroi mė tej blerėsit e kėtyre automjeteve nė kushtet qė posedimi i njė automjeti ėshtė bėrė domosdoshmėri.
Lind pyetja pse? – sepse me politikėn e ndjekur nga qeveria dhe Bashkia TR, ku shėrbimi urban shihet si njė gjė pa vlerė deri nė atė shkallė qė u tjetėrsua ky shėrbim nga publik u kthye nė privat dhe se i tille i prirur nga ligji themelor i ekonomisė kapitaliste fitimi – Ky shėrbim nuk ėshtė mė shėrbimm urban (pėr njerėz) pėr transport malli. Pra njeriu shihet si mall (Zhavor) dhe trajtohet si i tillė. Zbatohet parimi i mbushjes mundėsisht mbi kapacitet, ecet me shpejtėsi baraz me kėmbėsorin, cmimi ėshtė i lartė, 70 herė niveli i para 90-ės ose 2.2 herė mė i lartė se indeksi i pagės. Para kėsaj gjendjeje qytetarėt bėjnė pėrpjekje dhe kursime tė sforcuara pėr tė siguruar njė automjet – indirekt pėr tė “rritur trafikun e pėr tė shtuar ndotjen”.

Sipas llogaritjeve rezulton se pėrdorimi i mjeteve publike (autobuz) me transportin urban dhe interurban me njė normative karburanti afėr 5 gr/km udhetarė kundrejt afėr 80 gr/km udhėtarė qė ėshtė nė autovetura ose me clirim gazesh nė ambient deri 16 herė mė shumė.

Sa mė sipėr lehtėsimi i ambientit nga ndotja, lehtėsimi i trafikut, ulja e kostos sė lėvizjes sė qytetarėve si dhe ulja e aksidenteve, realizohen duke menduar dhe punuar pėr perfeksionimin e shėrbimit tė transportit publik duke filluar nga rritja e shpejtėsisė sė lėvizjes, frekueca e lėvizjes, ruajtja e cmimit aktual tė biletės, mbase dhe duke lėnė rrugė tė lirė pėr autobuzėt urban, ambulancė, polici e zjrrfikėse.

Kjo ėshtė zgjidhja afatshkurtėr, kurse pėr zgjidhjen afatgjatė qeveria (Bashkia e TR) duhet tė japė detyrė Institutit tė Urbanistikės pėr pregatitjen e studimit dhe projektit pėr lėvizjen nė pikat e ngushta e kryqėzime me mbi e nėn kalime si dhe pėr mė tutje me metro. Njė difekt tjetėr qė ka rėnduar trafikun dhe ambientin ėshtė dhe parkimi i automjeteve nė anė tė rrugėve duke bllokuar 1/3 e gjerėsisė sė rrugės dhe shpesh herė mbase dhe ½ e rrugės. Pėr kėtė krahas masave pėr disiplinimit e parkimit shtrohet kėrkesė e kohės pėrcakėtimi i shesheve nė pėrputhje me kėrkesat urbane pėr ndėrtimin e parkingjeve me kate dhe dhėnie e leje ndėrtimi pėr to.

Nė tė njėjtėn kohė kėrkohet si masė mė e lehtė perfeksionimi i sistemit tė lėvizjes nėpėrmjet sinkronizimit tė semaforėve midis akseve rrugore kryesore.
Neglizhenca nė trajtimin e problemeve tė lėvizjes do t’ju kushtoje shumė qytetarėve natyrisht edhe qeveritarėve

Ing. Qerim Ismeni, Kryetari i Federatės Sindikale Shqiptare

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel