Kosova ka shumė mekanizma pėr barazi gjinore, por tė pazbatueshme
OW EJL: Cilat janė projektet e tanishme tė RRGGK-sė? Igballe Rogova: Rrjeti ėshtė njė organizatė ombrellė e mbi 80 organizatave tė grave kosovare qė veprojnė nė gjitha komunat e Kosovės. Mė duhet tė them se Rrjeti nuk ka vetėm anėtare shqiptare, por ka edhe tė etniteteve tjera si serbe, rome, turke, ashkalinjke, boshnjake etj. Momentalisht, jemi nė pėrfundim e sipėr tė fushatės Tė njohim tė Drejtat e cila ka tė bėjė kryekėput me mbrojtjen e tė drejtave tė grave. Kjo fushatė pėrmes shfaqjes tregon se cilėt janė mekanizmat pėr arritjen e barazisė gjinore nė Kosovė, dhe ajo ėshtė nisur mu pėr shkakun se ėshtė aprovuar Ligji pėr Barazi Gjinore mirėpo qytetarėt nuk e njohin atė ligj, dhe me anė tė kėsaj shfaqje qė ėshtė shumė interaktive dhe gjithmonė nė komunikim me audiencėn, tregohen rastet e dhunės dhe pastaj tregohet se cili ligj, cili nen e mbron rastin. Na ka ndodhur qė nė shumė shfaqje edhe audienca ka hyrė nė shfaqje dhe i ka treguar storiet e tyre. Gjithashtu janė punuar edhe tre kėngė me tė njėjtėn temė. Meqenėse deri mė tani janė punuar 10 kėngė qė nga viti 2001 qė tregojnė rastet e dhunės ose fuqizimin e grave nė rastet e dhunės, ato kėngė do tė vendosen nė njė CD tė cilat do tė promovohen sė shpejti nga kėngėtarė shumė tė njohur tė Kosovės. Projekti i dytė ėshtė njė raport qė jemi duke e pėrgatitur qė tė tregojmė se sa ėshtė zbatuar Rezoluta 1325 nė Kosovė. Kjo Rezolutė e cila ėshtė aprovuar nė vitin 2000 nė Kombet e Bashkuara, respektivisht Kėshilli i Sigurimit i kėsaj organizate e ka aprovuar, u mundėson grave qė tė marrin pjesė nė mėnyrė tė barabartė nė tavolinat pėr vendimmarrje edhe se si kjo rezolutė u tregon misioneve ose organizatave ndėrkombėtare se si duhet vepruar kur shkohet nė njė vend tė pasluftės. Kjo thotė se mė sė pari duhet kontaktuar me organizatat e grave, gjersa tek ne ka ndodhur e kundėrta, neve na ėshtė dashur 3-4 vjet qė tė na dėgjohet zėri jonė nė UNMIK. Kėto janė dy projektet mė tė rėndėsishme. Pastaj janė shumė projekte tė tjera qė unė i quaj me tė vogla qė avokojnė nė emėr tė RRGGK-sė. OW EJL: Sa janė efektivė mekanizmat e aplikueshėm nė Kosovė, pėr sa i pėrket barazisė gjinore?
OW EJL: Gjendja e pėrgjithshme e gruas nė Kosovė? Igballe Rogova: Ka ndryshuar goxha, dhe unė shoh ndryshime thelbėsore sidomos nė familje tė reja, ku aty me tė vėrtetė aplikohet barazia gjinore, dhe mė gėzon shumė. Kjo jo vetėm falė organizatave joqeveritare qė kanė njė rol shumė tė madh, por falė edhe burrave qė kanė qenė tė kyēur nė kėto organizata, sepse ne gjithmonė kemi tentuar qė tė ofrojmė burrat, qė tė na ndihmojnė pėr tė luftuar sė bashku, sepse barazia gjinore nuk nėnkupton qė tė mbrohen vetėm tė drejtat e grave, por tė burrave dhe grave. Na gėzon fakti qė sot ka shumė burra tė trajnuar dhe tė informuar pėr barazinė gjinore. Mirėpo, problem nė Kosovė ėshtė qė ekonominė nuk kemi tė zhvilluar. Pa zhvillim tė ekonomisė, nuk ka mundėsi qė tė arrihet shumė pėrpara. Kemi shumė gra qė kanė kryer doktoraturėn dhe ato qėndrojnė nė shtėpi. Po ashtu kemi shumė gra qė po tu ofrohej mundėsia pėr punė do tė ecnin shumė pėrpara. Domethėnė, ekonomia qė ndėrlidhet me statusin final i cili shpresojmė do tė caktohet sa mė shpejtė, do tė mundėsojė qė tė dėgjohet pėr Kosovė tė njihet ndėrkombėtarisht dhe investitorėt tė vijnė sa mė shpejtė dhe tė filloj tė lulėzoi ekonomia. Andaj mendoj qė ekonomia ėshtė njė faktor kyē qė ndikon nė rritjen e dhunės, sepse pa marrė parasysh sa luftohet dhuna ndaj gruas apo nė pėrgjithėsi dhuna nė familje ajo pėr shkak tė gjendjes sė vėshtirė ekonomike vazhdon tė jetė e pranishme nė shoqėri. OW EJL: Sa jeni tė angazhuara nė fushatėn 16-ditėshe? Igballe Rogova: Nė fakt, ne nuk besojmė nė projektet 16-ditore. Pse? Ne akoma kemi nevojė qė gjithė vitin tė punojmė nė kėtė drejtim, sepse dhuna ėshtė akoma shumė e pranishme. Unė mė herėt pėrmenda fushatėn Tė njohim tė drejtat e cila ka filluar vitin e kaluar me 24 nėntor, dhe ka pėrfunduar nė tė njėjtėn datė tė kėtij viti, d.m.th njė vit rresht kemi shkuar nėpėr komunat e Kosovės, dhe kemi bėrė prezantimin e shfaqjes qė ka pėr temė gruan dhe informimin e qytetarėve pėr mekanizmat e arritjes sė barazisė gjinore nė Kosovė. Ndoshta pas disa vjetėve kur do tė kemi ekonomi tė zhvilluar atėherė edhe ne do tė kalojmė nė 16-ditshin, por momentalisht, ne duhet tė punojmė gjatė tėrė vitit. OW EJL: Organizatat Queer (lezbike, homoseksuale...) nė Kosovė, a ekzistojnė, dhe sa janė aktive ato? Igballe Rogova: Po ka! Ėshtė organizata SAFO pėr femra dhe ILLYSIUM pėr djem. Mund tė them qė e dyta ėshtė mė e organizuar, mblidhen, organizojnė tema tė ndryshme edhe pse ende jo nė formė publike. Por, femrat janė mė tė izoluara sepse kėtu ėshtė nė pyetje frika nga familja dhe nga komuniteti. Tė dy organizatat mendojnė qė ėshtė mė sė miri tė punohet me komunitetin, tė gjejnė pėrkrahje nė komunitet sesa tė dilet publikisht nė kėtė situatė. Personalisht mendoj se ėshtė ide e mirė, sepse me tė vėrtetė pikėsėpari duhet tė punohet me komunitetin qė tė jetė mė pėrkrahės nė kėtė drejtim. OW EJL: Sa dėgjohet zėri i gruas kosovare nė rajon e botė? Igballe Rogova: Shumė, sepse ne nė rajon qė nga viti 1994 e kemi bėrė njė rrjetėzim nga gjitha vendet dhe takohemi njė herė nė vjet dhe mėsojmė shumė prej njėra-tjetrės. Ndėrkombėtarisht gjithashtu njihemi shumė, mu pėr shkak tė mundėsive tė sotme qė janė e-maili, interneti dhe konferencat e ndryshme ndėrkombėtare. Kemi shumė aktivitete nė Kosovė qė janė shumė tė mirėnjohura nė rrafshin ndėrkombėtar. Jo vetėm qė dėgjohet zėri, por ato njihen edhe si ekspertė tė fushės sė drejtave tė grave. |



