Intervistė me zėvendės Ministrin e Mjedisit, tė Pyjeve dhe Administrimit te Ujėrave, dr. Taulant Bino.
OWPEJL: Problemet e mbrojtjes sė mjedisit duhet tė jenė parėsore nė tė gjithė veprimtarinė e organizmave shtetėrorė. Nė kėtė kuadėr, si po veprohet konkretisht nga dikasteri juaj?
|
|
Taulant Bino zėvendėsministėr i MMPU
|
T.B. Vendi ynė ka probleme tė shumta mjedisore tė cilat pėrbėjnė shqetėsim jo vetėm pėr qeverinė por pėr tė gjithė qytetarėt. Besoj se probleme tė tilla, si: ndotja e theksuar, humbja nė shkallė tė shpejtė e gjallesave, ritmet e larta tė erozionit janė vėrtet tė rėndėsishme dhe duhet tė pėrbėnin njė detyrė pėr zgjidhje pėr ēdo lloj qeverie, e majtė apo a djathtė. Por, nė ndryshim nga qeveritė e mėparshme, ne kemi sot njė Ministri me funksione mė tė zgjeruara, e cila trajton njėkohėsisht njė mori tematikash, si: pyjet, ujėrat, peshkimin, parandalimin e ndotjes, ruajtjen e biodiversitetit etj. Kjo Ministri ka pra mė shumė forcė vepruese, por, nga ana tjetėr, kemi njėkohėsisht njė rritje edhe tė pėrgjegjėsive. Ministrisė i duhet tė pėrballet me ruajtjen dhe pėrmirėsimin e gjendjes mjedisore dhe me faktorėt qė rėndojnė mbi kėtė gjendje, si: ndotja e ajrit, ujėrave, tokės, ndotja urbane etj. Tirana ėshtė sot njė nga qytetet mė tė ndotura jo vetėm nė Evropė por edhe nė botė. Ne kemi qendra industriale tė vlerėsuara si tepėr tė rrezikshme pėr shėndetin e njeriut, trashėgojmė njė ndotje tė lartė tė ujėrave sipėrfaqėsorė si pasojė e prurjeve urbane tė patrajtuara, sidomos nė zonat bregdetare; kemi trashėguar njė shkallė tė lartė tė humbjes sė biodiversitetit qė lidhet me shkatėrrimin e habitateve dhe nė raportin qė ka njeriu me gjallesat etj. Pėrveē kėsaj, ne ende ndjejmė mungesėn e fondeve tė duhura per ruajtjen dhe rimėkėmbjen e mjedisit, ashtu siē do ta donin tė gjithė qytetarėt e njė vendi demokratik qė synon drejt standardeve tė Evropės sė bashkuar, siē do ta donte ēdo ambjentalist.
Pra, ne kemi njė mjedis me njė gjendje jo tė mirė, ndaj dhe detyrat tona pėr ruajtjen, rehabilitimin e tij janė thjesht shumė tė vėshtira. Duhet sigurisht njė punė mjaft e madhe pėr tė pasur fryte tė suksesshme. Njė gjendje e tillė na vė para pėrgjegjėsive pėr tė sotmen e tė ardhshmen e shoqėrisė sonė. Nė tėrėsi, jemi nė njė situatė mjedisore jo tė lehtė. Pėrmirėsimi kėrkon ndėrhyrje tė shumta tė karakterit strategjik, ligjor, rregullator, si dhe ndėrhyrje tė menjėhershme nė terren.
OWPEJL: Cilat mendoni se janė disa nga veprimet parėsore qė keni ndėrmarrė apo ku do ta pėrqendroni vėmendjen nė kohėn nė vazhdim?
T.B. Kjo qeveri po i kushton vėmendjen e duhur mjedisit. Nė programin e saj, ka njė kapitull tė veēantė pėr mjedisin i cili pėrveē theksimit tė problemeve qė pėrmenda mė lartė, pėrcakton njėkohėsisht edhe pėrparėsitė e saj pėr mandatin qeverisės katėrvjeēar. Kėtė fakt unė e quaj tepėr tė rėndėsishėm sepse bėn tė matshėm veprimtarinė e kėsaj qeverie nė shėrbim tė pėrmirėsimit tė gjendjes mjedisore. Ēdokush mund tė lexojė programin qeveritar dhe pas njė periudhe tė caktuar mund ti kėrkojė qeverisė se ku janė premtimet e saj nė lidhje me mjedisin.
Si fillim, nė katėr muaj qeverisjeje nga ana jonė janė ndėrmarrė disa veprime konkrete Janė organizuar kontrolle masive nė disa sektorė, si: shfrytėzimi i inerteve lumore, peshkimi ne liqenet dhe lagunat kryesore, shfrytėzimin e pyjeve, respektimin e ligjit nė zonat e mbrojtura etj. Janė vendosur plot gjoba, janė sekuestruar mjete tė shumta, janė kryer inspektime tė tjera nė respektim tė masave tė marra. Kontrollet vazhdojnė edhe sot. Ato nuk janė konceptuar si fushatė, por si proces i vazhdueshėm pune nė shėrbim tė zbatimit tė kuadrit ligjor ekzistues. Por kontrollet janė vetėm njė nga hallkat e punės sonė. Pėrveē tyre janė marrė masa pėr pėrmirėsimin e kuadrit ligjor, pėrfundimin e dokumenteve tė rėndėsishme strategjike, si dhe politika qė prekin sektorė tė ndryshėm mjedisorė.
Sot jemi duke pėrgatitur programin vjetor, si dhe njė program tė detajuar pėr gjashtėmujorin e parė tė vitit. Jemi pėrpjekur qė ky program tė jetė sa mė i detajuar, me detyra tė veēanta. Nė tė kemi vėnė si objektiv kryesor forcimin e zbatimit tė kuadrit ligjor nė shėrbim tė mbrojtjes sė mjedisit, sepse ėshtė vėnė nė dukje nga tė gjithė se zbatimi i ligjit nė Shqipėri lė shumė pėr tė dėshiruar. Gjithashtu, po pėrmirėsojmė kuadrin ligjor, sidomos nė drejtim tė akteve normative qė bėjnė tė mundshme zbatimin rigoroz tė ligjeve ombrellė. Po u kushtojmė vėmendje tė veēantė masave qe sjellin pėrmirėsim tė cilėsisė sė ajrit, mbrojtjen e pyjeve dhe frenimin e erozionit, mbrojtjen e faunės, shtimin e sipėrfaqes sė zonave tė mbrojtura, pėrmirėsimin e administrimit tė kėtyre zonave, administrimin e pėrgjegjshėm tė burimeve peshkore, rritjen e transparencės nė administrimin e mjedisit, rritjen e informimit tė publikut pėr gjendjen e mjedisit etj. Po kėrkojmė, gjithashtu, ndėrhyrje nė paketėn fiskale me qėllim pėrmirėsimin e financimeve nė fushėn e mjedisit. Pėr portalin tuaj do tė theksoja rėndėsinė e rritjes sė informimit publik dhe tė transparencės, sepse sa mė i informuar tė jetė publiku dhe sa mė transparent tė jetė vendimmarrja, aq mė e lehtė ėshtė qė publiku tė ndėrhyjė nė politikbėrje e nė vendimmarrje.
OWPEJL: Po flitet shumė pėr njė ristrukturim tė dikasterit dhe tė institucioneve qė varen prej tij. Konkretisht, si ėshtė e vėrteta?
T.B. Zbatimi i kėtij programi vjen edhe nėpėrmjet ristrukturimit tė Ministrisė sė Mjedisit, tė Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave. Ministria do tė organizohet nė drejtori tė pėrgjithshme me drejtime tė qarta politikėbėrėse, kontrolluese, rregullatore dhe shėrbyese. Ky organizim do tė shmangė mbivendosjen e punėve ndėrmjet drejtorive dhe do tė rrisė karakterin e tyre operativ. Mė konkretisht, nė strukturėn e re kemi njė drejtori tė pėrgjithshme tė politikave, qė do tė merret vetėm mė hartimin dhe zbatimin e politikave dhe tė strategjive pėr mjedisin. Kemi krijuar, gjithashtu, njė drejtori tė kontrollit qė grupon tė gjitha forcat tona tė derisotme tė kontrollit ku hyjnė: inspektorati i mjedisit, policia pyjore, inspektoriati i peshkimit dhe forcat e kontrollit tė sektorit tė ujėrave. Po kėshtu, kemi njė drejtori rregullatore, e cila synon tė pėrfshijė vlerėsimin strategjik mjedisor, vlerėsimin e ndikimit nė mjedis, si dhe lejet mjedisore. Pėr tė mbėshtetur veprimtarinė e drejtorive tė mėsipėrme, ėshtė krijuar dhe njė drejtori e pėrgjithshme e shėrbimeve.
Nė kėtė model po punohet edhe pėr ristrukturimet e institucioneve vartėse. Besoj se njė organizim i tillė do tė ndihmojė nė realizimin e programit tė qeverisė, i cili ėshtė me tė vėrtetė mjaft ambicioz.
Por, ristrukturimi i Ministrise nuk zgjidh ende bashkėpunimin nė shkallėn e duhur ndėrmjet dikasterit tonė dhe dikastereve tė tjera, tė cilat kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė me politikat mjedisore. Pėr shembull, jam i shqetėsuar jo vetėm si politikan i ri, por edhe si qytetar, pasi nuk shoh njė pėrmirėsim tė dukshėm nė cilėsinė e ajrit. Kjo temė kėrkon medoemos ndėrhyrjen e disa dikastereve, pasi ministria jonė nuk i kontrollon tė gjitha sektorėt qė ndikojnė nė pėrmirėsimin apo pėrkeqėsimin e cilėsisė sė ajrit, si: cilėsinė e trafikut, cilėsinė e karburanteve, kontrollin e ligjshmėrisė nė investimet e infrastrukturės etj. Me gjithė vėshtirėsitė, Ministria ėshtė treguar e gatshme dhe shumė e pėrkushtuar qė tė pėrdorė ēdo lloj peshe politike pėr tė rritur bashkėpunimin me dikasteret e tjera. Po rinegociojmė marrėveshje me ministritė e tjera, nė mėnyrė qė pėr detyra tė pėrbashkėta tė kemi pėrgjegjėsi tė pėrbashkėta dhe veprime tė pėrbashkėta.
OWPEJL: Kohėt e fundit gjithnjė e mė shumė po vėrehet njė ndėrgjegjėsim dhe qėndrim i vendosur i masave tė gjera, sidomos pėr mbrojtjen e mjedisit, kundėr dukurive tė dėmshme qė lidhen me politikat e qeverisjes dhe tė administrimit tė keq tė mjedisit, si nė rastin e PIE nė Vlorė, tė gjendjes sė mjedisit nė zonat e naftės, nė Porto-Romano, Elbasan etj., cili ėshtė mendimi juaj?
T.B. Vėrtetė tė gjitha kėto raste, e tė tjera, janė ēėshtje mjedisore problematike tė trashėguara nga e kaluara dhe tė shoqėruara me njė trysni tė jashtėzakonshme, pasi nė disa raste kemi tė bėjmė me marrėveshje tė nėnshkruara jo vetėm nga qeveria, por edhe nga Kuvendi i Shqipėrisė.
Pėrsa i pėrket Vlorės, qeveria e mėparshme shqiptare kishte plane shumė tė pėrparuara, tė sanksionuara me vendim tė KRrTSh pėr krijimin e parkut industrial dhe energjetik tė Vlorės. Qeveria kishte ecur pėrpara me marrėveshjet me institucionet ndėrkombėtare pėrsa i pėrket kredive, me marrėveshjet e lidhura me institucionet private financiare, marrėveshje tė nėnshkruara madje edhe nga Kuvendi. Qeveria e re ka ngritur njė komision tė posaēėm, i cili vuri nė diskutim veprat industriale tė gjirit tė Vlorės dhe krijoi mundėsinė qė grupimet ambjentaliste ti shprehin qeverisė mendimin e tyre pėr Vlorėn. Tashmė qeveria po rikoncepton qėndrimin e saj pėr tė gjitha veprat industriale tė parashikuara nė Vlorė. Personalisht mendoj qė pėrqendrimi i industrisė energjitike nė Vlorė mund tė cenojė perspektivėn mjedisore dhe turistike tė kėsaj zone.
Gjithashtu, nė Elbasan ne kemi trashėguar njė situatė emergjente. Kompanitė qė ndotin mjedisin, kanė qenė e janė nėn trysni tė vazhdueshme pėr vendosjen e filtrave dhe zgjidhjen pėrfundimtare tė problemeve qė lidhen me mbrojtjen e mjedisit. Po jo gjithēka shkon mirė. Gjatė inspektimeve tona ėshtė vėnė re se filtrat ekzistojnė dhe punojnė, por mė pas, sipas raportimeve tė ambjentalistėve dhe OJF-ve, filtrat e kanė ndėrprerė funksionimin e tyre tė plotė. Kjo praktikė ėshtė theksuar edhe nga autoritetet lokale. E kemi vlerėsuar kėtė problem dhe po kėmbėngulim nė marrjen e masave konkrete, duke i vėnė para pėrgjegjėsisė ligjore shkaktuesit e ndotjes.
Tė tilla janė edhe rastet e tjera. Jemi nė fazat e para tė qeverisjes, por jemi tė pėrqendruar dhe tė vendosur qė kėto probleme ti kalojmė nėpėrmjet marrjes sė masave konkrete. Ska dyshim qė ne do tė synojmė qė tė zbatojmė ligjin kudo dhe ndaj kujtdo.
OWPEJL: Gjithė kėto detyrime nė administratė, a ju lėnė kohė tė vazhdoni veprimtarinė shkencore?
T.B. Puna nė Ministri apo nė administratė ndryshon sė tepėrmi nga puna nė njė institucion kėrkimor-mėsimor si ai i Muzeut tė Shkencave tė Natyrės dhe tė Fakultetit te Shkencave tė Natyrės. Por ndonėse e ndryshme, mė jep kėnaqėsi. Po pėrpiqem qė kėtė mundėsi administrative ta pėrdorė nė funksion tė zhvillimit tė ideve tė shprehura nga kolegėt e mi ambjentalistė. Unė kam marrė shumė prej ideve tė tyre dhe jam pėrpjekur qė ti pėrkthej ato nė gjuhėn e administratės. Shumė ide jane pėrcjellė tashmė nė programin e qeverisė dhe tė Ministrisė. Pra, kam ndihmuar qė idetė ambjentaliste tė kthehen nė ide politike. Por me kolegėt e mi ndaj dhe pasionin pėr punėn shkencore. Nuk mund tė shkėputem nga ky pasion, pasi pėr mė shumė se 10 vjet kam punuar nė Muzeun e Shkencave tė Natyrės. Kam studiuar jetėn e shpendėve dhe kjo punė mė ka dhėnė njė kėnaqėsi mjaft tė madhe qoftė pėr kuriozitetin shkencor, por edhe pėr ngjyrat e jetės nė terren. Mendoj ende qė me biologėt nuk ndaj vetėm profesionin, por edhe pasionin. Sa herė qe detyra mė kėrkon te zhvendosem nga Tirana, marr me vete dylbitė dhe teleskopin. Besoj se kėto mjete nuk do ti heq kurrė nga dora.
Intervistoi: Bujana Xhindoli.
|