Universiteti i Prishtinės nuk ėshtė imun ndaj korrupsionit
Nė debatin e organizuar dje nė mjediset e Fakultetit Filozofik nga Organizata pėr Demokraci Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Ēohu me temėn Korrupsioni nė Universitetin e Prishtinės u tha se ky Universitet nuk ėshtė imun ndaj korrupsionit. Nė debat morėn pjesė pėrfaqėsues nga Ministria e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė, Rektorati i Universitetit tė Prishtinės, pėrfaqėsues tė organizatave studentore si dhe studentė tė shumtė.
Pėrderisa, Xhavit Rexhaj Drejtor i Drejtoratit pėr Arsim tė Lartė dhe Shkencė nė MASHT, tha se korrupsioni duhet tė luftohet nė tė dy shfaqjet e tij, nė atė real dhe fiktiv. Nė lidhje me debatin nė fjalė Rexhaj shtoi gjithashtu se, nuk ka luftim tė pasuksesshėm tė korrupsionit. Sipas tij, shkaqet e kėtij fenomeni nė Universitet, vijnė si shkak i pagave tė ulėta, numrit tė vendeve tė ofruara nė Universitet, pėrgatitja e studentit pėr provim, organizimi i studentėve, shprehitė e krijuara, niveli i vetėdijes, mungesa i rregullave dhe/apo moszbatimi i tyre dhe nga korrupsioni fiktiv. Leon Malazogu, pėrfaqėsues i Institutit Kosovar pėr Kėrkime dhe Zhvillime tė Politikave (KIPRED) nė hyrjen e tij tha se ėshtė shumė vėshtirė tė luftohet korrupsioni, mu pėr shkakun qė ai ėshtė shndėrruar nė njė vlerė tė pranueshme brenda shoqėrisė dhe se tė gjithė janė pajtuar se ky ėshtė i vetmi fenomen me anė tė sė cilit mund tė kryhet punė. Sipas tij gjithashtu korrupsioni fiktiv ėshtė shumė prezent, dhe se korrupsioni real nuk ėshtė edhe aq i pėrhapur sa flitet. Ndėrkaq Ibrahim Gashi, pėrfaqėsues i Rektoratit tė UP-sė, nuk e mohoj qė UP nuk ėshtė imun ndaj korrupsionit Sipas tij, korrupsioni pėrflitet nga tė gjithė, por kur vjen tek raportimi i tij kjo gjė nuk ndodhė. Ai vazhdoi duke thėnė se nuk ėshtė nė dijeni me ndonjė raportim apo ankesė qė ėshtė bėrė deri mė sot nė adresė tė Rektoratit apo edhe dekanateve nė lidhje me ndonjė rast tė korrupsionit duke ftuar studentėt qė tė janė mė bashkėpunues dhe tė drejtpėrdrejtė nė denoncimin dhe luftimin e kėtij fenomeni, duke i paraqitur rastet tek autoritetet pėrgjegjėse. Xheladin Ujkani, pėrfaqėsues i organizatės studentore 1 Tetori, ka kėrkuar tė informohet se ku janė humbur 500.000 euro tė cilėt kanė qenė tė ndara pėr riparimin e sallės sė leximit nė Fakultetin e Mjekėsisė. Pėrgjigjen nė kėtė pyetje ai e ka marr nga pėrfaqėsuesi i MASHT-it, z. Rexhaj i cili ka thėnė se ka informata tė gabuara, sepse nuk ėshtė lehtė tė avullohet njė shumė aq e madhe parash, duke pėrfunduar se fjalėn e fundit pėr kėtė ēėshtje do ta japė auditori. Sipas pėrfaqėsuesit tė Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė Prishtinės, Sejdi Hoxha, pagesat e ulėta dhe dekurajuese pėr profesorėt e Universitetit, administratat jofunksionale tė fakulteteve janė shkaqet kryesorė qė si rrjedhojė shfaqet korrupsioni. |



