Planeti i Vetmuar e vendos Bosnjėn nė vendin e 43 tė listės sė qyteteve mė tė mira
Planeti i Vetmuar, njė nga nga librat e udhėtimit mė tė mėdhenj nė botė, e vendos Sarajevėn nė vendin e 43 si qyteti mė i mire nė botė, nė botimin e fundit Libri i Qyteteve mė tė Mira. Autorėt e Planetit tė Vetmuar zgjodhėn 200 qytetet mė interesante, tėrheqėse dhe tė rehatshme pėr tė jetuar.
Nė vend tė parė ėshtė Parisi, i ndjekur nga Nju Jorku, Sidnei, Barcalena dhe Londra. Sarajeva ėshtė nė renditjen mė tė lartė tė qyteteve nga ish Jugosllavia, e ndjekur nga Dubrovniku (nė vendin e 59), Lubjana (nė vendin e 84), Zagrebi (nė vendin e 125) dhe Beogradi (nė vendin e 143). Semiha Borovac, kryetarja e Bashkisė sė Sarajevės tha qė pėrfshirja e kryeqytetit tė Bosnjės nė listė ėshtė njė vlerėsim i pėrpjekjes sė qytetit dhe qytetarėve, por gjithashtu ėshtė njė motiv pėr tė vazhduar punėn nė pėrmirėsimin e imazhit tė Sarajevės. Sarajeva ėshtė e njohur nė botė pėr tre gjėra: Vrasja nė Sarajevė e Arkidukės Franz Ferdinand qė ēoi nė Luftėn e Parė Botėrore; Lojrat Olimpike Dimėrore tė 1984; dhe rrethimi mė i gjatė i njohur nė histori e njė kryeqyteti.Borovac beson se Sarajeva duhet tė kthehet nė potencialin e saj natyral, mbi tė gjitha turizmin. Do tė bėj ēdo pėrpjekje pėr ti sjellur kėtij qyteti prestigjin e lojrave tė skive nė malet Olimpike, i cili ėshtė njė kusht i nevojshėm pėr tė sjellė pėrsėri Pishtarin Olimpik nė Sarajevė dhe vendin organizator tė Lojrave Dimėrore edhe njėherė, tha Borovac dhe shtoi qė Sarajeva ka nevojė pėr tė pėrdorur gjithė potencialin e saj nė forma tė ndryshme tė turizmit. Libri i Qyteteve i ka parė tė 200 qytetet e pėrfshira nė listė nėpėrmjet syve tė qytetarėve tė tyre ēfarė flitet nė qytet, legjendat lokale, avantazhet dhe disavantazhet pėr qyetetet e dhėna, vendet mė tė mira pėr ngrėnė ose pirė, jetėn e natės. Libri gjithashtu liston statistika vitale, historinė e ēdo qyteti dhe legjendat se si u krijuan ato. |



