Zyra e OSBE-sė synon tė rrisė vėmendjen ndaj mjedisit
Nė intervistė me z. Rezart Xhelo, shef i zyrės sė ekonomisė dhe tė mjedisit pranė OSBE-sė nė Tiranė, tė kryer nga "Ekolevizja", Xhelo thotė se: Zyra e shėrbimit ekonomik dhe mjedisor pranė OSBE nė Tiranė ofron njė sere programesh. Kryesisht ajo ėshtė pėrqendruar nė asistencėn qė jep pėr qeverinė dhe institucionet e tjera shqiptare pėrpėrmirėsimin e legjislacionit, pėr problemet mjedisore qė ka vendi, pėr institucionet e tjera qė punojnė nė mėnyrė tė pavarur, si dhe pėr shoqėrinė civile.
-Nisma qė ne kemi pėr vitin 2006 e cila pėrkon edhe me njė nismėn rajonale tė OSBE-sė, ėshtė nė lidhje me ratifikimin qė Shqipėria i ka bėrė Konventės sė Aarhusit. Kėshtu, ideja jonė ėshtė qė tė ngremė njė qendėr informacioni pėr publikun pėr ēėshtjet mjedisore. Duhet tė pėrmend qė kjo ėshtė njė nismė e pėrbashkėt me Ministrinė e Mjedisit dhe me organizatat qė kanė dhėnė ndihmesė dhe kanė promovuar deri tani pjesėmarrjen e publikut nė vendimmarrje pėr ēėshtjet mjedisore. Kėtu mund tė pėrmend REC-un, Milieukontakt Oost Europa etj. Tani po punohet pėr tė ngritur njė qendėr, e cila synohet tė jetė njė zyrė e mirėfilltė informacioni pėr gjithēka qė ka tė bėjė me publikime mjedisore qoftė nga organizatat e ndryshme, institucionet shtetėrore, raportet mjedisore kryesisht tė Ministrisė sė Mjedisit etj. Gjithashtu, ėshtė menduar edhe pėr njė sallė qė do tė ofrojė shėrbime interneti pėr shkėmbimin e informacionit mjedisor elektronik. Cila nga nismat qė keni ndėrmarrė, ka rezultuar mė e suksesshme? -Njė nismė mjaft e suksesshme, do tė thosha ėshtė bashkėpunimi qė ne kemi vendosur me Bashkinė e Tiranės dhe qendrėn Eden nė fillimin e projektidesė sė menaxhimit tė mbetjeve, duke filluar me shkollat nėntėvjeēar nė Tiranė. Kjo fushatė tashmė ka filluar me riciklimin e letrės qė mund tė quhet si faza e parė dhe shkallė-shkallė do tė vazhdojė me riciklimin e materialeve tė tjera, si: plastika apo alumini, qė do tė jetė faza e dytė. Dua tė theksoj faktin qė nė ndėrmarrjen e kėsaj fushate kemi pasur njė bashkėpunim mjaft tė mirė si me Bashkinė, qendrėn Eden dhe drejtorinė arsimore rajonale tė Bashkisė sė Tiranės. Si janė marrėdhėniet e OSBE-sė me shoqatat mjedisore? -Aktualisht OSBE-ja nuk ka ndonjė program grantesh tė pėrcaktuar pėr shoqatat mjedisore, por kemi qenė gjithmonė tė hapur pėr ēdo nismė. Kjo sepse nismat vijnė si rrjedhojė e lidhjeve tė drejtpėrdrejta dhe tė vendosjes sė bashkėpunimit me institucionet shtetėrore dhe shoqatat mjedisore. Kėshtu, kur pranė zyrės sonė paraqitet njė OJF me njė projektide, e cila prek njė temė tė ndjeshme pėr bashkėsinė dhe pėrkon me objektivat dhe strategjinė e zyrės sonė, atėherė ajo projektide mund tė kthehet nė njė projekt tė mirėfilltė. Ku e keni pėrqendruar vėmendjen? -Ne jemi kryesisht tė pėrqendruar nė bashkėpunimin qė pėrfshin tre sektorė: shtetėrorin, biznesin dhe shoqėrinė civile. Kėto janė disa lloj nismash, ndaj tė cilave ne jemi shumė tė hapur pėr bashkėpunim. P.sh., si dhe e pėrmenda, ne kemi marrėdhėnie mjaft tė mira bashkėpunimi me sektorin shtetėror, ku mund tė pėrmend kėtu Bashkinė e Tiranės, Ministrinė e Mjedisit etj. Nė disa projektide qė ne kemi pėr nė vazhdim, po punojmė tė pėrfshijmė edhe sektorė tė tjerė shtetėror, si: njėsitė vendore apo pushtet lokale nė bashkitė e tjera. Pėr kėto tė fundit do tė organizojmė trajnime pėr tu dhėnė atyre praktika dhe metodologji pune pėr tė menaxhuar sa mė mire situatat e problemeve mjedisore qė do tė hasen. Ēfarė vendi zė edukimin mjedisor nė veprimtarinė qė kryeni? -Rritja e vėmendjes sė publikut ndaj ēėshtjeve mjedisore ėshtė njė nga pėrparėsitė e OSBE-sė nė Shqipėri. Jo mė kot i kemi kushtuar rėndėsi kėsaj temė pasi ėshtė dhe hapi i parė drejt njė vendimmarrjeje tė mirė apo njė bashkaksion nė mėnyrė qė tė arrihet diēka konkrete nė fushėn mjedisore. Pėr kėtė qėllim, po punojmė sidomos pėr edukimin e brezit tė ri, pėr tė cilėn kemi pėrgatitur Paketėn e gjelbėr (Green pack). Kjo ėshtė njė paketė e cila deri diku tashmė ėshtė futur nė programet mėsimore dhe nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit e tė Shkencės e me DAR tė Bashkisė sė Tiranės po synojmė qė njė pjesė tė mirė tė saj ta pėrfshijmė brenda planit tė detyrueshėm mėsimor nė klasat e arsimit fillor. Intervistoi: Irena Topalli |



