Fushata kombėtare nė mbrojtje tė mjedisit
Gjatė muajit maj, Lėvizja Mjaft! do tė angazhohet nė njė fushatė kombėtare nė mbrojtje tė mjedisit, duke synuar qė tė:
(I) rrisė ndėrgjegjėsimin e qytetarėve dhe interesin e tyre mbi problemet e mjedisit; (II) tė ndryshojė sjelljet e njerėzve dhe tė nxisė qėndrime pozitive kundrejt ambjentit; (III) tė mobilizojė komunitetet nė ndėrmarrjen e aksioneve vullnetare pėr tė mbajtur pastėr qytetet e tyre; (IV) tė lehtėsojė dialogun mes qytetarėve dhe institucioneve pėr tė rritur pjesėmarrjen publike nė vendim-marjen mbi ēėshtjet e ambjentit. Pėr tė arritur qėllimet e mėsiperme, MJAFT ka planifikuar tė implementojė kėto aktivitete: - Karvani Kombėtar i Mjedisit qė do tė nisė nė Tiranė pėr tė udhėtuar nė qytetet e Shkodrės, Rrėshenit, Peshkopisė, Durrėsit, Pogradecit, Beratit, Vlorės, Gjirokastrės, Korēės dhe Fierit. - Forumet Publike nė kėto qytete mes autoriteteve lokale dhe qytetarėve mbi ēėshtjet e ambjentit dhe pėrfshirjen e publikut nė vendim-marrje. - Aksione publike nė qytetet e mėsiperme tė cilat do ti drejtohen njė ēėshtjeje mjedisore specifike pėr secilin nga qytetet. - Njė fushate mediatike informuese, ndėrgjegjesuese dhe mobilizuese pėr qytetarėt, nėpėrmjet spoteve, broshurave, fletėpalosjeve, artikujve, etj. Jemi tė ndėrgjegjshėm se njė ndėrmarrje e tillė kėrkon pėrgjegjesi, por nė tė njėjtėn kohė edhe ide tė reja e gjetje origjinale. Pikėrisht prandaj, kėrkojme bashkėpunimin tuaj nė kėtė nisme tė rėndėsishme. Gjatė ditėve tė ardhshme, dėshirojmė tju ftojmė tė mendoni pėr kėtė nismė. Do tė jemi tė lumtur tė presim prej jush sugjerime pėr produktet qė do tė pėrdorim gjatė fushatės nė mbrojtje tė mjedisit. Nėse keni propozime rreth posterave, reklamave, fletėpalosjeve, motos apo risive tė tjera qė mund tė pėrdorim, ju lutemi tė na shkruani nė info@mjaft.org Lėr njė shenjė nė histori, pėrfshihu! |



