|
24 Korrik 2008

|
 |
Ishulli i Zvėrnecit, Monument Natyror dhe Kulturor, nė rrethin vicioz tė ndėrtimeve pa leje
Nė mes tė ujit tė lagunės sė Nartės, nė gjirin e Vlorės gjendet njė ishull i vogėl me njė sipėrfaqe rreth 7 km2, i quajtur ishulli i Zvėrnecit i cili ėshtė nė listėn e gjatė tė monumenteve natyrore shqiptare. Sapo afrohesh nė rrethinat e lagunės, rrugėn drejt saj mund ta gjeni edhe nėse nuk keni qenė aty kurrė mė parė, mjafton tė ndjekėsh gjelbėrimin e veēantė gjithėvjetor qė duket nė horizont dhe je nė rrugėn e duhur.
|
|
Ishulli i Zvernecit © QKE-Al
|
Mė besoni nuk keni qenė kurrė mė parė nė njė ishull tė tillė. Sapo futesh nė tė, nėpėrmjet njė ure tė gjatė druri, e gjen veten tė rrethuar nga ai gjelbėrim qė vetėm para pak tė ishte dukur i ēuditshėm pėr kontrastin qė kishte me natyrėn pėrreth. Por nuk ėshtė vetėm natyra ajo me tė cilėn pėrballesh, por edhe histori, arkitekturė, vlera tė rralla monumentale tė pėrfaqėsuara kėto nga njė kishė e shekullit tė 13-tė, dhe manastiri pėrkrah saj, tė cilat janė monumente kulturore dhe si tė tilla pronė e shtetit Shqiptar.
Brenda nė kishė gjenden ende pjesė afreskesh origjinale. Shėtitja nė brendėsi tė kėtij pylli ėshtė njė tjetėr aventurė, e ndjen veten si njė fėmijė qė ka zbuluar njė lojė tė re dhe rend pas saj deri sa nuk mundet mė, dhe pėr ēudi pylli i dendur nuk tė ngjall asnjė ndjenjė frike apo kufizimi, nė pak ēaste natyra ėshtė nė gjithė qenien tėnde. Nė rrugėn tėnde mes selvive e dafinave tė vjen keq pėr kėto pemė nė trungjet e tė cilave janė skalitur kushedi sa kryqe, ku fare pranė tyre sheh sa e sa zjarre tė ndezura nga vizitorėt qė fatmirėsisht deri tani nuk kanė shkaktuar dėme madhore, kanoēe dhe plastike tė hedhur pa kujdes gjithkund. Ky ishull ka qenė prej kohėsh vend pelegrinazhi pėr banorėt e zonės tė cilėt ēdo 15 gusht vijnė dhe organizojnė ceremoni fetare dhe kalojnė natėn nė kėtė ishull.
|
|
Ne ishullin e Zvernecit © QKE-Al
|
Gjithashtu Ishulli pėrveē ceremonive fetare tė dasmave dhe pagėzimeve, nga ana e Kishės Autoqefale Shqiptare dhe priftėrinjve shfrytėzohet edhe pėr organizimin e kampingjeve verore pėr fėmijė dhe tė rinj e tė reja tė moshave tė ndryshme, tė cilėt pėrveē argėtimit dhe pushimit marrin kėtu edhe mėsime fetare. Por ky aktivitet ėshtė nė kundėrshtim me ligjin pėr zonat e shpallura monument natyror pasi kėto lloj aktivitetesh gjenerojnė mbeturina urbane, dhe pėrbėjnė rrezik pėr bimėsinė e cila mund tė jetė prehė e prerjeve dhe dėmtimeve. Por duke e konsideruar veten pronare tė ishullit si dhe tė ndėrtimeve shekullore tė tij, Kisha Autoqefale Shqiptare ka menduar qė aktivitetin e saj tė kampingjeve ta organizojė mė mirė, duke gjetur njė zgjidhje me afatgjatė nėpėrmjet ndėrtimit tė njė godine, mensė e kapanon fjetje me beton arme, dhe konstruksion metalik tamam nė hyrje tė ishullit pėrbri kishės shumė shekullore.
|
|
Ndertim ne ishullin e Zvernecit © QKE-Al
|
Ndėrtimi qė ka filluar qė nė Tetor 2005 nuk ka kaluar pa u vėnė re nga institucionet shtetėrore tė Vlorės qė me fillimin e hapjes sė themeleve. Kėshtu Policia Ndėrtimore ka njė praktikė tė tėrė dokumentacioni tė dėrguara nga Drejtoria e Pyjeve, nga ARM dhe projekti Ruajtja e Eko-sitemeve Ligatinore dhe Bregdetare nė Rajonin e Mesdheut qė vepron nė kėtė zonė prej disa vitesh. Tė gjitha dokumentet kėrkojnė me insistim njė gjė tė vetme, NDALIMIN e ndėrtimit nė ishullin e Zvėrnecit, bazuar nė ligjet e Shtetit Shqiptar dhe pikėrisht ne Ligjin nr: 8906, datė: 06.06.2002 pėr zonat e mbrojtura, ku nė nenin 7 pėr Monumentet natyrore thuhet: Nė njė monument natyror zbatohet shkalla e parė e mbrojtjes, ndalohen ndėrtime tė ēdo lloji; prerja e drurėve dhe shkurreve, dhe ngritja e objekteve ēlodhėse argėtuese dhe sportive.
Kisha Autoqefale Shqiptare pretendon se ėshtė nė proces pėr marrjen e lejes sė ndėrtimit pėr kėtė objekt, por duke e ditur mjaft mirė qė njė gjė e tillė ėshtė e pamundur ka bėrė punimet duke shfrytėzuar periudhat e pushimeve festive, dhe kohėn kur kjo zonė ėshtė mė pak e rrahur nga vizitorėt.
Ndėrkohė Policia e Ndėrtimit vazhdon tė koleksionojė shqetėsimet e institucioneve te rrethit dhe te qytetareve te thjeshte dhe vetėm nė 27 Shkurt 2006, nxori vendimin Nr 237 pėr prishjen e ndėrtimit pa leje nė ishullin e Zvėrnecit. Por ėshtė shumė vonė, godina tani ėshtė thuajse e pėrfunduar, edhe nėse Policia e Ndėrtimit do tė zbatojė kėtė vendim, pėrsėri nė hyrje tė ishullit do tė mbetet njė grumbull i madh mbeturinash ndėrtimore, tė cilat do tė rikthehen sėrish shumė shpejt nė njė tjetėr ndėrtim.
Pra njė gjė ėshtė e sigurt, nė tė ardhmen nė hyrje tė ishullit tė mrekullueshėm tė Zvėrnecit do tė gjenden gjithmonė njė ndėrtesė qė do tė gjeneroje mbetje urbane dhe do tė jetė burim ndotje pėr ishullin dhe lagunėn, ose njė gėrmadhe nė qendėr tė kėtij peisazhi, dhe e gjithė kjo sepse mekanizmat shtetėrore pėrgjegjėse nuk arritėn tė tregojnė nė kohė forcėn e ligjit, megjithėse njoftimet i patėn qė nė hapat e para tė bėrjes sė kėtij ndėrtimi.
E hidhur kjo eksperiencė e shumė pėrsėritur nė peizazhin Shqiptar, sidomos atė bregdetar dhe lagunor. Deri kur kėshtu???
Petrit Dervishi
Erika Gavane
Projekti MedWetCoast
|
Nuk ka komente.
|
 |

|
|