for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Pėrfshihu > Fushata skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
24 Korrik 2008

Aktivitet masiv rinor - “Jeto i gjelbėrt“

Shoqata ”Intelektualėt e rinj, Shpresė“ (IRSH), Lėvizja MJAFT, nė bashkėpunim me Bashkinė Shkodėr si dhe me mbėshtetjen e Firmės „BERTONI“ si dhe Hotel Argenti - Velipoje do tė organizojnė me datėn 30 Prill – 1 Maj 2006 nė plazhin e Velipojės nė Shkodėr, njė aktivitet masiv rinor me moton:“Jeto i gjelbėrt“.

Kjo iniciativė synon ndėrgjegjėsimin e tė rinjve si dhe Qeverisjes lokale dhe sektorit privat pėr mbajtjen pastėr tė ambientit si dhe pėr ruajtjen dhe kujdesin ndaj mjedisit me synim shtimin e sipėrfaqeve tė gjelbėrta.

Organizatorėt kanė pėrzgjedhur plazhin e Velipojės me qėllimin qė mesazhi tė jetė sa mė i qartė nė hapje tė sezonit turistik pėr vitin 2006.

Peizazhi natyror qė ofron Plazhi i Velipojės ku rritja e ndėrtimeve nė mėnyrė pa kriter dhe zvogėlimi i hapėsirave tė gjelbėrta janė njė kėrcėnim serioz pėr zhvillimin e turizmit, po ashtu edhe njė kėrcėnim serioz pėr ruajtjen e biodiversitetit si dhe resurseve natyrore qė ofron plazhi i Velipojės.

Rreth 300 tė rinj tė cilėt kane shprehur gatishmėrinė e tyre pėr tė marrė pjesė nė kėtė aktivitet do tė nisen nė ora 16.00 nga sheshi 2 Prilli nė drejtim tė Plazhit tė Velipojės. Akomodimi i tyre do tė bėhet nė Hotel Argenti ku do te zhvillohet gjithashtu edhe mbrėmja artistike. Ne kėtė mbrėmje do tė marrė pjesė edhe kėngėtarja e njohur Ēiljeta Ēiljaga e cila do tė kėndojė muzike live pėr tė pranishmit.

DJ i ardhur nga Londra do tė krijojė sfondin muzikor tė mbrėmjes i cili do t’i shoqėrojė tė rinjtė deri nė orėt e para tė mėngjesit tė 1 Majit.

Gjatė paradites sė 1 Majit ėshtė planifikuar qė tė rinjtė tė pėrshkojnė tė gjithė se bashku bregun e detit duke bėrė pastrimin e tij si dhe duke larguar te gjithė papastėrtitė.

Kjo iniciativė do tė pasohet nga iniciativa tė tjera ambientaliste gjatė muajit Maj ku ndėr tė cilat mund tė pėrmendim Debatin Publik mbi ēeshtjet e ambientit nė Shkodėr qė do tė zhvillohet me 17 Maj.

Pėr ēdo informacion ju lutemi tė kontaktoni me zyrėn e qendrės “IRSH”, tel: 022 484 76 ose email: irsh_centre@yahoo.com

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel