Filloi trajnimi pėr trajner nė kuadėr tė projektit Edukimi kundėr korrupsionit
Gjatė vikendit nė lokalet e Qendrės pėr Arsim tė Kosovės (KEC) ka filluar realizimi i projektit Edukimi kundėr korrupsionit, projekt ky qė ka pėr qėllim vetėdijesimin pėr format dhe mėnyrat e shfaqjes sė korrupsionit nė arsim dhe shoqėri, sikurse edhe pėr strategjitė dhe mėnyrat e luftimit tė tij.
Gjatė trajnimit pjesėmarrėsit u njoftuan mė pėrkufizimin e termit korrupsion, format e paraqitjes se tij, shkaqet qė sjellin deri te paraqitja e tij, si dhe strategjitė pėr luftimin e tij nė shoqėri. Mė vonė u prezantua tema: Korrupsioni dhe edukimi kundėr korrupsionit, pėrmes sė cilės pjesėmarrėsit u njoftuan pėr format e paraqitjes sė korrupsionit nė arsim, kush janė pėrfituesit nė kėtė rast, viktimat, dhe ēfarė duhet tė ndėrmerret pėr ta luftuar atė. Pjesė e veēantė e prezantimeve ishin mėsimet model qė iu paraqitėn mėsimdhėnėsve, pėr t'iu bėrė tė ditur atyre se si mund ta inkorporojnė idenė e luftės kundėr korrupsionit nė kurrikulumin e tyre lėndor. Pėrshtypjet e pjesėmarrėsve dhe profesoreshės nga Lituania pėr pėrmbajtjen e mbarėvajtjen e programit tė trajnimit, udhėheqjen e seancave dhe organizimin e trajnimit ishin jashtėzakonisht pozitive. Nė gjysmėn e dytė tė muajit qershor do tė mbahet pjesa e dytė e trajnimit pėr trajnerė nė kuadėr tė kėtij projekti, ku pritet qė njė numėr i konsiderueshėm i pjesėmarrėsve tė suksesshėm tė certifikohen si trajner. Trajnerėt e certifikuar do tė udhėheqin trajnimet qė do tė organizohen nė rajonet e ndryshme tė vendit nė muajin shtator. |



