Mali i Zi voton pėr pavarėsinė, raportojnė, CESID dhe CEMI
Sipas vlerėsimeve tė fundit tė kryera nga CESID (Qendra pėr Demokraci dhe Zgjedhje tė Lira) 55.3 pėr qind e qytetarėve tė Malit tė Zi votuan pėr Malin e Zi tė pavarur gjatė referendumit tė mbajtur dje.
Qendra pėr Monitorim CEMI me bazė nė Podgoricė raportoi se blloku i pavarėsisė ka pranuar 55.5 pėr qind tė votuesve, nė bazė tė 100 pėr qind tė qendrave tė vendvotimit. E njėjta e dhėnė ėshtė prezantuar edhe mbrėmė nga Millo Gjukanoviq, Kryeministėr i Mali tė Zi. Ai u uroj qytetarėve tė Malit tė Zi shtetin e tyre tė pavarur dhe shprehu bindjen e tij qė shteti do tė pėrshpejtojė progresin e vet drejt Integrimeve Evropiane. Duke ftuar mbėshtetėsit e pavarėsisė nė njė kremtim, Gjukanoviqi dėrgoi njė porosi qė kremtimet nuk duhet tė mbahen nė njė atmosferė nė tė cilėn dikush do tė " ndjehej i turpėruar apo humbės". Gjukanoviq shtoi se nuk do tė ketė asnjė humbės nė shtetin e Malit tė Zi. Komisioni Shtetėror pėr Referendumin ka paralajmėruar rezultatet e saja jozyrtare pėr mėngjesin e tė hėnėn, 22 maj. |



