Konkurrim i Ri nga Fondacioni Kombėtar pėr Zhvillimin e Shoqėrisė Civile
|
Fondacioni kombėtar pėr Zhvillimin e Shoqėrisė Civile njoftoi hapjen e konkursit pėr mbėshtetje financiare tė dy thirrjeve pėr bashkėpunim.
Fondacioni njoftoi konkurrimet e mėposhtme: (1) Nisma civile Kontributi Ynė nė Komunitet: Aktivitete civile pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e jetesės sė publikut nė komunitet lokal. Deri 50 grante me maksimum 15,000 Kuna. (2) Zhvillim i Komunitetit Sė bashku pėr mė mirė: projekte partneriteti qė synojnė zhvillimin ndėrmarrjeve jo-fitimprurėse (ekonomisė sociale). Deri 50 grante me 20,000-150,00 Kuna. (3) Demokratizimi dhe Zhvillimi i Shoqėrisė Civile: Pėr projekte qė promovojnė zhvillimin e shoqėrisė civile, bashkėpunimin rajonal dhe ndėrkufitar, progresin e institucioneve demokratike dhe legjislacionit, aplikimin e teknologjive tė reja. Shuma e fondeve varet nga niveli i rrjetėzimit. Deri 45 grante do tė aprovohen. (4) Mbėshtetje institucionale pėr zhvillimin ose stabilizimin e shoqatave: Ekskluzive pėr shoqatat dhe rrjetet rajonale. Janė tre kategori grantesh dhe 10 grante pėr secilėn kategori. Fondacioni gjithashtu njofton dhe thirrje pėr shprehjen e interesit pėr bashkėpunim: (1) Forcim kapacitetesh pėr shoqata tė shoqėrisė civile nė nivel lokal dhe rajonal. (2) Implementime e studimeve dhe kėrkimeve mbi zhvillimin e shoqėrisė civile nė Kroaci. Afati i fundit pėr aplikimet pėr tė gjitha grantet dhe thirrjet pėr projektet ėshtė 11 Shtator 2006. Dokumentet e aplikimeve si dhe informacion shtesė do tė gjeni nė zaklada.civilnodrustvo.hr, ose me e-mail nė adresėn natjecaj@civilnodrustvo.hr. |



