Ombudspersoni i Kosovės lėshon raportin e gjashtė vjetor me radhė
Institucioni i Ombudspersonit nė Kosovė ka lėshuar Raportin e tij tė Gjashtė Vjetor me radhė (2005-2006), i pari i cili do ti dorėzohet dretpėrdrejt Kuvendit tė Kosovės e jo siē ka ndodhur deri tani tek Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara.
Raporti Vjetor paraqet njė vlerėsim tė gjendjes sė tė drejtave tė njeriut nė Kosovė nga perspektiva e tė ngarkuarit nė rolin e Ombudspersonit, Z. Hilmi Jashari. Raporti gjithashtu paraqet mandatin, aktivitetet dhe perspektivat e tė ardhmes sė Institucionit tė Ombudspersonit. Pėrkundėr fazės vijuese tė tranzicionit, Z. Jashari tha sot qė Institucioni vazhdon tė adresojė problemet me tė cilat njerėzit pėrballen nė baza ditore. Gjatė periudhės sė raportimit, mė shumė 4000 njerėz kanė kontaktuar Institucionin pėr tė paraqitur ankesa apo pėr tė kėrkuar kėshilla, dhe 78 Ditėt e Hapura janė organizuara nė zyrat qendrore dhe fushore tė Institucionit. Mungesa e pėrgjegjėsisė sė administrimit publik, mbrojtja e pamjaftueshme e tė drejtave tė pakicave kombėtare, mungesa njė sistemi tė sigurisė shoqėrore, korrupsioni, nepotizmi dhe krimi i organizuar janė faktorėt kryesorė qė kanė pėrhapur njė sIstem tė paqartėsisė ligjore pėr qytetarėt, sa Z. Jashari. Kėta faktorė kanė penguar funksionimin e duhur tė autoriteve pėr zbatimin e ligjit dhe gjyqėsorit. Raporti Vjetor gjithashtu thekson problemet e rritjes sė margjinalizimit tė ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me tė drejtat e njeriut nė mes tė bisedimeve tė ngarkuara politike mbi statusin e ardhshėm tė Kosovės. Z. Jashari ka ftuar krijuesit e politikave, udhėheqėsit qeveritar dhe zyrtarėt publik qė tė vazhdojnė me ndihmėn e tyre ndaj Institucionit tė Ombudspersonit dhe tė zotohen qė tė bėjnė mbrojtjen dhe respektimin e drejtave tė njeriut njė realitet tė sinqertė nė Kosovė. Raporti Vjetor (2005-2006) mund tė gjendet online nė www.ombudspersonkosovo.org. |



