Standard  
  Intranet  
  Trade  
  News  

Warning: main(ezlink/user/menubox.php) [function.main]: failed to open stream: No such file or directory in /var/www/ezpublish/sitedesign/standard/frame.php on line 164

Warning: main() [function.include]: Failed opening 'ezlink/user/menubox.php' for inclusion (include_path='/var/www/ezpublish/:/var/www/ezpublish/pear:.:/usr/share/php:/usr/share/pear') in /var/www/ezpublish/sitedesign/standard/frame.php on line 164

0

Dua tė shkoj nė Shqipėri…

Por pėrpara se tė nisesh, duhet tė mendohesh mirė: ku, si dhe pse duhet tė shkosh! Nėse preferoni tė vizitoni Shqipėrinė kėtė vit, ka njė lajm tė mirė pėr ju! Veē plazhit nė detin e mrekullueshėm tė Jonit dhe tė Adriatikut, pra veē kėnaqėsisė qė mund t’ju falė bregdeti shqiptar, kėtė vit mund tė merrni pjesė nė njė aktivitet kulturor qė padyshim mund t’i shtojė vlerat e pushimeve tuaja.
Ai do tė zhvillohet nė plazhin pothuajse tė virgjėr tė Livadhit, vetėm 5 km larg nga Himara, buzė detit Jon.
Posteri i MjaftFest
Posteri i MjaftFest © MjaftFest

Titullohet MJAFT! Fest, dhe ėshtė njė event, ndėr mė tė rėndėsishmit nė Shqipėri gjatė stinės sė verės, ku artistė tė njohur nė tė gjithė Europėn do tė performojnė artin e tyre pėrgjatė tre ditėve.

Nė datėn 28, 29 dhe 30 korrik, edhe ju mund tė merrni pjesė nė edicionin e katėrt tė kėtij festivali, qe organizohet nga Lėvizja MJAFT! Vetėm fare pak vite mė parė, shqiptarėt mundėn tė ndanin bregdetin e Adriatikut, mes tyre, mes shqiptarėve qė jetojnė nė Shqipėri dhe atyre qė jetojnė nė Kosovė. Impakti ishte ndoshta i paparashikueshėm: shqiptarėt e Kosovės zbuluan se ‘parajsa’ shqiptare duhet tė ishte mė e mirė…

Mbi tė gjitha mė e mirė nė infrastrukturė, dhe nė cilėsinė e shėrbimeve qė duhet tė ofrojė. Ndaj MJAFT Fest!, sipas organizatorėve tė tij, mund tė jetė njė rast i mirė qė mund t’ju tregojė se gjėrat ndryshojnė... Chick’s on Speed, njė grup tepėr provokues nga Gjermania, do tė performojnė pėr herė tė parė nė Shqipėri, nė edicionin e katėrt tė kėtij festivali, i cili, sipas organizatorėve pritet tė vizitohet nga "mbi 5000 tė rinj nga Shqipėria, Kosova dhe vende tė tjera". Chick’s on Speed, janė vetėm tre vajza tė cilat kanė dashur tė thyejnė tė gjitha rregullat dhe ia kanė arritur me sukses!

Ato kanė ndihmuar publikun tė kuptojė se pėrmes artit nuk mund tė ketė rregulla.... Ndaj edhe janė njė ndėr grupet gjermane mė tė suksesshme sot tė muzikės kontemporane. Ndonėse me njė karrierė relativisht tė shkurtėr, ato kanė pasur ecejake domethėnėse nė kontekstin e njė bote tė ashpėr menaxheriale. E nisėn karrierėn e tyre nė njė vit tė mbrapshtė pėr Shqipėrinė: nė vitin 1997, nė Akademinė e Muzikės nė Mynih, "kryeqyteti jugor"i Gjermanisė. Por pėrnjėherė tėrhoqėn vėmendjen e medias dhe papritur e gjetėn veten pėrpara njė publiku gjithnjė e mė tė shumtė nė numėr. Qė do tė thotė se, ndonėse e nisėn gjithēka pėr tė plotėsuar njė nevojė tė tyren, nevojėn pėr tė krijuar, papritur u gjendėn pėrpara nevojės tjetėr: asaj sė publikut pėr t’i dėgjuar! Kjo, mbi tė gjitha do tė thotė pėrgjegjėsi....

Ndaj edhe vendosėn tė pėrballen me tregun e ashpėr tė muzikės derisa nxorėn, njė vit mė vonė, pra nė vitin 1998, albumin e tyre tė parė. Ato tė tria, nuk janė i vetmi grup qė do tė performojnė nė MJAFT! Fest 2006. Do tė jenė tė pranishėm pėr publikun edhe Visionary Underground & Dr. Das (Asian Dub Foundation) (UK), Live Act Steve Dragon (Gjermani), Supernova (Shqipėri), si dhe artistėt nga Kosova Kthjellu, si dhe N.R. & Besa., DJs Toton & Goya, etj. Nė ditėn e dytė tė kėtij aktiviteti do tė performojnė disa nga grupet mė tė njohura ndėrkombėtare nė rrymat e mėsipėrme muzikore. Pėrveē Chicks on Speed (Gjermani), do tė jenė tė pranishėm edhe Mauracher (Austri) , Gabriel le Mar (Gjermani), The Blazing Zoos (UK), Astrid Williamson (UK), PMG Collective (Maqedoni), etj. Me shume interes pritet gjithashtu pjesėmarrja e Mauracher, ndėrsa pėrsa i pėrket pjesėmarrjes sė artistėve solo, organizatorėt vėnė nė dukje Gabriel Le Mar.

MJAFT FEST u lancua katėr vjet mė parė si rezultat i asaj qė organizatorėt e quajtėn "njė apati absolute qė mbizotėronte, dhe fatkeqėsisht ende vazhdon tė mbizotėrojė, nė institucionet qeveritare tė cilat janė tė angazhuara pėr tė promovuar artin dhe kulturėn nė Shqipėri". Edicion pas edicioni, MJAFT FEST-i mori plotėsisht formė. "Tashme mund tė themi me siguri se ky aktivitet ka zėnė njė vend tė veēantė nė jetėn kulturore tė Shqipėrisė", shprehet Endri Fuga, njė prej organizatorėve tė kėtij eventi. Kėtė vit, ju mund tė shkoni nė plazhin e Durrėsit, sic keni shkuar vitet e fundit.

Por mund tė vizitoni edhe MJAFT Fest! nė Livadh tė Himarės. Njė web-site zyrtar i kėtij aktiviteti MjaftFest mund t’ju sugjerojė gjithēka praktike nėse dėshironi tė ‘ndėrmerrni’ kėtė iniciative...

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.

Kyēja
Emri i pėrdoruesit:



Rezultate

Sondazhe


Powered by eZ publish