for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Desenvolupament > Alimentació skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Dhjetor 2008

Tregu i prodhimeve organike, njė sfidė pėr bujqėsinė shqiptare

Shumėkush nga tė huajt ėshtė habitur kur ka parė nė tregun shqiptar fruta, perime, mish apo bulmet me etiketimin “prodhim vendi”. Kjo nuk ėshtė aspak e zakonshme nė vendet e tjera tė Europės. Nėse bėjmė njė shpjegim tė shpejtė tė fenomenit mund tė themi me bindje se arsyeja ėshtė e thjeshtė; shija e prodhimit vendas ėshtė dukshėm mė e mirė se mallrat e importit. Nėse vazhdojmė mė tej arsyetimin e thjeshtė, shija ėshtė mė e mirė pėr arsye se prodhimi bujqėsor apo ai blegtoral ose ėshtė “organik” ose ėshtė pothuaj organik. Duke qenė se prodhimi organik mbėshtetet nė parimet e respektimit tė natyrės, produktet bujqėsore e blegtorale t1 ardhur nga kjo bujqėsi sigurojnė raportet mė tė mira nė proceset e natyrshme biokimike, duke i dhėnė produktit jo vetėm parametra mė tė mirė ushqyes por edhe shije mjaft tė mirė nė krahasim me prodhimin bujqėsor industrial.


Pas kolapsit nė fillim tė viteve 90 vėrshuan nė tregun shqiptar produkte tė njė cilėsie tė ulėt tė prodhimeve bujqėsore. Pas dehjes sė parė nga njė farė bukurie e prezantimit tė mallit, u evidentua nga konsumatori diferenca e madhe nė shije e produkteve tė vendit me ato tė importit. Nė njė kohė tė shkurtėr, prodhimi vendas mori vlera cilėsore dominante. Kjo dominancė ėshtė edhe mė evidente sot.


Nė vitin 1996, nga njė studim i Ministrisė sė Bujqėsisė rezultonte se 11% e fermerėve nuk pėrdornin farė kimikate nė fermat e tyre. Dhe njė numėr i madh i tyre perdorin shumė pak. Krahasuar me Europen, niveli i pėrdorimit tė kimikateve nė bujqėsinė shqiptare ka qenė dhe ėshtė ndjeshėm mė i ulėt. Pra kemi tė bėjmė me njė bujqėsi me potencial tė madh tė zhvillimit tė bujqėsisė organike. Nė kėtė terren, lindi nė vitin 1997 Shoqata e Bujqėsise Organike, e cila me aktivitetet e saj e ka kthyer bujqėsine organike nė njė faktor kontribues pėr zhvillimin e tėrė bujqėsisė shqiptare. Ka lindur njė eksport i prodhimeve organike, kryesisht pėr vajin e ullirit e pėr bimet mjekėsore e erėzat. Kėrkesa nė rritje ka pėr perime tė freskėta. Por ka lindur edhe njė treg lokal. Nėse dikush dėshiron tė konsumojė “prodhime organike” ai mund t’i gjejė ato nė disa pika nė Tiranė sė paku. Gjithashtu, nė stenda tė posacme nė hypermarket, nė njė kohė qė mund tė themi se ky treg ėshtė nė ekspansion. Ėshtė fjala pėr produkte tė certifikuara sipas standarteve tė “SHBO”-sė, qė janė nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare. Por nėse marrim nė konsideratė jo skemat certifikuese, por praktikat e bujqėsise organike qė aplikohen nė Shqipėri, nuk ka dyshim se Shqipėria ėshtė ndėr vendet e para nė Europė me prodhim e konsum “organik”. Ajo qė mungon ėshtė promovimi i prodhimit vendas e bashkė me tė prodhimi organik.

Bujqėsia organike pėrmireson shėndetin e tokės, bimės, kafshės, njeriut dhe planetit.
Ky parim tregon qė shėndeti i individėve dhe komuniteteve nuk mund tė ndahet nga shėndeti i ekosistemeve. Toka tė shėndetshme prodhojnė bimė tė shėndetshme qė japin shėndet tek kafshėt dhe njerėzit. Shėndeti ėshtė tėrėsia dhe integriteti i sistemeve tė gjalla. Ai nuk ėshtė thjesht mungesė e sėmundjes, por mbajtja e mirėqėnies fizike, mendore, sociale dhe ekologjike. Imuniteti, aftėsia ripertėritėse dhe rigjeneruese janė karakteristika kyēe tė shėndetit.

Roli i bujqėsisė organike, nė bujqėsi, pėrpunim, shpėrndarje apo konsum, ėshtė tė mbajė dhe permirėsojė shėndetin e ekosistemeve dhe organizmave nga mė tė voglat nė tokė deri tek qėniet njerėzore. Nė veēanti, bujqėsia organike ka pėr qėllim tė prodhojė cilėsi tė lartė, ushqim me vlera qė kontribuon nė paraprirjen e kujdesit shėndetėsor dhe mirqėnies. Nė kėtė kuptim ajo shmang pėrdorimin e plehrave kimike, pesticideve, stimulantėt pėr kafshėt qė mund tė kenė efekte nė shėndet.

Lavdosh Ferruni
Shoqata e Bujqėsisė Organike

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel