MJAFT reagon pėr buxhetin e arsimit
|
Ndonėse klima politike nė vend paraqitet tejet e tensionuar, ka ende disa probleme tė tjera nė vend tė cilat nuk duhen anashkaluar nė asnjė mėnyrė. Njė prej tyre ėshtė arsimi!
Nė lidhje me kėtė problem, Lėvizja MJAFT! fton parlamentin shqiptar qė ta rishikojė Buxhetin e shtetit duke alokuar mė shumė para nga buxheti suplemetar, pėr arsimin.
Buxheti pėr arsimin, pėr vitin 2006, do tė pėrbėnte nė buxhetin e parė vetėm 2.98% e Prodhimit tė Brendshėm Bruto (PBB), ndėrsa projekt-buxheti suplementar i paraqitur me 25 qershor 2006 parashikon njė rritje tė buxhetit tė arsimit me njė shifėr prej 100,000,000 lekėsh. Lėvizja MJAFT! mendon se ajo ėshtė e papėrfillshme pėr nevojat e arsimit shqiptar. Ia vlen tė citojmė kėtu njė ndėr premtimet mė tė rėndėsishme tė qeverisė, ku theksohej se: "shpenzimet publike pėr edukimin, pėrfshi atė universitar, do tė pėrbėjnė zėrin e parė nė buxhetin e shtetit duke arritur nė njė nivel prej 5% tė PBB." (nga Programi i Qeverise 2005-2009 paraqitur ne Kuvendin e Shqiperise 08.09.2005, fq 41). Faktet tregojnė se buxheti i arsimit ka rėnė ndjeshėm. Nė vitin 2005 zėri i buxhetit tė arsimit pėrbėnte 10.4% tė buxhetit tė shtetit. Kjo pėrqindje mbeti e pandryshuar dhe nė buxhetin e parė tė hartuar nga qeverisja e maxhorancės sė re megjithė premtimin e saj pėr ta dyfishuar kėtė buxhet. Nė buxhetin suplementar, buxheti pėr arsimin pėrbėn tashmė vetėm 10.1 tė buxhetit tė shtetit. Kjo e dhėnė ėshtė njė tregues i qartė se arsimi jo vetėm qė nuk ėshtė konceptuar si prioritet kur ėshtė hartuar ky projekt-buxhet, por ėshtė madje trajtuar si tė mos ishte fare nė listėn e prioriteteve. Lėvizja MJAFT mbetet e mendimit se buxheti pėr arsimin ėshtė njė nga indikatorėt kryesorė qė tregojnė zhvillimin e arsimit nė vend. Nė mėnyrė qė premtimet apo deklaratat sipas tė cilave arsimi pėrbėn njė prioritet pėr maxhorancėn, tė mos mbeten demogogji boshe, MJAFT! fton pra parlamentin shqiptar dhe qeverinė qė ta rishikojnė me seriozitetin e duhur kete problem. |



