for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Korupcija & Transparentnost skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Dhjetor 2008

ĒOHU dhe Koalicioni Anti-Korrupsion reagojnė pėr gjendjen e rėndė energjetike

Me anė tė njė letre tė hapur qytetarėve tė Kosovės dhe Kuvendit, Organizata pėr Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - ĒOHU dhe Koalicioni Anti-korrupsion kanė reaguar mbi gjendjen e rėndė energjetike nė Kosovė si dhe problemet e tjera qė prekin aspekte tė ndryshme tė jetės publike. Bashkė me reagimin ėshtė shpėrndarė poashtu edhe njė listė me emrat dhe kualifikimet e qeveritarėve tė Kosovės pėr tė treguar se sa kompetent dhe profesionist pėr punėn qė bėjnė ėshtė ky kabinet qeveritar.

Sipas, tė lartėpėrmendurave, ndėrprerjet e vazhdueshme tė energjisė elektrike tė cilat po i pėrjeton Kosova nė vazhdimėsi, po shkaktojnė dėme tė mėdha ekonomike dhe depresion tek qytetari. Askush ende nuk ka dhėnė pėrgjegjėsi pėr kėtė gjendje katastrofike dhe Qeveria nuk ka treguar asnjė shenjė se brengoset pėr kėtė qė po ndodhė.

"Organizata ĒOHU dhe Koalicioni anti-korrupsion janė tė brengosur edhe pėr gjendjen e rėndė nė aspektet tjera tė jetės publike. Qeveria ka dėshtuar nė ndėrtimin e njė sistemi shėndetėsor tė dinjitetshėm pėr qytetarin e Kosovės. Kjo Qeveri nuk ka pasur as njė pėrgjigje tė vetme pėr keqpėrdorimin e parasė publike. Kjo Qeveri poashtu nuk i ka dhėnė pėrgjigje asnjė auditimi (kontrolli) tė vetėm pėr shpenzim tė parasė publike, nė tė cilat janė konstatuar shkelje tė rėnda nga zyrtarė tė lartė qeveritar" thuhet nė reagim.

"Prandaj, Koalicioni Antikorrupsion kėrkon nga Kuvendi i Kosovės qė mė nė fund tė marrė nė dorė rolin pėr ēka ėshtė votuar dhe tė bėjė vetė vlerėsimin e punės sė qeverisė. Kuvendi i Kosovės duhet tė formojė njė komision pėr tė hetuar shkeljet qė kanė bėrė zyrtarėt e lartė nė kėtė Qeveri dhe tė marrė masat pėr tė dalur nga kjo situatė e papėrgjegjėsisė totale. Gjithashtu, Kuvendi duhet tė themelojė njė komision tė veēantė pėr hetimin e situatės sė furnizimit me energji elektrike dhe investimet nė KEK nė 7 vjetėshin e pasluftės" pėrfundon reagimi i nėnshkruar nga Organizata pėr Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - ĒOHU - Prishtinė, “Iniciativa pėr Progres” - Ferizaj, Organizata “Syri i Vizionit” - Pejė dhe Organizata “Fisnikėt” – Prizren.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel