Artistėt qė MJAFT mblodhi nė Himarė
Chicks on Speed performuan pėr herė tė parė nė Shqipėri, nė edicionin e katėrt tė MJAFT! Fest, qė u organizua nė plazhin Livadh, 5 km larg Himarės.
Mijėra tė rinj nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Hungaria, Serbia, si dhe nga vende tė tjera tė Europės ndoqėn kėtė performancė, e cila ishte jo pak provokuese, sidomos nė tekstet dhe nė videot qė i shoqėruan ato pėr orė tė tėra nė skenėn e MJAFT FEST. Ky eveniment, qė organizohet pėr herė tė katėrt nga kjo lėvizje, u ndoq nga rreth 5 mijė tė rinj, tė cilėt u akomoduan nė cadra verore tė siguruara nga organizatorėt. Ndėrkohė qė performuan pėr publikun edhe Mauracher (Austri), Visionary Underground & Dr. Das (Asian Dub Foundation) nga Britania e Madhe, Live Act Steve Dragon nga Gjermania, Kthjellu nga Kosova, Digital Tooki nga Serbia, etj. Festivali zgjati tre ditė. |



