Lobi i ri i Grave pėr Paqe apelon pėr votė tė shpejtė nė Kosovė
|
3 gusht, 2006, Prishtinė dhe Washington, DC: Trembėdhjetė gra udhėheqėse nga gjashtė vende evropiane kanė apeluar nė bashkėsinė ndėrkombėtare qė tė mbaj zgjedhjet nė Kosovė dhe tė respektojė rezultatet.
Duke u takuar nė Zagreb nga 15 deri mė 19 korrik, nėn patronazhin e Fondit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillimin pėr Gratė (UNIFEM), gratė gjithashtu themeluan njė grup tė ri, Lobi i Grave pėr Paqe, Siguri dhe Drejtėsi nė Evropėn Juglindore, qė tė avokojė pėr paqe nė Ballkan dhe pėr njė rol mė tė madh tė grave nė rindėrtim. Pjesėtaret e Lobit vijnė nga Shqipėria, Bosnja, Kroacia, Mali i Zi dhe Kosova. Ato pėrfshijnė edhe Igo Rogova, drejtoreshė e Rrjetit tė Grupeve tė Grave tė Kosovės, partnere e Projektit Avokimi (AP). Themelimi i Lobit paraqet edhe njė deklaratė tjetėr tė fuqishme dhe konstruktive nga gratė prej Serbisė dhe Kosovės nė njė kohė kur udhėheqėsit e tyre nė tė dyja anėt janė duke u refuzuar. Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica rishtazi ka thėnė se Serbia me mė dėshirė do tė humbiste anėtarėsimin nė Bashkimin sesa tė humbte Kosovėn. Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu ka insistuar qė pavarėsia nuk ėshtė e negociueshme. Lobi i ri fton qė statusi i Kosovės tė vendoset nė njė votim tė shpejtė pa masa tė pėrkohshme (siē ėshtė misioni aktual i KB-sė), dhe qė ky vendim tė respektohet. Marrė parasysh qė shumica dėrrmuese e kosovarėve pritet qė tė votojnė pėr njė Kosovė tė pavarur, kjo mund tė shihet si njė koncesion nga tri pjesėtaret serbe tė grupit - Natasha Kandiq, Sonja Biserko dhe Sllavica Stojanoviq. Por fokusi i komunikatės qėndron nė shėrimin e plagėve tė luftės sė vitit 1999, e cila prek tė dyja palėt. Ajo fton qė tė zgjidhet ēėshtja e tė zhdukurve nė tė dyja anėt. Kjo do tė pėrfshinte qė pothuajse 2,500 persona ende tė pagjetur nga lufta e vitit 1999, shumica prej tyre shqiptarė tė Kosovės. Komunikata gjithashtu apelon pėr kthimin e refugjatėve nė Kosovė dhe garanci tė plota pėr pakicat. Kjo kryesisht do tė prekte popullatėn serbe tė Kosovės. Ky pėrqendrim nė bashkėpunim dhe pragmatizėm ėshtė njė vulė e ndėrtimit tė paqes sė grave. Kjo ka inspiruar themelimin e fundit tė Koalicionit tė Grave pėr Paqe, njė iniciativė e re bashkėpunuese nė mes tė RrGGK-sė nė Kosovė dhe Rrjetit tė Grave nė tė Zeza nga Serbia. AP (Projekti Avokimi) ka dominuar Koalicionin nė fjalė pėr Ēmimin e sivjetshėm tė Rezolutės 1325, i cili jepet nga Taskforce-i Grave Holandeze nė Konflikt. Praktikantja e AP-sė Barbra Bearden, e cila ėshtė duke punuar me RrGGK-nė kėtė verė, ka ndihmuar qė tė skicohet nominimi. * Pėr njė kopje tė komunikatės, dėrgoni e-mail tek igorogova@yahoo.com * Pėr RrGGK-nė, vizitoni: http://www.womensnetwork.org/ * Pėr Blogun e Barbra-s, vizitoni: http://www.advocacynet.org/cpage_view/06kwn_BarbsBlogs_77_440.html |



