"Promovimi dhe Shpėrndarja e Praktikave mė tė Mira tė Qeverisjes me Pjesėmarrje nė nivel Ballkanik
|
Sė fundmi, me njė financim tė Balkan Trust for Democracy (BTD), njė projekt i German Marshall Fund dhe SIDAs, Partnerėt-Shqipėri, Qėndra pėr Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti, do tė implementojė projektin "Promovimi dhe Shpėrndarja e Praktikave mė tė Mira tė Qeverisjes me Pjesėmarrje nė nivel Ballkanik midis 9 Bashkicve ne Shqipėri, Maqedoni dhe Mal tė Zi.
Projekti do tė identifikojė dhe promovojė disa nga praktikat mė tė mira mbi pjesėmarrjen e qytetarėve nė vendimmarrjen e qeverisjes vendore, nė 3 shtete kufitare, Shqipėri, Mal i Zi dhe Maqedoni. Partnerė implementues me Partnerėt-Shqipėri nė kėtė projekt janė OPEN-Partnerėt pėr Zhvillim nė Maqedoni dhe Qėndra Mesdhetare e Trajnimit nė Mal tė Zi si dhe 9 Bashki, Elbasani, Durresi, Shkodra nė Shqipėri, Karvardaci, Veles dhe Karposh nė Maqedoni si dhe Ulqini, Bari dhe Podgorica nė Mal tė Zi. Tre partnerėt e kėtij projekti nėn rolin koordinues tė Partnerėve Shqipėri, Qėndra pėr Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti do tė: - Identifikojnė praktikat mė tė mira mbi Qeverisjen Vendore me Pjesėmarrje nė 3 bashkitė e shteteve pėrkatėse. - Organizojnė tryeza tė rrumbullakta diskutimi nė nivel lokal, me pjesėmarrjen e pushtetit vendor, shoqėrisė civile dhe pėrfaqėsuesve nga komuniteti i biznesit. Kėto diskutime do tė fokusohen nė mėsimet e nxjerra, mėnyra pėr tė pėrmirėsuar dhe mbajtur efektive proceset me pjesėmarrje ne nivel pushteti vendor. - Organizojė tre workshope nė cdo shtet pjesėmarrės pėr tė ndarė dhe diskutuar praktikat mė tė mira lokale pėrmes njė rasti studimor, me pjesėmarrės nga qeveria vendore dhe shoqėria civile. Kėto workshope do tė pasohen nga vizita studimore nė bashkitė e cdo shteti. Qėllimi final i kėtij projekti ėshtė facilitimi dhe pėrhapja e praktikave mė tė mira mbi qeverisjen vendore me pjesėmarrje, ndėrtimin e partneriteteve midis bashkive tė tre shteteve kufitare dhe krijimin e mundėsive pėr mundėsi bashkėpunimi nė tė ardhmen. |



