for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Gradjansko drustvo skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Dhjetor 2008

MJAFT! proteston nė Gjirokastėr

Aktivistėt e Lėvizjes MJAFT! nė qytetin e Gjirokastrės protestuan sot (e premte) kundėr asaj qė ata e quajtėn “indiferencė totale tė ekzekutivit ndaj nevojave dhe kėrkesave reale tė qytetarėve shqiptarė”.

Ashtu sic bėnė dy ditė mė parė nė Tiranė, edhe nė Gjirokastėr aktivistėt e MJAFT! ndėrtuan pėrpara Muzeut Etnografik (ish shtėpia e diktatorit Hoxha) njė strukturė murale qė simbolizoi, sipas tyre, ndarjen mes ekzekutivit qė tenton cdo ditė tė zgjerojė pushtetin e vet, dhe qytetarėve, hallet e te cileve vazhdojnė tė shkojnė nė vesh tė shurdhėt.
“Ekzekutivi ka harruar nė mėnyrė absurde kėrkesat jetike tė qytetarėve pėr ujė, drita, shėrbime mė njerėzore nė shėndetėsi, arsim, administratė publike, etj.”, tha Leart Kola, aktivist i MJAFT!.

Nė kėtė protestė morėn pjesė dhjetėra aktivistė tė MJAFT! nė qytetin e Gjirokastrės. Pėrvec mungesės sė pėrpjekjeve konkrete tė ekzekutivit pėr pėrmirėsimin e shėrbimeve nė kėtė qytet, ata theksuan gjithashtu mungesėn e pafalshme tė njė strategjie pėr koordinimin e projekt-ideve tė shumta qė synojnė ta shndėrrojnė Gjirokastrėn, tashmė njė Pasuri Kulturore e mbrojtur nga UNESCO, nė njė qendėr tė mirėfilltė turistike.

“Po shohim qė Gjirokastra po shkatėrrohet cdo ditė, po shikojmė edhe njė interesim tė konsiderueshėm tė shumė faktorėve tė huaj dhe shqiptarė pėr ta ndalur kėtė situatė, por ama po pėrjetojmė mungesėn absurde tė njė vizioni tė qeverisė pėr t’i koordinuar kėta faktorė dhe kėto projekt-ide”, tha Besjan Pesha, aktivist i MJAFT dhe njėkohėsisht qytetar i Gjirokastrės.

Protesta e Gjirokastrės ėshtė e dyta e kėtij lloji qė Lėvizja MJAFT organizon pas asaj nė Tiranė, dy ditė mė parė. Duket se klubet qytetare tė Lėvizjes MJAFT nėpėr Shqipėri janė tė vendosura pėr ta vazhduar kėtė protestė, e cila kėsisoj merr pėrmasat e njė proteste kombėtare.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel