for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Gradjansko drustvo skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Dhjetor 2008

MJAFT, nė protestė pėr ujin

Lėvizja MJAFT do tė zhvillojė njė protestė pėrpara zyrave tė Ministrisė sė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, ditėn e Hėnė, 28 Gusht, nė mesditė.

Arsyet e kesaj nisme qytetare, janė tė shumta!
80% e familjeve shqiptare nuk kanė ujė nė shtėpitė e tyre (Raport i Bankės Botėrore “Albania – Water Supply and Sanitation Sector Strategy, Tiranė 2005).
Qindra tė rinj dhe tė moshuar, paraqiten pranė qendrave spitalore si pasojė e konsumimit tė ujit tė ndotur (Burime zyrtare pranė Qendrės Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”, korrik-gusht 2006).

Arsyeja: Uji i pishėm dhe infrastruktura e kanaleve tė zeza nė Shqipėri ėshtė shumė e vjetėr, e dėmtuar dhe aspak eficente (Banka Botėrore, raporti i mesiperm).
Kėtė vit turizmi shqiptar u dėmtua rėndė nga kufizimet e mėdha tė furnizimit me ujė tė pijshėm (Top Channel, gusht 2006).

Institucionet kanė dėshtuar nė masėn 100 % pėr tė parandaluar dėmet direkte qė i bėhen cdo ditė sistemit tė ujėsjellės-kanalizimeve nė tė gjithė vendin. E madje, shumė dėme tė tjera, ato qė shkatėrrojnė pasuritė ujore nė vend, jo vetėm qė nuk janė parandaluar, por edhe janė stimuluar (E pėrjavshmja ABC, 19 gusht 2006, Speciale).

Nėse tė gjitha kėto probleme do tė analizoheshin me seriozitet, atėherė zgjidhja do tė gjendej! Eshtė absurde tė konstatosh se ndonėse tubat e ujit kanė njė presion tė fuqishėm pėr 24 orė dhe konsumimi i ujit shkon deri nė 500 l/capita pėr njė ditė, i krahasuar me 120 l/capita pėr njė ditė nė vende tė tjera evropiane (sipas Bankės Botėrore), sėrish pjesa dėrrmuese e popullsisė nuk ka ujė.

Arsyeja: uji i tėrhequr nė mėnyrė abuzive nga pėrdorues tė cilėt shpojnė vend e pa vend tubacionet qėndrore, ul sasinė nė zonat e tjera. Por ndonėse dihet arsyeja, e ndonėse njihet se mjeti mė i pėrshatshėm i zgjidhjes do tė ishte futja e sistemeve matėse e shoqėruar nga njė tarifė per ujin qė tė reflektojė koston e vertete dhe konsumimin, sėrish asnjė hap konkret!

Pėrpiquni tė kujtoni se sa vjet kanė kaluar e kjo situatė vazhdon tė mos zgjidhet... E nė tė njėjtėn kohė, tentoni tė dėgjoni fjalimet e fjalėt boshe tė qeveritarėve. A nuk ju duket edhe juve se fjalori i tyre pėrmban vetėm demagogji, sulme fyese e denigruese drejtuar individėve tė vecantė. A e ‘dėgjoni’ ndonjėherė fjalėn ujė, mes togfjalėshave tė lodhshėm qė ata artikulojnė pėrpara kamerave televizive?
Sigurisht! Kjo ndodh vetėm kur kėta politikanė premtojnė “parajsa tokėsore”. E njė premtim i tillė ishte edhe ky: “Qė nga Velipoja e deri nė Ksamil nuk mund tė ketė mungesė dritash gjatė sezonit turistik. Ministria e Punėve Publike me shpejtėsi tė madhe tė zbatojė tė gjitha ndėrhyrjet pėr ujėsjellėsit e zonave turistike nga Velipoja nė Ksamil, duke mos harruar nė asnjė rast dhe rrethanė Pogradecin dhe qendra tė tjera. Objekti ėshtė: fundi i 2006-ės kėto zona duhet tė kenė ujė 24 orė” (Sali Berisha, 19 janar 2006)
Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, ende nuk na ka paraqitur masa konkrete pėr ta ndryshuar kėtė situatė.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel