Prishtinė - Njė ditė para Ditės Ndėrkombėtare pėr Personat e Zhdukur, Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut - KMDLNJ, sot ka organizuar tryezėn me temėn Intensifikimi i aktiviteteve pėr identifikimin e tė pagjeturve. Qėllimi i tryezės ėshtė identifikimi i hapave tė mėtejmė pėr zbardhjen e fatit tė tyre, ka thėnė kryetari i KMLDNJ-sė, Pajazit Nushi.
Pėr dallim nga familjarėt e personave tė pagjetur, tė cilėt mendojnė se ende ka persona tė gjallė nė Serbi, KMDLNJ-ja nuk beson nė kėtė teori por kėrkon nga institucionet vendore dhe ndėrkombėtare angazhim maksimal pėr zbardhjen e fatit tė tyre.
Sipas tė dhėnave tė Komitetit Ndėrkombėtar tė Kryqit tė Kuq, rreth 2,500 persona konsiderohen tė zhdukur, fati i tė cilėve edhe shtatė vjet pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė mbetet i pandriquar.
|