U mbajt konferenca treditore Gratė, Paqa dhe Siguria
Koalicioni i Grave pėr Paqe (KGP), tė cilin e pėrbėjnė gratė aktiviste nga Rrjeti i Grupeve tė Grave tė Kosovės dhe Rrjeti i Grave nė tė Zeza nga Serbia, mbajti njė konferencė tri ditore me temėn Gratė, Paqa dhe Siguria. Konferenca u mbajt nė Strugė (Maqedoni) prej 31 gushtit deri mė 3 shtator, 2006.
Gjatė konferencės e cila zhvillohej pikėrisht nė kohėn kur zhvilloheshin edhe negociatat pėr statusin final politik tė Kosovės mes Prishtinės dhe Beogradit, 60 aktiviste nga Kosova dhe Serbia konkluduan se paqja nė rajon nuk ėshtė e mundur pa pjesėmarrjen aktive tė grave. Gjithashtu Koalicioni i Grave pėr Paqe pėrkrahė fuqimisht pavarėsinė dhe integritetin territorial tė Kosovės si shtet funksional, i cili siguron se: 1. Nevojat e tė gjithė qytetarėve formojnė bazėn pėr paqe dhe siguri. 2. Institucionet relevante pranojnė konceptin e sigurisė njerėzore, sidomos tė sigurisė nga perspektiva gjinore, duke u pajtuar me Rezolutėn e Kėshillit tė Sigurimit 1325 tė Kombeve tė Bashkuara . 3. Gratė janė tė pėrfshira nė tė gjitha nivelet e proceseve vendim marrėse. Pėr dallim nga politika zyrtare, Koalicioni i Grave pėr Paqe vazhdon tė punoj nė ndėrtimin e besimit, solidaritetit, dhe pėrkrahjes sė ndėrsjellė. Aktivitetet tona tė pėrbashkėta kontribuojnė nė ndėrtimin e paqes sė drejtė dhe afatgjate nė rajon. Koalicioni i Grave pėr Paqe Rrjeti i Grupeve tė Grave tė Kosovės (aktiviste nga Prishtina, Gjakova, Prizreni, Skenderaj, Rahoveci, Lipjani, Podujeva, Priluzhje, Vuēitėrna dhe Peja). Rrjeti i Grave nė tė Zeza nga Serbia (aktiviste nga Velika Plana, Leskovci, Vranja, Piroti, Vlasotince, Zajeēari, Kraleva, Krushevci, Vėrbasi, Beogradi dhe Novi Pazari). |



