FSHR: Kyēje e pamjaftueshme e Romėve dhe Egjiptianėve nė jetėn publike tė Malit tė Zi
|
Fondacioni pėr Shkollimin e Romėve (FSR) ka konstatuar qė zgjedhjet aktuale nė Mal tė Zi kanė treguar se romėt dhe egjiptianėt nuk janė kyēur sa duhet nė punėt publike si dhe jetėn shoqėroro-politike.
Siē thuhet nė deklaratė, asnjė parti politike apo koalicion nuk ka kandiduar ndonjė anėtarė tė komunitetit romė apo egjiptian pėr kandidat tė Kuvendit tė Republikės sė Malit tė Zi. Ėshtė lėshuar mundėsia qė edhe nė nivelin lokal tė shfrytėzohen potencialet kadrovike tė cilat gjatė tri vjetėve tė fundit janė krijuar nė mesin e komunitetit Romė e Egjiptian nė Mal tė Zi. Asnjė subjekt politik nuk ka krijuar njė program tė veēantė tė pėrkushtuar pėr romėt dhe egjiptianėt, si grupi mė i rrezikuar etnik dhe shoqėror nė Mal tė Zi. Ėshtė shpresėdhėnėse gjithsesi, pohojnė nė FSR, qė romja Nexhmije Berisha para Koalicionit pėr Mal tė Zi evropian Millo Gjukanoviq DPS-SDP ėshtė kandiduar pėr kėshilltare e parlamentit tė kryeqytetit, dhe ajo gjendet nė vendin e 25-tė nga lista e pėrgjithshme prej 55 kandidatėve. FSR pret nga tė gjitha subjektet politike dhe vendimmarrėsit e rinj qė tu pėrkushtohen nė formė mė intensive dhe kualitative se deri mė tani ēėshtjes sė pėrfshirjes sė romėve dhe egjiptianėve nė shoqėrinė malazeze. |



