|
21 Nėntor 2008

|
 |
Lobi i Grave takon Ahtisarin
Gjatė qėndrimit nė Vjenė pėr tė marrė pjesė nė Samitin e Grave pėr Paqe tė Qėndrueshme nė Evropėn Juglindore, dje pėrfaqėsueset e Lobit tė Grave u takuan me z. Martti Ahtisaari, emisar special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė nė negociatat pėr statusin e Kosovės.
Nė takimin me ish-presidentin finlandez, Ahtisari morėn pjesė Osnat Lubrani, drejtore e UNIFEMIT pėr Evropėn Qendrore dhe Juglindore, nė emėr tė Lobit tė Grave pėr Paqe, Siguri dhe Drejtėsi nė Evropėn Juglindore morėn pjesė Edita Tahiri, Igballe Rogova nga Kosova dhe Sonja Biserko nga Serbia, si dhe Flora Macula drejtore e UNIFEM-it pėr Kosovėn.
Drejtoresha UNIFEMIT, Osnat Lubrani u angazhua pėr tė njohur zotin Ahtisari me punėn dhe misionin e Lobit tė Grave pėr Paqe e Siguri nė Evropėn Juglindore nė drejtim tė vendosjes sė njė paqe dhe stabiliteti tė qėndrueshėm nė rajon. Ajo nė emėr tė Lobit ofroi gjithė gatishmėrinė e grave tė rajonit pėr tė marrė pjesė aktive nė ndėrtimin e njė paqeje tė qėndrueshme nė rajon, mbi parime tė drejtėsisė dhe me njė frymė tolerante.
Ajo po ashtu kėrkoi nga z. Ahtisari tė angazhohet qė gratė tė pėrfshihen nė proceset paqėsore gjatė dhe pas zgjidhjes sė statusit tė Kosovės nė pėrputhje me Rezolutėn 1325 tė Kėshillit tė Sigurimit tė KB-sė, si dhe theksoi se fryma konstruktive e cila ėshtė krijuar me punėn e Lobit mund tė shėrbej si model pozitiv pėr rajonin nė kuptimin e forcimit tė paqes, mirėkuptimit dhe stabilitetit.
Edita Tahiri foli lidhur me Kosovėn dhe statusin, duke theksuar se pavarėsimi i Kosovės dhe sovraniteti i plotė i saj nė tėrė territorin ėshtė ēelės pėr vendosjen e njė paqe dhe stabiliteti tė qėndrueshėm nė rajon dhe faktor pėrshpejtimi pėr integrime euroatlantike. Ajo tha qė zgjidhja pėr Kosovėn duhet tė ik koncepteve qė krijojnė ndasi tė ndryshme dhe cenojnė unitaritetin e shtetit tė Kosovės. Nė mėnyrė tė veēantė ajo nėnvizoi se derisa pėr minoritetet duhet tė ketė garanci tė plota, nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė aplikohet koncepti i decentralizimit etnik, sepse kjo do tė krijoj probleme e tensione dhe hapėsirė pėr praktika tė segregacionit. Duke folur pėr ngecjet nė procesin e bisedimeve dhe mungesėn e konstruktivitetit tė palės serbe, z. Tahiri tha qė ėshtė bashkėsia ndėrkombėtare ajo qė duhet ti pėrdorė tė gjitha mjetet qė Serbia ta pranojė realitetin e ri nė Kosovė.
Nga ana e saj, Sonja Biserko tha se udhėheqja e Serbisė po manipulon me ēėshtjen e Kosovės, dhe ka mbetur nė qėndrimet e mosgatishmėrisė pėr ta njohur realitetin nė Kosovė. Ajo shprehu shqetėsimet se nė Serbi po rrezikohet liria e shprehjes sepse ata tė cilėt shprehin mendime ndryshe pėr ēėshtjen e Kosovės janė tė kėrcėnuar.
Biserko kėrkoi qė tė bėhet mė shumė qė zėrat pro-pavarėsisė sė Kosovės tė inkurajohen nė Serbi, duke shprehur bindjen e saj se kjo ėshtė realitet tashmė qė tė gjithė duhet ta pranojnė nė mėnyrė qė tė merr fund zhbėrja e ish-Jugosllavisė dhe rajoni tė kthehet kah perspektiva dhe zhvillimi.
Me kėtė rast zotit Ahtisari iu dorėzua letra e Lobit te Grave pėr Paqe, Siguri dhe Drejtėsi ne Evropėn Juglindore, nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės, tė cilėn e keni tė bashkangjitur.
|
|
 |

|
|