Qytetarėt e Fierit votojnė pėr ujin!
|
Nė Tiranė ende nuk ėshtė pėrcaktuar data e zgjedhjeve lokale, kurse me 12 Shtator nė Fier, qytetarėt e kanė bėrė tashmė njė votim: ata votuan sė fundmi pėr ujin!
Aktivistėt e Lėvizjes MJAFT vendosėn nė sheshin mes Bashkisė dhe Prefekturės sė qytetit dy bidona 5 kg qė pėrdoren pėr ujin e pijshėm.
Ato ishin kutitė pėr kėtė votim origjinal, ndėrsa komunitetit iu ofruan 2 alternativa pėr tė votuar: Unė pi ujė tė blerė dhe Unė pi ujė ēezme. Sipas Bledi Hoxhes (MJAFT), "mbi 90 pėrqind e votuesve fierakė hodhėn fletėt me pėrgjigjet e tyre nė bidonin e alternativės Unė pi ujė tė blerė. Kjo ishte protesta mė e fundit qė MJAFT ndėrmorri nė kuadėr tė fushatės tashmė kombėtare Shqipėria ka etje. Gjatė protestės sė Fierit, aktivistėt shpėrndanė disa postera, ndėrsa Policia e qytetit siguroi mbarevajtjen e qete te kesaj proteste. Protesta mė e fundit e MJAFT pėr ujin nė Tiranė ishte ajo e para pak ditėve pėrpara Ministrisė sė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve. 1200 bidona bosh u shėrbyen nė atė protestė aktivistėve tė Lėvizjes MJAFT pėr tė ndėrtuar simbolikisht njė structure tė ngjashme me akuadoktet romake tė antikitetit. Pak ditė para saj, nė njė tjetėr protestė tė MJAFT! pėr kėtė ēėshtje, militantė tė shpallur tė Partisė Demokratike ushtruan dhunė dhe presion psikologjik ndaj protestuesve paqėsore. Fill pas kėsaj ngjarje, disa pjesėtarė tė grupit tė shoqėrimit tė kryeministrit Sali Berisha shkulėn nga kangjellat e zyrave tė MJAFT nė Rrugėn e Elbasanit, njė baner tė papėlqyeshėm pėr shefin e ekzekutivit, ku ai akuzohej pėr mosmbajtjen e premtimit pėr furnizim me ujė 24 orė. |



