for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Razvoj > Obrazovanie skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
21 Nėntor 2008

Nxenesit e diskriminuar protestojne para MASH

Nxėnėsit e shkollave profesionale ekonomike, tė cilėt pretendojnė tė jenė diskriminuar gjatė llogaritjes sė pikėve tė tyre nė Fakultetin Ekonomik, protestuan sot para Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės duke kėrkuar rillogaritje tė kėtyre pikėve.

Tė mbėshtetur nga Lėvizja MJAFT!, ata mbanin nė duar parrulla ku akuzonin dikasterin e arsimit pėr papėrgjegjshmėri dhe pėr diskriminim, ndėrsa kėrkuan drejtėsi dhe zbatim tė Guidės sė Maturės Shtetėrore, qė ėshtė shpėrndarė zyrtarisht qė nė muajin mars tė kėtij viti.
Gjatė kohės qė protestonin ata kėrkuan tė takoheshin me ministrin Genc Pollo, i cili nė njė moment u shfaq nė njė nga dritaret nė katin e dytė tė Ministrisė sė Arsimit, ndėrkohė qė refuzoi tė takohej me nxėnėsit qė protestonin poshtė zyrės sė tij.

Besjan Pesha, aktivist i Lėvizjes MJAFT!, duke shpjeguar arsyet pse kjo lėvizje mbėshtet nxėnėsit protestues, tha pėr median se “Nėse kėta nxėnės nuk do tė trajtohen sic u takon, atėherė Matura Shtetėrore do tė jetė njė dėshtim i plotė”.

Nė shkurt tė kėtij viti, MASH shpėrndau nė tė gjitha fakultetet njė udhėzim zyrtar nė bazė tė tė cilit do tė bėhej e gjithė pėrllogaritja e pikėve pėr secilin kandidat pėr student. Njė muaj mė vonė, nė mars, e njėjta ministri shpėrndau edhe guidėn e Maturės Shtetėrore ku konfirmohej udhėzimi i dhėnė nė shkurt.
Nė udhėzim sqarohej se koeficienti i pikėve pėr nxėnėsit e shkollave profesionale ekonomike do tė llogaritej me 1.4, ndėrsa pėr ata tė shkollave tė mesme tė pėrgjithshme do tė ishte 1.3. Mirėpo, ndodhi krejtėsisht e kundėrta: nxėnėsit tė cilėt kanė studiuar 5 vjet rresht nė shkolla ekonomike, u diskriminuan publikisht”. “Ky ėshtė njė trajtim i bazuar nė njė logjikė krejtėsisht tė dėmshme populiste”, tha Pesha.
Por ndonėse Ministria e Arsimit dhe Shkencės e pranoi se ka gabuar, vendosi qė tė mos rillogarisė pikėt nė Fakultetin Ekonomik, duke arsyetuar se shkollat e mesme me karakter tė pėrgjithshėm kanė mė shumė nxėnės se ato me karakter profesional.

Nxėnėsit dhe prindėrit e dėnuar nga ky vendim arsyetpjnė se njė gabim i tillė ndikon direkt nė tė ardhmen e brezit tė ri. Ata i kėrkuan njė ditė mė parė ministrit Genc Pollo t’u kėrkojė tė falur pėr kėtė papėrgjegjshmėri dhe mungesė transparence, tė vendosė qė pėrllogaritja e pikėve tė tyre tė bėhet sipas udhėzimit tė muajit mars, ose nė tė kundėrt tė vendosė qė ata tė trajtohen me tė njėjtin koeficient vlerėsimi nė tė gjitha fakultetet e tjera.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel