for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Arkiva e lajmeve skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
25 Korrik 2008

KMDLNJ shpreh shqetėsim pėr rastet e shpeshtuara tė incidenteve

Me anė tė njė kumtese pėr opinion Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut (KMDLNJ) ka shprehur shqetėsimin e vet pėr rastet e shpeshtuara tė incidenteve nė pjesė tė ndryshme tė Kosovės, tė cilat pėr fat tė mirė kanė pėrfunduar pa pasoja nė njerėz, por qė kanė shtuar dukshėm ndjenjė e pasigurisė sė pėrgjithshme nė Kosovė.

Rasti i fundit, i ndodhur mė 25 shtator 2006, kur afėr shtėpisė kolektive tė serbėve nė Lug tė Baranit-Istog, ėshtė gjuajtur me armė zjarri ka shtuar ndjenjėn e pasigurisė sė kėtyre banorėve, tė cilėt janė nė pritje pėr t’u vendosur nė shtėpitė e tyre tė reja. KMDLNJ vlerėson se aktet e tilla vetėm sa e rėndojnė situatėn dhe rrezikojnė marrėdhėniet ndėretnike nė kėtė rajon. KMDLNJ kėrkon nga autoritetet qė aktorėt e kėtij incidenti tė zbulohen dhe tė vihen para drejtėsisė.

Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut (KMDLNJ) pėr sė afėrmi ėshtė duke pėrcjell edhe situatėn mė tė re tė krijuar nė Mitrovicė dhe kėrkon nga autoritetet qė t’i ndėrmarrin tė gjitha masat pėr tė garantuar lėvizjen e lirė dhe jetėn e qytetarėve, pavarėsisht pėrkatėsisė sė tyre etnike.

KDMLNJ shprehė habi dhe mospajtimin e vet pėrkitazi me ri-mbylljen e urės pėr qarkullim tė civilėve duke e konsideruar tė gabueshėm njė hap tė tillė. Praktikat e mbylljes sė urės dhe ndarjes sė njerėzve nė baza etnike vetėm sa do tė krijojnė mure dhe frustrime tė reja ne mesin e qytetarėve. KMDLNJ gjykon ēdo rast tė cenimit tė lirisė sė lėvizjes, jetės dhe pronės sė qytetarėve, por njėkohėsisht kėrkon nga autoritetet e rendit dhe tė pushtetit qė hapat e tyre t’i vlerėsojnė nė pajtim me interesat e qytetarėve e jo tė grupacioneve tė caktuara.

KMDLNJ kėrkon nga autoritetet e UNMIK, KFOR-it dhe tė IPVQ-ve nė Mitrovicė qė tė bėjnė tė gjitha pėrpjekjet qė ura e kėtij qyteti tė jetė nė funksion tė qytetarėve.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel