for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Desenvolupament > Alimentació skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
21 Nėntor 2008

Bashkia e Tiranes promovon Qendrėn Komunitare pėr Moshėn e Tretė

Me rastin e 1 Tetorit, Ditės Ndėrkombėtare tė tė Moshuarve, Bashkia e Tiranės promovoi hapjen e aktiviteteve me tė moshuarit dhe nė veēanti me tė moshuarit me probleme sociale tė qytetit tė Tiranės.

Gjatė promovimit tė kėsaj qendre, Zv/kryetarja e Bashkisė sė Tiranės, Vali Bizhga u shpreh se: “Jemi kėtu sot, sėbashku me kolegėt e Kryqit tė Kuq Shqiptar, pėr tė celebruar ditėn e 1 Tetorit, Ditėn Ndėrkombėtare tė tė Moshuarve. Nė kėtė qendėr ditore po ofrohen disa shėrbime pėr tė moshuarit, shėrbime pushimi, argėtimi, por edhe shėrbime tė kujdesit social dhe shėndetėsor. Kėtu, nė kėtė qendėr u shėrbehet rreth 80 tė moshuarve, ēdo ditė. Gjithashtu kryhen disa shėrbime pėr 20 tė moshuar, nga punonjėsit e qendrės.

Nė kėtė ditė ne do tė donim tė ndanim me ta shqetėsimet, por edhe vlerėsimet e tyre pėr kėtė qendėr ditore, pasi qendra ka disa muaj qė funksionon dhe nė pėrgjithėsi ata duken tė kėnaqur nga ky shėrbim. Sigurisht qė ne jemi angazhuar pėr tė hapur qendra tė reja. Bashkia e Tiranės ka njė program tė madh me Bankėn Botėrore pėr ngritjen e disa qendrave edhe mė tė mėdha se kjo, nė disa minibashki tė qytetit dhe shpresojmė t’u vijmė akoma mė tepėr nė ndihmė atyre. Do tė doja tė theksoja se Bashkia e Tiranės nuk ndėrton vetėm rrugė pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė qytetarėve tė saj, por punon dhe ndėrton pėr fuqizimin e shėrbimeve sociale, pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e jetės edhe tė kėtyre grupmoshave”.

Nė kėtė kuadėr, Bashkia e Tiranės prej dy muajsh po implementon sukseshėm projektin e Qendrės Ditore Komunitare pėr Moshėn e Tretė, nė bashkėpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, dega Tiranė. Shėrbimet qė ofrohen nė qendėr financohen nga tė ardhurat e Bashkisė dhe godina ėshtė vėnė nė dispozicion nga Kryqi i Kuq Shqiptar.

Projekti realizohet nė vazhdėn e nismave qė Bashkia e Tiranės ka ndėrrmarrė pėr kategorinė e moshės sė tretė dhe veēanėrisht pėr tė moshuarit e vetmuar. Qendra Ditore Komunitare pėr Moshėn e Tretė ndodhet nė territorin e Njėsisė Bashkiake Nr.7 (pranė 21-Dhjetorit) dhe funksionon nė shėrbim tė tė gjithė tė moshuarve nė nevojė, por edhe nga tė moshuar nga zona tė tjera tė Tiranės.

Aktualisht, Qendra Komunitare pėr Moshėn e Tretė, ofron shėrbime pėr rreth 80 tė moshuar, tė cilėt janė pėrfitues tė shėrbimeve dhe aktiviteteve ditore si dhe 10 tė moshuar tė cilėve u ofrohet shėrbimi nė shtėpi.

Tė moshuarėve qė frekuentojnė qendrėn ēdo ditė u ofrohen kėto shėrbime falas si: ēaj, kafe, shtypi i pėrditshėm, shėrbim mjeksor, paketė ushqimore si dhe mjaft ekskursione brenda dhe jashtė qytetit tė Tiranės. Atyre qė nuk janė nė gjendje tė frekuentojnė qendrėn punonjėsit socialė tė atashuar pranė qendrės u ofrohet asistencė psiko-sociale si dhe njė paketė ushqimore ēdo fund muaji.

Projekti synon ofrimin e shėrbimeve psiko-sociale, mjeksore, kulturore me qėllim zbutjen e problemeve tė kėsaj moshe dhe argėtimit tė jetės sė tyre shoqėrore, nėpėrmjet takimeve tė vecanta me mjekė specialistė, psikologė, punonjės tė Sigurimeve Shoqėrore si dhe anėtarė tė Komisiont Qytetar tė Moshės sė Tretė qė funksionon aktivisht pranė Bashkisė sė Tiranės.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel