Standard  
  Intranet  
  Trade  
  News  

Warning: main(ezlink/user/menubox.php) [function.main]: failed to open stream: No such file or directory in /var/www/ezpublish/sitedesign/standard/frame.php on line 164

Warning: main() [function.include]: Failed opening 'ezlink/user/menubox.php' for inclusion (include_path='/var/www/ezpublish/:/var/www/ezpublish/pear:.:/usr/share/php:/usr/share/pear') in /var/www/ezpublish/sitedesign/standard/frame.php on line 164

0

Kosova ballafaqohet me korrupsion gjysmėlegal

Pėr dy ditė me radhė, mė 10 dhe 11 tetor, nė Prishtinė ėshtė zhvilluar konferenca "Transparenca, llogaridhėnia dhe antikorrupsioni", nė tė cilėn pjesėmarrėsit kanė prekur ēėshtjen mė tė ndjeshme tė shoqėrisė, korrupsionin. Sipas njė vlerėsimi tė pėrgjithshėm nė kėtė konferencė ėshtė konstatuar se nga fenomeni i korrupsionit nuk ėshtė kursyer as shoqėria civile e madje kishte mendime se ai ėshtė shndėrruar nė diēka gjysmėlegale nė Kosovė.

Njėri nga diskutuesit nė kėtė konferencė, prokurori publik i Kosovės, Besim Kelmendi, ndėr tė tjera ka shprehur nevojėn pėr nxjerrjen e ligjit pėr mbrojtjen e dėshmitarėve qė ofrojnė prova pėr korrupsion. Kjo gjė, sipas tij, do tė inkurajonte qytetarėt pėr tė dėshmuar mė shumė pėr rastet e korrupsionit. Megjithatė edhe pse sipas Kelmendit ka filluar ndėshkimi i tė korruptuarve, pa pėrjashtuar kėtu edhe rastet e njerėzve publikė pėr tė cilėt nuk dha emra, sipas tij, ka raste kur kolegėt e tij informacionet dhe provat nuk i hetojnė mė tutje por i mbajnė tė mbyllur nė sirtarėt e tyre.

Diskutuesi tjetėr nė kėtė konferencė, avokati Halil Leci, ndėrkaq theksoi gabimin qė bėhet nė mediet kosovare, kur nė raportet e tyre shpesh ndodh qė tė mos diferencohet nėse bėhet fjalė pėr korrupsion, keqpėrdorim tė detyrės zyrtare, ushtrim tė ndikimit apo marrje tė ryshfetit.

Pėr Ibrahim Makollin nga KMDLNJ-ja fenomenet e korrupsionit nė Kosovė manifestohen nėpėrmjet abuzimit tė autoritetit, vjedhjes dhe pagesave tė paligjshme.
Sipas Makollit, korrupsioni ėshtė bėrė gjysmėlegal pasi qė mungon institucioni i llogaridhėnies. Madje shtoi ai pėrgjegjės pėr kėtė gjendje, veē sistemit tė drejtėsisė, ėshtė edhe shoqėria civile, e cila nė vende tė tjera ėshtė shtylla e luftimit tė korrupsionit, ndėrsa nė Kosovė edhe ajo ėshtė e prekur nga korrupsioni.

Nė diskutimin e tij pėrfaqėsuesi i njėsitit antikorrupsion i SHPK-sė, Adnan Omeri, foli pėr dy linja tė korrupsionit nė Kosovė, atė nė sektorin publik dhe atė nė sektorin privat. Nė sektorin publik, sipas tij, ky fenomen shkaktohet nga zyrtarė publikė qė kanė konflikt interesi, pastaj nga personat qė paraqiten rrejshėm si tė afėrm me qeveritarėt etj. Ndėrkaq, nė sektorin privat ai pėrmendi rastet e kontraktimeve fantome madje me firmat ose personat inekzistent.

Konferenca u organizua nga Zyra pėr Qeverisje tė Mirė, UNDP dhe organizata botėrore e cila merret me matjen e Indeksit "korrupsion" - Transparency International nė Hotelin “Grand” nė Prishtinė.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.

Kyēja
Emri i pėrdoruesit:



Rezultate

Sondazhe


Powered by eZ publish