Standard  
  Intranet  
  Trade  
  News  

Warning: main(ezlink/user/menubox.php) [function.main]: failed to open stream: No such file or directory in /var/www/ezpublish/sitedesign/standard/frame.php on line 164

Warning: main() [function.include]: Failed opening 'ezlink/user/menubox.php' for inclusion (include_path='/var/www/ezpublish/:/var/www/ezpublish/pear:.:/usr/share/php:/usr/share/pear') in /var/www/ezpublish/sitedesign/standard/frame.php on line 164

0

Kėshilli Anti-Korrupsion: Rritje Dramatike e Korrupsionit

Korrupsioni nė Serbi ėshtė kthyer nė nivelet e saja tė para 5 tetorit tė 2005-ės, ka deklaruar Kėshilli pėr Luftimin kundėr Korrupsionit nė letrėn e tij dėrguar Kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica.

Nė letrėn e njėjtė, Kėshilli ka tėrhequr vėmendjen se pėrfundimi i njėjtė ishte arritur edhe nga Komisioni Evropian si dhe Banka Botėrore. Kėshilli ka ftuar Koshtunican nė njė takim urgjent pėr tė diskutuar problemin. Verica Barac, Kryetare e Kėshillit, tha se Qeveria injoron raportet dhe ftesat e Kėshillit.

Mungesa e reagimit tė autoriteteve ka shtyrė Kėshillin qė tė apelojė tek publiku serb, duke vlerėsuar se nuk ka vullnet politik nė Serbi qė tė krijojė sundimin e ligjit dhe tė krijojė institucione e rregulla tė reja tė sjelljes qė pėrkojnė me njė shoqėri demokratike, tė cilat do tė krijonin kushtet pėr ērrėnjosjen e korrupsionit.

Duke pėrmendur rastin e negociatave jotransparente mbi Kushtetutėn Serbe, e cila “...nuk ėshtė njė shprehje e vullnetit tė qytetarėve, por njė marrėveshje nė mes tė elitave politike tė cilat nuk mund t’i japin legjitimitet aktit mė tė lartė tė njė vendi”, Kėshilli tėrheq vėmendjen se “...tė gjitha veprimet joparimore bartin obligime tė ardhshme pėr pjesėmarrėsit”.

"Kjo atmosferė e vlerave tė ērregulluara e bėn tė vėshtirė tė pritet njė luftim serioz dhe tė vazhdueshėm kundėr korrupsionit. Pozita jonė ėshtė edhe mė e forcuar nga lėvizjet e fundit tė Qeverisė”, thuhet nė letėr.

Kėshilli ėshtė i brengosur qė zbatimi i Planit Nacional tė Investimeve mund tė shpie kah rritja e mėtutjeshme e korrupsionit, duke marrė parasysh qė nuk ka dispozita ligjore mbi shpenzimet e fundeve dhe faktin qė disa ministrave u ėshtė dhėnė autoritet shumė i gjerė i veprimit.

Sipas Kėshillit, asnjė institucion procedurash nuk ėshtė themeluar pėr zbatimin e tij, gjė qė kontribuon nė pasigurinė ligjore dhe fuqizimin e mėtutjeshėm tė arbitrimit dhe mbizotėrimit tė ekzekutivit mbi legjislativin dhe fushat gjyqėsore, qė ofron njė tokė tė pėlleshme pėr zhvillimin e korrupsionit.

"Privatizimi nė Serbi ėshtė i ekspozuar ndaj niveleve tė larta tė korrupsionit, qė ėshtė shkaktuar nga mungesa e transparencės dhe fuqitė e mėdha tė lirisė sė veprimit, si dhe nga ngadalėsia e tėrė procesit. Nė vend qė tė privatizohen, ato kanė mbetur burime tė fshehta tė financimit tė partive politike, njė shtyllė qė mbėshtet fuqinė e tyre tė papėrmbajtur dhe burimi mė i korrupsionit mė tė madh. Origjina e parave nuk kontrollohet gjatė blerjes sė ndėrmarrjeve tė shtetit, qė ndihmon nė legalizimin e fondeve tė kontrabanduara jashtė shtetit mė herėt”, tėrheq vėmendjen letra.

Letra gjithashtu kėshillon reforma urgjente tė forcės policore dhe gjyqėsorit qė ėshtė dashur tė kryhen qė moti, si nė krijimin e instrumenteve tė reja tė kontrollit pėr kėto institucione.

"Pasiguria ligjore dhe arbitrimi i fuqisė janė burimet kryesore tė rritjes sė korrupsionit, qė frikėson qytetarin dhe promovon varfėrinė. Ky nuk ėshtė ambienti i duhur pėr proceset demokratike”, tėrheq vėmendjen Kėshilli Anti-Korrupsion.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.

Kyēja
Emri i pėrdoruesit:



Rezultate

Sondazhe


Powered by eZ publish