Udha e mundimshme qė shkronjat duhet tė bėjnė
Fondacioni MJAFT do tė paraqesė ditėn e premte, 27 tetor, nė orėn 18.00 nė sallėn Black Box tė Akademisė sė Arteve premierėn e dokumentarit Udha e Shkronjave, sipas njė ideje tė z. Boiken Abazi.
Njė ide e guximshme, pėr tė bėrė njė hap konkret nė frenimin e analfabetizmit nė zonat mė tė largėta tė Shqipėrisė, atje ku edhe ky virus mbijeton mė gjatė, bėri qė tė rinj tė mirėshkolluar, tė linin gjithcka e tė punonin me fėmijėt dhe tė rinjtė me kufizime ne arsim, pėrgjatė gjithė muajve tė verės 2006. Ky projekt i fondacionit MJAFT lindi pas njė analize tė thellė qė iu bė kėtij problemi shokues pėr shoqėrinė, qė mbart statistika serioze qė indikojnė se kemi tė bėjmė jo vetėm me njė problem nė rritje, por fatkeqėsisht edhe me njė problem qė pėr arsye tė shumta mbahet i fshehtė Njė kamera mjeshtėrore, nėn regjinė e Mathew Todd Sheiderer dhe Boiken Abazit dhe me narrator Adi Krastėn, paraqesin para jush jo vetėm imazhet e mrekullueshme tė natyrės shpesh tė egėr dhe tė virgjėr tė Shqipėrisė, por edhe pamjet mbresėlėnėse dhe tė pafajshme tė atyre mijėra tė rinjve e fėmijėve shqiptarė qė janė lėnė tė paafte per te lexuar e shkruar Imazhe qė nuk do ti harroni lehtė, nga fshatrat mė tė thella tė Peshkopisė, Fierit por edhe nga zonat informale tė kryeqytetit Imazhe qė do tju bėjnė tė mendoni seriozisht pėr njė nga plagėt mė tė mėdha tė shoqėrisė post-komuniste shqiptare Jeni tė ftuar tė merrni pjesė nė premierėn e dokumentarit Udha e Shkronjave nė sallėn Black Box, Akademia e Arteve, ditėn e premte, ora 18.00. Hyrja eshte e lire. |



