Jepen ēmimet pėr raportet mediale qė kanė pasqyruar varfėrinė
|
Katėr ēmime pėr gazetarė tė cilėt me raportet e tyre kanė pasqyruar mė sė miri varfėrinė nė Kosovė, janė dhėnė tė martėn nė Prishtinė nga UNDP-ja, nė Ditėn Ndėrkombėtare tė OKB-sė.
Tri ēmime i ka fituar kompania Koha ndėrsa njė ēmim e ka fituar Radio Dukagjini. Gazetarja e sė pėrditshmes Koha Ditore, Bukurie Baraliu, ėshtė shpėrblyer me ēmimin pėr shkrimin mė tė mirė, ndėrsa fotoreporteri Driton Paēarada i po kėsaj gazete me fotografinė mė tė mirė qė pasqyron varfėrinė nė Kosovė. Me ēmimin pėr reportazh mė tė mirė televiziv ėshtė shpėrblyer kameramani i televizionit Kohavision, Arben Llapashtica, pėr dokumentarin e tij Dhe vetėm kaq..., ndėrsa ēmimi pėr raportin mė tė mirė nė radio pėr varfėrinė, i ka takuar gazetarėve tė Radio Dukagjinit, Liridona Lluka dhe Fidan Feka. Po ashtu nė Ditėn Ndėrkombėtare tė OKB-sė, Agjencitė satelite tė kėsaj organizate qė veprojnė nė Kosovė, kanė publikuar njė raport pėr objektivat zhvillimore tė mijėvjeēarit, qė nė fokus kanė zhdukjen e varfėrisė, avancimin e femrės nė shoqėri, pėrmirėsimin e sektorit tė shėndetėsisė, ngritjen e nivelit arsimor etj. Raportet e shpėrblyera kanė trajtuar ēėshtjet e varfėrisė dhe kompleksivitetin e kėtij problemi si dhe nė njė mėnyrė kanė ofruar zgjidhje lidhur me kėtė problem si nė nivelin lokal ashtu edhe nė atė ndėrkombėtar. |



