MOST: Ministria e Ambientit e obligueshme pėr njė shtet ekologjik
|
Bazuar nė informatėn sė nė kabinetin e Qeverisė sė re tė Malit tė Zi, nuk do tė ekzistojė Ministria e Ambientit, Qendra Informative pėr Zhvillim dhe Kulturė MOST i ka bėrė thirrje mandatarit pėr formimin e qeverisė, Zeljko Sturanovic, qė ta sigurojė vazhdimėsinė e Ministrisė sė Ambientit.
"Nėse ka pasur konflikt nė Ministrinė pėr Mbrojtjen e Ambientit rreth kompetencave qė kishin tė bėnin me ekologjinė dhe ekonominė, si mund tė funksionojė e gjithė kjo kur ekologjia do tė jetė nėn kompetenca tė Ministrisė sė Turizmit ndėrsa hapėsira do tė menaxhohet nga Ministria e Ekonomisė? Ne besojmė, se nė vendin ku presioni disa dekadash ka krijuar njė mori vrimash tė zeza nė ambient askush nuk do tė dėshironte tė destabilizojė qeverinė duke e instaluar kėtė konflikt tė kompetencave, thekson MOST nė deklaratėn publike. MOST ka shtuar bindjen e tij se Mali i Zi Ekologjik do tė ketė pėrkrahjen e njėjtė sikur Mali i Zi Evropian, ndėrsa i ka rekomanduar Sturanovicit qė tė sigurojė kontinuitetin e Ministrisė sė Ekologjisė, dhe, sipas mundėsisė ajo tė drejtohet nga njė femėr, e cila do ti bashkohej ministres pėr integrime evropiane, qė ėshtė e vetmja femėr nė kabinetin e ri qeveritar. Kjo organizatė po ashtu ka bėrė tė ditur se do ti njoftojė tė gjithė faktorėt politik me peticionin e pėrkrahur nga 4000 qytetarė tė mbledhur rreth fushatės Ekologjik do tė thotė evropian, pėr tė kėrkuar mbėshtetjen e tyre pėr plotėsimin e kėrkesave tė cekura nė peticion. |



