"Vetėm tė arsimuarit janė tė lirė". Kjo ishte pėrgjigjja e Epictetusit, skllav dhe filozof i Perandorisė Romake, ndaj ligjeve tė asaj kohe, qė ndalonin edukimin nė shkolla tė skllevėrve tė perandorisė. Pėr vendin tonė, ku skllavėria mendore e holokaustet shpirtėrore tė ushqyer nga sisteme e regjime tirane, qė historikisht kanė ndjekur njėra-tjetrėn pa u ndalur, ėshtė jetėsor njė ndryshim radikal i pėrqasjes sė arsimit, si forca mė e madhe emancipuese dhe ēliruese nė vend. Rrethi vicioz i shfrytėzimit, prapambetjes, mungesės sė ndėrgjegjes sė lirė nuk mund tė ēahet, veēse me arsimimin masiv dhe cilėsor tė shumicės sė popullsisė.
|
|
Ministria e Arsimit
|
Arsimi, kėto 16 vjet, ka pėsuar njė tronditje masive. Nė vitin 1991, buxheti pėr arsimin pėrbėnte 5 % tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto dhe ka ardhur vazhdimisht duke u ulur gjatė tranzicionit nė 2,9 % nė 2006. Nė pothuajse tė gjitha studimet pėr arsimin nė Shqipėri vihet re me shqetėsim ulja e regjistrimit tė nxėnėsve nė tė gjitha nivelet arsimore, pėrveē arsimit tė lartė. Sipas njė raporti tė Bankės Botėrore, nė zonat rurale dhe peri-urbane, qė janė kryesisht zonat mė tė varfra nė vend, numri i fėmijėve analfabetė dhe qė nuk regjistrohen nė shkolla, ėshtė dy herė mė i lartė se nė zonat urbane. Mendohet qė shifra e analfabetizmit nė vend tė ketė arritur tashmė shifrėn 20 %. Numri mesatar i viteve qė fėmijėt shpenzojnė nė shkolla, nė Shqipėri, ėshtė 8,5, shifėr kjo e ulėt krahasuar edhe me vendet e tjera tė rajonit (nė Bosnjė kjo shifėr ėshtė 10,5). Uljen mė drastike nė regjistrim e ka pėsuar arsimi i mesėm, nga 78% nė 1989 nė 43% nė 2002. Ky degradim i shkollave publike qė duhet tu japė tė gjithėve tė drejta dhe shanse tė barabarta zhvillimi tė kapaciteteve njerėzore, nė mėnyrė ironike shoqėrohet nga njė rritje eksponenciale e universiteteve e shkollave private.
Shifrat e lartpėrmendura dihen dhe shihen nga tė gjithė. Pamjet e lodhura tė shkollave nė shumė zona, degradimi i mjedisit tė brendshėm e tė jashtėm tė kėtyre shkollave, dyndja nė klasat me 60 nxėnės, konviktet nė gjendje tė tmerrshme, flasin tė gjitha pėr njė situatė nė arsim, qė duhet tė ndryshojė. Pėr sa i pėrket cilėsisė sė arsimit nė Shqipėri, nuk ėshtė sekret qė ėshtė pėr ti qarė hallin. Vendi ynė nuk ka njė sistem matės tė cilėsisė arsimore, qė tė bėjė tė mundur krahasimin me cilėsinė arsimore tė vendeve tė tjera, tė paktėn atyre tė rajonit. Pėrveē problemit tė aksesit, nė shumė zona rurale disa nga godinat/rrėnojat e shkollave ngjajnė sikur kanė dalė nga ndonjė shekull i kaluar famėkeq. Pėr mė tepėr, numri gjithnjė nė ulje i mėsuesve nė zonat rurale pėrbėn njė problem tejet shqetėsues, tė cilit po nuk iu dha shumė shpejt njė zgjidhje strategjike rrezikon tė kthehet nė njė problem tė pėrhershėm.
Cilėsia e mėsimit edhe nė zonat urbane ka gjithashtu, probleme shumė serioze. Lėvizjet demografike dhe shtimi i popullsisė sė Tiranės e ka rritur deri nė 60 numrin e nxėnėsve nė njė klasė. Shumė pak investime janė bėrė pėr shtimin e numrit tė klasave ose shkollave nė zona urbane, ku kaosin e krijuar, administrata e shkollės mundohet ta vėrė nėn kontroll me shtimin e numrit tė policėve. Gjithashtu, ėshtė pak tė thuhet qė tekstet mėsimore lėnė pėr tė dėshiruar. Nuk ekziston njė strategji pėr pėrmirėsimin sistematik tė teksteve qė pėrdoren nė shkolla, pėr testimin dhe pilotimin e teksteve tė reja dhe strategjive tė reja tė mėsimdhėnies. Shumė nga tekstet ngjajnė si njė "copy-paste" me pėrkthim tė keq i ca teksteve tė huaja tė rėndomta. Arsimi ėshtė prona publike mė e shenjtė qė ka njė popull dhe duhet tė ridimensionohet si njė nga investimet mė tė mėdha qė mund tė bėjė njė qeveri pėr vendin e saj. Pėrmirėsimi i sistemit publik arsimor nė mėnyrė empirike ėshtė provuar tė ketė lidhje tė drejtpėrdrejtė me zhvillimin ekonomik dhe social tė njė vendi, si dhe nė uljen e nivelit tė varfėrisė dhe pabarazisė nė atė vend. Shumė rėndom nė kėto 16 vjet, arsimi ėshtė shpallur si prioriteti i kėsaj apo asaj qeverie. "De facto" nuk ėshtė trajtuar si i tillė qoftė pėr nga buxheti qė i alokohet, ashtu edhe nga niveli i transparencės dhe kontrollit tė fondeve dhe investimeve. Buxheti i arsimit nė projekt buxhetin pėr vitin 2007 ėshtė rritur me njė shifėr prej 5 miliardė lekėsh krahasuar me vitin 2006, fakt ky qė duhet pėrgėzuar. Megjithatė, si pėrqindje e buxhetit tė pėrgjithshėm, buxheti i arsimit ka mbetur pėrsėri nė nivelin 10%. Gjithashtu, buxheti pėr arsimin, ashtu si nė 2006-ėn pėrbėn vetėm 2,9% tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto, shifėr kjo mė e ulėt se nė vende tė tjera tė rajonit.
Pėrveē buxhetit duhet tė konsolidohet vullneti politik pėr tė rritur eficensėn, fleksibilitetin dhe transparencėn e mekanizmave tė financimit. Sistemi i centralizuar dhe politizuar i arsimit lė vend pėr abuzime, keqmenaxhim masiv dhe mungesė kontrolli ndaj fondeve qė shpenzohen nė kėtė fushė. Pėr tė dhėnė njė shembull shumė tė rėndėsishėm, shkollave, edhe pse njohin shumė mė nga afėr problemet qė hasin pėrditė, u mungon autonomia dhe fleksibiliteti pėr tė vendosur si do tė alokohen fondet qė marrin nga Ministria e Arsimit dhe bashkia ose komuna pėrkatėse. Ashtu siē ėshtė gjykuar edhe nė Strategjinė Kombėtare tė Arsimit 2004-2015, ka nevojė pėr njė decentralizim dhe autonomi shkollore tė shoqėruar me njė sistem kontrolli pėr investimet qė bėhen nė kėtė fushė. Keqmenaxhimi dhe mungesa e transparencės janė dy nga problemet kryesore qė pengojnė krijimin e hartave tė qarta pėr tė evidentuar problemet, paraqitur zgjidhjet dhe zbatuar strategjitė afatgjata pėr zhvillimin e sistemit arsimor. Arsimi qėndron nė themel tė zhvillimit njerėzor, shoqėror dhe ekonomik tė njė vendi si Shqipėria. Politika duhet ta nisė nga ky themel transformimin e saj nė njė forcė me vullnet politik pėr ndryshim.
Elisa Spiropali
Koordinatore e Politikave,
Lėvizja MJAFT
|